BUKUROSH KOÇI, AMBASADOR I PAQES

174

Bordi i Federatës së Paqes Universale, Shqipëri vlerëson njërin nga sipëmarrësit më të suksesshëm në rang vendi

• Ing.Bukurosh Koçi, të cilit në vitin 1980 i refuzohej e drejta e studimeve të larta për “njolla në biografi” sot është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm. Autori i disa studimeve të kryera për pasurimin dhe parapasurimin e mineraleve të kromit në zonën e Bulqizës, Batrës, Krastës, Tërrnovës, Kukësit, Tropojës, Hasit etj, si dhe bashkpunëtor në kryerjen e disa studimeve nga Instituti i Studimeve të Teknologjisë së Mineraleve, Tiranë

Në këto kohë të ringjalljes së konflikteve ndëretnike dhe të thellimit të krizës globale, të promovosh paqen universale është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet njerëzimit. Këtë shërbim po e bën më së miri Federata e Paqes Universale – Shqipëri, e cila në harkun kohor të dy dekadave (nga viti 2005 kur ka nisur aktivitetin në Shqipëri dhe Kosovë) u ka dhënë titullin “Ambasador për Paqe” 6000 personaliteteve të nderuara të botës akademike, artit, kulturës e letrave, të sportit e sipërmarrjes në dy shtetet shqiptare.
Më së miri e ka kryer këtë mision Këshilli i Paqes Tiranë që drejtohet me përkushtim të rrallë e profesionalizëm të spikatur nga kreu i këtij Këshilli, ikona e gazetarisë sportive dhe e dokumentarit televiziv, Defrim Methasani. Në një nga eventet e këtij Këshilli, nën logon “KATOLINA E PAQES”, në vigjilje të festave të fundvitit: Krishtlindjeve dhe Vitit të ri 2024, mes dhjetra personalteteve nga Shqipëria e Kosova, titulli “Ambasador i Paqes” ju dha edhe Bukurosh Koçit, ndër sipëmarrësit më të suksesshëm në rang vendi.
E kush më mirë se Ai, e meriton këtë titull?!. Ndaj dhe qindra pjesëmarrësit në sallën moderne të Federatës së Paqes Universale në Tiranë, Ai do t’i magjepste me fjalët e ngrohta, me sytë shkëlqimtarë, me mençuri të rrallë, vizionar si askush, si misionar i vërtetë i mishërimit të paqes në çdo qelizë të tij. Sepse Bukurosh Koçi prej katër dekadash është bërë shembull frymëzimi për mijëra minatorët e nëntokës së Bulqizës. Ndaj dhe këtë titull ua dedikon pikërisht atyre heronjve të nxjerrjes së mineralit të çmuar të kromit nga miniera e Bulqizës, që nga thellësitë e nëntokës çdo ditë frymëzojnë si simbol i solidaritetit dhe paqes mes tyre.
Këshilli i Paqes për Tiranën ka bërë përzgjedhjen më të mirë, duke i dhënë titullin “Ambasador i Paqes” Bukurosh Koçit, këtij inxhinieri të talentuar me një CV mjaftë impresioniese.
Z. Bukurosh Koçi – ka përfunduar studimet në Fakultetin Gjeologji Miniera në Universitetin e Tiranës në vitin 1985. Për 3 vite punoi si Inxhinier Pasurimi në Fabrikën e Pasurimit të Kromit në Bulqizë. Në vitet 1988 – 1992 punon si Kryeinxhinier pranë fabrikës dhe në 1992 nis biznesin e tij privat. Në vitet 1996-1998 shërben si Zv. Drejtor i Minierës së Kromit në Bulqizë dhe prej vitit 2001 është Administrator i Përgjithshëm i Shoqërisë “Fabrika Pasurimit të Kromit” Bulqizë. Njeri humanist që ka ndihmuar shumë njerëz në nevojë.
Ing.Bukurosh Koçi, të cilit në vitin 1980 i refuzohej e drejta e studimeve të larta për “njolla në biografi” sot është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm. Autori i disa studimeve të kryera për pasurimin dhe parapasurimin e mineraleve të kromit në zonën e Bulqizës, Batrës, Krastës, Tërrnovës, Kukësit, Tropojës, Hasit etj, si dhe bashkpunëtor në kryerjen e disa studimeve nga Instituti i Studimeve të Teknologjisë së Mineraleve, Tiranë; po ashtu autor dhe bashkautor i ndërtimit të disa Fabrikave e impianteve për pasurimin e mineralit të kromeve të varfëra, si dhe i disa rikonstruksione Fabrikash Pasurimi, ka ngritur e konsoliduar një Shoqëri nga e cila janë përpunuar dhe vazhdojnë të ripërpunohen mbi 2.5 milion ton sterile dambe, duke prodhuar koncentrat kromi për eksport. Sot në këtë shoqëri që po mbush afro 24 vjet, punojnë rreth 100 punonjës të profesioneve inxhinierë miniere e gjeologjie, teknologë, mekanikë, elektrike, manovratorë e shoferë. Ai shprehet për përfshirjen më të gjerë të shoqërisë, jo vetëm në përpunim por dhe prodhim të lëndës së parë, qoftë dhe për kromite të varfëra, duke vërejtur se sasia e sterileve që mund të riciklohet po shkon drejt përfundimit, ndaj orientimit të ri të shoqërisë dhe drejt objekteve të reja të shfrytëzimit të kromit apo dhe kërkim-zbulimit të trupave të rinj minerare.
Në Fabrikën e Pasurimit të Kromit Bulqizë, B.Koçi realizoi këtë vit një “revolucion teknologjik”. Pasi ka sjellë dhe implementuar teknologjitë më të përparuara botërore në mjediset e fabrikës, Administratori i saj, Ing. Bukurosh Koçi, realizoi një tjetër investim madhor. Projekti konsiston në instalimin e paneleve diellore, për realizimin e të cilit u investuan 840 mijë euro. Është një investim që do i shërbejë perspektivës, duke ulur në maksimun shpenzimin e energjisë elektrike.

