REVOLUCION TEKNOLOGJIK NË FABRIKËN E PASURIMIT TË KROMIT

15

Në Fabrikën e Pasurimit të Kromit Bulqizë, është realizuar një “revolucion teknologjik”. Pasi ka sjellë dhe implementuar teknologjitë më të përparuara botërore në mjediset e fabrikës, Administratori i saj, Ing. Bukurosh Koçi, realizoi një tjetër investim madhor. Projekti i impiantit fotovoltaik me kapacitet 1000 KW/h konsiston në instalimin e paneleve diellore, për realizimin e të cilit u investuan 840 mijë euro. Ky impiant I instalur që në janar 2024  ka ndikuar ne uljen e kostos se konsumit te energjise elektrike duke prodhuar 1 megavat ne vit ose rreth 33% te konsumit vjetor.

Është një investim që do i shërbejë perspektivës, duke ulur në maksimun shpenzimin e energjisë elektrike.

Ing.Bukurosh Koçi, të cilit në vitin 1980 i refuzohej e drejta e studimeve të larta për “njolla në biografi” sot është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në rang vendi. Ai është autor i disa studimeve të kryera për pasurimin dhe parapasurimin e mineraleve të kromit në zonën e Bulqizës, Batrës, Krastës, Tërrnovës, Kukësit, Tropojës, Hasit etj, si dhe bashkpunëtor në kryerjen e disa studimeve nga Instituti i Studimeve të Teknologjisë së Mineraleve, Tiranë

 

Qe ne janar eshte montuar impianti fotovoltaik me kapacitet______ ,