Bashkia e Bulqizës, bashkëpunim me Ambasadën e Katarit në Shqipëri

129

Kryetarja e Bashkisë Bulqizë Festime Mjeshtri ka mirëpritur ftesën e Ambasadorit të Katarit në Shqipëri, Jabor Ali Hussein Al Haëashela Al Dosari, ku shpreha mirënjohjen tonë për mbështetjen e ofruar ndaj Shqipërisë.
Gjatë këtij takimi u diskutua mundësitë e bashkëpunimit në zbatimin e projekteve zhvillimore në zonën e Bulqizës. Në veçanti, u theksua gadishmëria dhe angazhimi i strukturave vendore për të kontribuar në realizimin e ndërhyrjeve në fushat prioritare si: shëndetësi, mbrojtje sociale, arsim, turizëm etj.
Nisur nga interesi dypalësh dhe dëshira e mirë për të kontribuar në territorin e Bashkisë Bulqizë, u la e hapur mundësinë e një takimi të afërt për të sjellë në tryezë projekte konkrete për financim.