Kampioni i Botës Ismail Keta sjell paisje për klinikën stomatologjike të spitalit Bulqizë

830

Halil RAMA

Janë të rrallë sportistët shqiptarë që kanë arritur një sukses të tillë në arenën ndërkombëtare sa ka korrur Ismail Keta, kampion i botës në Tai e Kik Boks. Po jo vetëm kaq. Atë e karakterizon shpirti human, ndaj dhe vitin e Ri 2020 e fillon me një angazhim të lodhshëm por te kanaqur!
Gjate kontaktit me djalin dashamirës të Bulqizës Sami Curri , kampioni Keta kishte mësuar që në spitalin e qytetit minator në zemër të maleve është i punësuar një Dr. Stamatolog, por nuk ka pajisje-klinike.
Për momemtnin solli në kujtesë që kur ishte i vogël i dhimbte dhëmbi shumë, dhe ne mesnatë pranoi t’ia heqë komshiu plak me darnat e kalit (!!)
Ndaj, tashmë që, falë pasionit e talentit është bërë i njohur në gjithë botën, nuk mund të rrinte pa e bërë realitet ofertën e mikut gjerman (Dr Punkel që do të dilte në pension) duke i dhuruar të gjitha pajisjet e klinikës së tij për vendlindjen, Bulqizë.
“Një ditë e lodhshme dhe për mua, Gjetanin dhe Ajetin, por një fillim i gëzuar i 2020-tës, pasi Bulqiza së shpejti do të ketë edhe një Klinikë dentare për shërbime falas (mbi të gjitha për fëmijët. Faleminderit Dr Punkel. Zoti qoftë me Ju dhe familjen tuaj”, shkruan kampioni Keta në një status në faqene tij në facebook, ndërsa uron që për këto pajisje të mos ju dalin probleme me doganat në Shqipëri!!!
Ismail Keta ka lindur në fshatin Koçaj të Bulqizës. Ai është ushtruar vazhdimisht me sport dhe në shtëpinë e tij gjen ende si relikte thasët e rërës, litarët dhe pjesë të vagonëve që shërbenin si shtangë. Në vitin 1997 kalon në Gjermani dhe punon fillimisht në një diskotekë në Vilzburg si “security”. Aty bie në sy të personaliteteve të sportit, që e nxisin të ushtrohet në disiplinën e tai e kik boksit. Fillon vrullshëm stërvitjen dhe shumë shpejt bëhet kampion i Gjermanisë, titull që e mban deri në vitin 2022, kur dëmtohet. Në vitin 2001 doli nënkampion bote në këtë disiplinë dhe ky ishte një sukses i madh për të. Në ndeshjen kur doli nënkampion bote nuk kishte në pallat të sportit asnjë shqiptar dhe ai paguan një austriak 100 dollarë që të mbante flamurin shqiptar.
Në dhjetor 2012, Ismail Keta ka rifituar titullin kampion bote në Kik dhe Taj boks. Ai ka mundur në Dyseldorf të Gjermanisë, në raundin e 3-të me nokaut, hollandezin Remo Arnst.
Ismail Keta nuk është vetëm një kampion bote, por edhe një njeri shpirtmadh, me ndjesi të larta humane. Nuk janë të paktë shqiptarët që kanë gjetur strehë në shtëpinë e Ismailit në Mynih. Madje ai ka ndihmuar në të holla mjaft qytetarë shqiptarë që të vizitohen e mjekohen në spitalet e Gjermanisë, duke qenë një shembull model për të gjithë. Bulqiza, me të cilën Ismaili është fort i lidhur, ndihet krenare që ka një sportist kaq të talentuar të dalë nga gjiri i saj. Një kampion bote është nuk mund t’i përkasë gjithsesi vetëm një zone, por të gjithë shqiptarëve.
Gjermania e vlerëson për vlerat e tij si sportist, por edhe si një përkrahës dhe zhvillimit të sportit, duke i krijuar lehtësira, ndërsa në Shqipëri, vëllezërit Keta, aq të njohur në disiplinën e tai e kik boksit, që të dy sportistë super të talentuar dhe kampionë në kategoritë përkatëse, nuk kanë marrë mbështetjen e duhur e të merituar të strukturave të sportit në vendin tonë.
Kur Gjetan Keta fitoi turneun ndërkombëtar në Tiranë në vitin 2007, shumë institucione të sportit bënë veshin e shurdhët, por pati dhe nga ata që inkurajuan dhe nderuan me pjesëmarrjen e tyre si kryetari i Akademisë së Shkencave Gudar Beqiraj, ish-drejtori i sporteve në MTKRS Mehmet Spahiu apo dhe drejtori i programeve në TVSH, Bajram Hoxha. Vëllezërit Ismail e Gjetan Keta janë një krenari e Bulqizës dhe e sportit shqiptar në përgjithësi.
Mjafton të kujtojmë që pallatet e sportit në Gjermani mbushen plot në ndeshjet ë ata zhvillojnë për të parë famën sportive që kanë arritur dhe, atë që është më kryesorja, dalja e tyre në ring vazhdimisht me flamurin shqiptar, duke i bërë ata ambasadorët de fakto të sportit shqiptar në Gjermani. Ndoshta është momenti që edhe KOKSH-i apo strukturat drejtuese të sportit në MTKRS të ndërgjegjësohen për të respektuar kampionin e botës Ismail Keta, i cili do të jetë brenda pak ditësh në Tiranë, i ftuar në darkën e “Mbrëmja e Kampionëve” që organizohet në këtë fundviti.
Ismail Keta është i martuar dhe ka një djalë. Emri Gjergj (Kastrioti Skënderbeu) i të birit është mjaft domethënës për qëndrimin e kampionit të ri të botës dhe origjinës së tij. Keta është mjaft i ndjeshëm ndaj vendlindjes së tij, Bulqizës dhe në të ardhmen ka në projekt të ndihmojë fëmijët që kanë mbetur jetimë si pasojë e humbjes së prindërve në minierën e Bulqizës. Respekti që gëzon Ismail Keta është shumë i madh dhe ai krenohet me përkatësinë e tij, duke qenë një shembull i familjarit të devotshëm dhe i dashurisë për vendlindjen.