Buxhetimi me pjesmarrje, takimet me grupet e interesit për buxhetin 2024

133

Në vazhdim të zbatimit të Kalendarit të Konsultimeve Publike për buxhetin 2024, Bashkia Bulqizë organizoi disa takime me komunitetet e njësive administrative për të diskutuar prioritetet kryesore të buxhetit të kësaj bashkie.
Në këto takime, morën pjesë përfaqësues të komunitetit, institucioneve arsimore, këshilltarë të Këshillit Bashkiak dhe përfaqësues të sektorit të biznesit. “Diskutuam hollësisht linjat e buxhetit, përfshirë investimet publike, përmirësimin e infrastrukturës rrugore, rritjen e cilësisë në arsim, shërbimin e ujësjellësit, etj.
Procesi i konsultimeve publike është një hap i rëndësishëm për të siguruar që buxheti i vitit 2024 të përmbushë nevojat dhe pritshmëritë e komunitetit. Gjithashtu, ky angazhim i përbashkët synon të sigurojë transparencën dhe përfshirjen e të gjithë palëve në hartimin e buxhetit local” pohon kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri. Në këto takime u parashtruan planet dhe projektet që ka parashikuar, ku pas shumë vitesh Bulqiza do të jetë në fokus të investimeve dhe përmirësimeve.