FEDERATËS UNIVERSALE TË PAQES JU SHTUAN 10 AMBASADORË TË RINJ
Në takimin përmbyllës të fundvitit 2023 të titulluar “Kartolina e Paqes” që zhvilloi Këshilli i Paqes Tiranë, përveç Bukurosh Koçit, me titullin “Ambasador i Paqes” u vlerësuan edhe personaltete të tilla si:
Astrit Hafizi që ka dhënë kontributin e tij ndër breza të shkëlqyer futbollistësh; ai që me fanellën kuqeblu, do të shpallej kampion në vitin 1978 dhe 1983 dhe që njëkohësisht, ka fituar edhe dy Kupa Shqipërie, në vitin 1979 dhe 1981…, që pas Vllaznisë, në vitet 1997 – 1999, ka drejtuar Kombëtaren e Shqipërisë dhe që për kontributin e tij, është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”.
Prof.dr. Shefqet Hoxha – Mjeshtër i Madh, autor i 82 librave me monografi dhe i 556 artikujve kulturorë e shkencorë.
Gazetarja nga Prizreni Alba Alishani – është është nga Prizreni e njohur si prezantuese emisionesh në TV e Prizrenit, moderatore, prezantuese festivalesh dhe kopmeticionesh; gazetare e mirënjohur në Shqipëri në Shqipëri, në TV Klan, ABC Neës, TV A1 Neës, në Ora Neës- Aktualisht eshtë Producente dhe Prezantuese Emisioni pranë A2 Cnn.
Dashnor Bajaziti – që në Kavajë quhet “Ylli që u kthye në legjendë”; ish Zevendësministër iSporteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në vitet 2010-2014; fitues i çmimeve “Mjeshtër Sporti”, “Nderi i Sportit Shqiptar” dhe “Mjeshtër i Madh” nga Presidenti i Republikës.
Bislim Hoti , që pas luftës në Kosovë ishte pjesë e Këshillit tranzitor të Kosovës; që.ka mbajtur postin e deputetit për dy mandate dhe ne fund te mandatit ishte Nënnkryetar i Kuvendit të Kosovës. Qellimi dhe ativiteti i tij politik vazhdoi deri në në shpalljen e Pavarsisë së Kosoves.
Alisa Baraku, këngëtare e mirënjohur nga Tirana, me talent të rrallë, një pedagoge e shkëlqyer e kantos, një bashkëshorte e Frederik Ndocit dhe një nënë shembullore.
Neshat Ndreu, President I Ansamblit Artistik “Kuvendi” i Dardhës; dekoruar nga Presidenti i Republikës “Për Shërbime të Veçanta Civile” si edhe nga bashkia Dibër me titullin “Nderi i Kulturës Dibrane”.
Lindita Qirinxhiu që prej vitit 2011 punon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, fillimisht si Inspektore në drejtorinë e Aplimit Tatimor dhe më pas si Inspektore në Drejtorinë e Menaxhimit dhe Analizës së Riskut. Ka punuar si pedagoge me kohë të pjesëshme pranë Universitetit Marin Barleti dhe që përveç punës zyrtare, është mjaft aktive edhe në veprimtari të ndryshme sociale.
Gazmend Agaj, me një eksperiencë gati 30 vjeçare në fushën e gazetarisë, si gazetar në Radio Tirana në realizimin e programeve artistike dhe kulturore; Kordinator për median në Festivalin e 45 të Këngës në RTSH dhe që prej vitit 2020 është gazetar në Radio Ejani, dhe realizues i programit muzikor Bio Folk. Po ashtu, z. Agaj është angazhuar në fushën e zgjedhjeve si ekspert. Në vitin 2017 ka marrë titullin Ekspert Zgjedhor nga organizata ndërkombëtare ENEMO dhe ka qenë Vëzhgues Ndërkombëtar në proçeset zgjedhore në Ukrainë, Kirgizstan, Kazakistan, Gjeorgji, Armeni, Turqi, Kosovë, Poloni, Bullgari, Maqedoni e Veriut. Sot ai merr titullin Ambasador për Paqe.

