Skënder Murrja – 40 vjet mësues dhe drejtor shembullor i disa shkollave

213

Karriera e shkëlqyer profesionale dhe intelektuale e mësuesit dhe drejtuesit të talentuar

Skënder e Nadire Murrja, jo vetëm mësues por edhe bashkshortë e prindër shembullorë, e mbyllën karrierën si mësues, për të mbetur në kujtesën e mijëra nxënësve si përçues të dritës së diturisë, modele frymëzimi për komunitetet ku shërbyen, kërkues dhe të ngritur profesionalisht, ekselentë në fushën e mësimdhënies e të edukimit në përgjithësi.

Nga Halil Rama

Në dyzet vjet mësues i lëndës matematikë-fizike dhe drejtor i disa shkollave 8-vjeçare e të mesme, madje dhe drejtor i Drejtorisë Arsimore Bulqzë, Skënder Murrja ka krijuar profilin e një intelektuali me karrierë të shkëlqyer profesionale dhe njerëzore. Gjithkush do të impresionohej nga karriera e tij, nga arritjet inkurajuese në procesin e mësimdhënies e të drejtimit të shkollave me kompetencë e profesionalizëm. Ndaj dhe nuk është e lehtë të shkruash për madhështinë dhe shenjtërinë e këtij mësuesi e drejtuesi shembullor, pasi duhet t’i qasesh një pune sa të rëndësishme, po aq komplekse në karriren e tij 40-vjeçare. Kjo edhe për faktin se sapo ishte diplomuar me rezultate të shkëlqyera nëInstitutin Pedagogjik, dega Matematikë – Fizikë, Shkodër ku studjoi për periudhën Shtator 1966 – Korrik 1968, djaloshit nga Hoteshi i Luznisë të rrethit Dibër, do t’i duhej ta ushtronte profesionin e shumëëndërruar të mësuesit, jo në vendloindjen e tij, por mbi 100 km larg shtëpisë, në shkollën 8-vjeçare Derjan, Mat. Por, ndonëse në këto kushte, ai që në vitin e parë të punës do të dallohej për rritjen e nivelit metodik dhe shkencor të orëve të mësimit në lëndët matematikë dhe fizikë. Dhe jo vetëm kaq. Mësuesi Skënder Murrja, gjatëdy viteve (01.09.1968 – 15.08.1970) që punoi si mësues i matematikës dhe fizikës në shkollën 8-vjeçare Derjan, Mat realizoi me efikasitet punën e diferencuar me grupet e nxënësve në orën e mësimit dhe jashtë saj dhe ndërkohë ishte një veprimtar i dalluar shoqëror në fshat.

MIRËNJOHJA SI SHPREHJA MË E BUKUR E KARAKTERIT TË NJERIUT

Mirënjohja si shprehja më e bukur e karakterit të njeriut, e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij mësuesin Skënder Murrja. Edhe tani në vitet e pensionit ai vlerëson ndërhyrjen imponuese të ish-shefit të Seksionit të Arsimit Dibër, Shemsi Manjani, deri në strukturat përkatëse të Ministrisë së Arsimit për t’i transferuar atë dhe disa dibranë të tjerë, nga rrethi i Matit në atë të Dibrës. Kështu Skënder Murrja, vitin e ri shkollor 1970-1971 do ta fillonte si mësues i lëndës së matematikës në shkollën 8-vjeçare “Nexhat Agolli”, Muhurr, vetëm dy orë larg shtëpisë së tij të lindjes. Këtu ai do të spikaste me talentin e tij të rrallë të mësimdhënies me shpirt krijues. Unë kam patur fatin ta kisha mësues atë vit në klasën e pestë, pikërisht në atë moshë kur fitoheshin shprehitë bazë të kësaj lënde kryesore. Si edhe bashkmoshatarët e mi të asaj kohe, Shefqet Mikli, Shefqet Xhani, Flutura Kurti. Haki Xhani, Liman Berisha,Marie Balliu, Ibrahim Doda, Aqif Mikli, Femi Balla, Shefqet Tanushi, Maliq Lleshi, Basri Zhuzhi (si edhe gjithë brezat e rinj që ai mësoi dhe edukoi ndër vite), ndihemi krenarë për të, sepse në gjithë jetën tonë (si nxënës, studentë, mësues, etj.) nuk kemi njohur një mësimdhënës kaq të talentuar si ai, një intelektual kaq të formuar si ai, një njeri si ai, me një vullnet dhe një sistematikë shembullore në studime dhe lexime librash të ndryshëm, jo vetëm të shkencave ekzakte, por edhe të atyre artistikë.
Vetëm tre muaj pasi kishte filluar punën si mësues në Muhurr, (19.11.1970 – 23.11.1972) do të detyrohej të kryete shërbimin e detyruar ushtarak në Korçë, për t’ u rikthyes po në shkollën shkollën 8-vjeçare “Nexhat Agolli”, me energji të reja e dije bashkohore. Kështu në harkun kohor të tri viteve (04.12.1972 – 29.08.1975) shtoji dhe sistemoi bazën materiale dhe didaktike për lëndët matematikë e fizikë në shkollë dhe ndërkohë u bë shembull për shkollat e rajonit në realizimin e punës së thelluar me nxënësit cilësorë. Në këto vite Skënder Murrja do të ishte shembull i përkryer i bashkëpunimit të ngushtë me prindërit e nxënësve për realizimin e detyrave në shkollë.

