Bashkëpunim ndërinstitucional për menaxhimin e situatave të ndryshme

422

Në mbledhjen e radhës të Këshillit për Sigurinë Publike në Bashkinë Bulqizë u diskutuan disa çështje me rëndësi të lidhura me bashkëpunimin ndërinstitucional për menaxhimin e situatave të ndryshme, duke përfshirë pasojat e reshjeve të shiut dhe borës. U theksua rëndësia e përgatitjes së ekipit lokal dhe përforcimit të kapaciteteve për reagim të shpejtë në raste emergjencash.
Një tjetër pikë diskutimi ishte pastrimi i çdo lagjeje në fund të muajit. U përcaktua një plan veprimi për të siguruar përfshirjen më të madhe të komunitetit në këtë proces dhe për të garantuar një mjedis të pastër dhe të shëndetshëm për të gjithë qytetarët. Gjatë takimit, u trajtuan edhe çështjen e dhunës në familje, ku u fol për masat e mundshme parandaluese, duke përfshirë sensibilizimin e komunitetit, trajnimin e vazhdueshëm të personelit të përfshirë në ndihmë, dhe ofrimin e mbështetjes për viktimat e dhunës nëpërmjet shërbimeve sociale dhe ligjore. Në përfundim të takimit u konkludua për nevojën e rishikimit të planeve të përbashkëta të veprimit për të adresuar çështjet e diskutuara dhe për të përmirësuar sigurinë publike në Bulqizë.