SHQIPËRIA DHE KOSOVA ME 6000 AMBASADORË PËR PAQE
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Paqes Universale për Shqipërinë, Gani Rroshi, ndërsa ka uruar pesë ambasadorët e rinj, që iu shtuan numrit 6000 të Ambasadorëve për Paqe në Shqipëri dhe Kosovë, të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj., ka bërë të ditur se Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe, bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale dhe se FPU është një OJF me Status të Përgjithshëm pranë Këshillit Social-Ekonomik të OKB-së.
Është vërtetë frymëzues dhe inkurajues numri prej rreth 150.000 Ambasadorë të Paqes që numërohen deri tani në botë. Në Shqipëri, Kosovë e Republika e Maqedonisë së Veriut, ndër 6000 Ambasadorë të Paqes, këtë titull e mbajnë edhe: Presidenti Rexhep Meidani, Presidenti Alfred Moisiu, Presidenti Fatmir Sejdiu, Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeparlamentari Skënder Gjinushi, Kryeparlamentari Namik Dokle, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kryeparlamentari Talat Xhaferi, Kryeministri Vilson Ahmeti, Kryeministri Pandeli Majko, Kryeministri Bajram Kosumi, Kryeministri Ramush Haradinaj, si dhe Kryeministri Albin Kurti; prof. dr. Selami Xhepa, prof. asoc. Ali Tonuzi, prof. dr. Alma Cani, etj., si dhe artistët e popullit Margarita Xhepa, Tinka Kurti e Reshat Arbana, “Mjeshtër i Madh” dhe “Qytetari Nderi” i Qarkut Dibër Muharrem Gjoka, njëherësh President i Ansamblit Artistik Artistik “Hazis Ndreu” – “Nderi i Kombit”, që ka fituar disa çmime të para e trofe në festivale kombëtare e ndërkombëtare, si në Turqi, Ulqin, Strugë e Prishtinë, si dhe dhjetëra personalitete të letrave e publicistikës.
Duke konfirmuar mbështetjen dhe promovimin e punës së Kombeve të Bashkuara, si dhe arritjen e Objektivave të Mijëvjeçarit për Zhvillim, z. Rroshi bëri të ditur se “Titulli Ambasador për Paqe u jepet atyre individëve, jeta e të cilëve mishëron parimin e të jetuarit për hir të të tjerëve dhe që i përkushtohen praktikave që promovojnë vlera morale universale, familjen e fortë e të qëndrueshme, bashkëpunimin ndërfetar dhe ndëretnik, harmoninë ndërkombëtare, rinovimin e Kombeve te Bashkuara, median e përgjegjshme dhe vendosjen e një kulture të paqes. Duke kapërcyer kufijtë raciale, fetare, kombëtare dhe etnike ambasadorët për paqen kontribuojnë në përmbushjen e shpresës së të gjitha kohërave – një bote të bashkuar në paqe ku dimensionet fizike dhe shpirtërore të jetës janë në harmoni”, tha ndër të tjera z. Rroshi.