KOHA KUR DREJTONTE SHKOLLËN 8-VJEÇARE KATUND I RI, LUZNI

Viti i ri shkollor 1975-1976 do të ishte surprizë për mësuesin Skënder Murrja, pasi për herë të parë që nga mosha e fëmijërisë kthehej në shkollën e vendlindjes. Tashmë më i vlerësuar nga strukturat drejtuese të arsimit në rrethin e Dibrës, do të emërohej drejtor i shkollës 8-vjeçare Katundi i Ri. Falë përvojës si mësues shembullor në Derjan e Muhurr, Skënderi do të ndikonte në krijimin e kushteve të përshtatshme për punën e mesuesve dhe nxënësve në shkollë. Kësisoj, do të rritej niveli i punës kualifikuese në bazë shkolle si dhe të gjitha format e tjera të kualifikimit. Nërolin drejtues, Ai do të ndihmonte dhe kontrollonte njëherazi me nivel të gjithë punën e mësuesve, veçanërisht në orët e mësimit. Këtu Skënder Murrja qe kuadër mjaftë serioz, por njëherësh edhe shumë i dashur dhe me një humor gjithmonë të shëndetshëm. Ishte i veçantë, energjik, në sjellje e qëndrime dhe këto dotë ndikonin në arritjen e rezultateve të mira, si në procesin mësimor-edukativ dhe në krijimin e një klime bashkëpunimi efektiv me prindërit e strukturat vendore të pushtetit të asaj kohe.
Megjithë kushtet e vështira ekonomike, pasojë e sistemit të ekonomisë së përqëndruar në ish-kooperativën bujqësore, kolektivi mësues-nxënës i kësaj shkolle do të ndikonte dukshëm në elementë të tillë, si në përmirësimin e kulturës së jetesës dhe emancipimin tërësor të shoqërisë së asaj kohe. Dhe jo vetëm si mësues e drejtor shkolle, por Skënder Murrja do të shquhej edhe si nga veprimtarët më të mire shoqëror. Gjatë atyre vite ai kreu më së miri detyrën e Sekretarit të Komitetit të Rinisë të Luznisë si dhe të anëtarit të Plenumit të Rinisë të rrethit Dibër.

MËSUES NË FUSHË ÇIDHËN DHE DREJTOR NË LUNARË, SELISHTË

Ndonëse vlerësohej për potencialin intelektual dhe si mësues e drejtues kompetent, edhe Skënder Murrja do të provonte dhe përballonte me dinjitet luftën e bërrylave dhe koniukturat e injorantëve që drejtonin organizatat bazë të Partisë e strukturat e pushtetit. Ish-drejtori i Shkollës 8-vjeçare Katund i Ri, pikërisht kur e kishte bërë këtë shkollë shembull të përvojës së përparuar në gjithë rrethin e Dibrës, do të transferohejmësues në shkollën e mesme të bashkuar Fushë-Çidhën. Por edhe këtu, në harkun kohor të katër viteve (17.08.1977 – 21.08.1981) Ai do të ishte ndër më të mirët e kolektivit pedagogjik të kësaj shkolle, ku për herë të parë, falë shembullit të tij konkret do të realizohej me sukses konkursi mësimor në lëndët matematikë e fizikë për rritjen e qëndrueshmërisë së njohurive të nxënësve, ndëkohë do të aplikoheshin konkluzionet e punëve me shkrim dhe roli i tyre për efektivitetin e formimit të nxënësve. Në këtoi vite do të evidentohej kujdesi i shtuar i mësuesit Skënder Murrja në gjithë veprimtarinë e punës me nxënësit e mbrëmjes për një formim sa më të plotë të tyre. Dhe pikërisht, në vlerësim të aplikimit të metodave të avancuara në procesin mësimor si dhe të vizionit të tij për një sistem arsimor bashkohor, Skënder Murrja do të emërohej drejtor i shkollës së mesme bujqësore Lunarë, Selishtë, ku për shtatë vite të drejtimit të saj (22.08.1981 – 30.08.1988)do ta bënte atë shkollë, model në rang kombëtar. Me ideimin e Seksionit të Arsimit, do të vinin në këtë shkollë për të marrë përvojë, mësues e drejtorë të disa shkollave të rrethit përsa i përket ndërtimit të kabineteve mësimorë për cdo lëndë e grup lëndësh, veçanërisht për lëndët bujqësore; përhapjen e eksperiencës së përparuar të lidhjes së teorisë me praktikën në lëndët bujqësore nëpërmjet seminarit me drejtuesit e shkollave të rrethit Dibër; realizimin e treguesëve të planit ekonomiko-financiar të bazës prodhuese të shkollës në kushtet e terrenit dhe të klimës, si dhe për promovimin e vlerave më të mira folklorike të zonës nëpërmjet grupit artistik të shkollës.
Dhe megjithë këto arritje, sërish do të viktimizohej nga lufta e bërrylave dhe koniukturat e kuadrove mediokër vendas, për ta kaluar mësues në shkollën 8-vjeçare Selishtë (31.08.1988 – 20.08.1990), ku edhe këtu, pa u demoralizuar ai dallohet për nivelin e lartë profesional të mësimdhënies.

22 VJET NË BULQIZË-EMRI I MIRË QË LA SKËNDER MURRJA SI MËSUES E DREJTUES NË SEKTORIN E ARSIMIT

Përkushtim dhe vetëm përkushtim, durim dhe vetëm durim, dashuri dhe pasion për profesionin e bukur të mësuesit…Vetëm kësisoj Skënder Murrja eci suksesshëm në këtë mision fisnik edhe gjatë 22 viteve të fundit të karrierës së tij si mësues e drejtor në shkolla të qytetit të Bulqizës. Pasi kishte shërbyer me përkushtim e devotshmëri në disa shkolla të rrethit të Dibrës, pas ’90-tës kur nis edhe ndryshimi i sistemit politik e për rrjedhojë edhe i atij arsimor ne vendin tonë, Skënder Murrja transferohet në shkollat e Bulqizës.
Edhe këtu ai shpalos rrugëtimin shumëvjeçar të punës së tij edukativo-arsimore, përvojën jetësore të mbushtur me mbresa dhe emocione. Kështu, nga viti 1990 deri më 1993, kur shërbeu si mësues dhe zëvendësdrejtor në shkollën 9-vjeçare “Shefqet Tançi” Bulqizë. Ai do t’ju dhuronte nxënësve dhe kolegëve, por edhe prindërve dashuri e ngrohtësi, buzëqeshje e çiltërsi, kënaqësi e drejtësi, mësim e dituri, shkathtësi e lumturi. Me moton: para se të jemi mësues të mirë e të dalluar, duhet të jemi edukatorë të mirë, të luajmë rolin e prindit, psikologut, pedagogut, po pse jo nganjëherë edhe të artistit, Skënder Murrja ia doli të fitojë respektin maksimal të komunitetit. Sepse me punën, përkushtimin e profesionalizmin e spikatur ndikoi në ngritjen e nivelit të mësimdhënies veçanërisht në lëndën e fizikës nëpërmjet shtimit të bazës materiale – didaktike për realizimin e eksperimenteve për çdo orë mësimi. Po ashtu edhe në rrritjen e nivelit të testimit të nxënësve në përputhje me objektivat lëndore dhe përcaktimin e detyrave konkrete në punën me nxënësit. Do të ishte Skënder Murrja që do të fuste në këtë shkollë koncepte më të avancuara nga programet e kolegjeve në punën me nxënësit cilësorë për të përballuar me sukses konkurset në bazë shkolle, rrethi dhe kombëtare.
Me të njejtin përkushtim e profesionalizëm do të shërbente S.Murrja edhe si drejtor në shkollën 9-vjeçare “Xhevdet Doda” Bulqizë (13.09.1999 – 08.06.2003).
Strukturat drejtuese të arsimit në qarkun e Dibrës dhe rrethin e Bulqizës do ta përgjithësonin këtë shkollë si qendër të rëndësishme për shkollat e tjera të rrethit Bulqizë për edukimin e të drejtave dhe lirive themelore të fëmijëve. Po ashtu ato do të evidentonin rolin e drejtorit S.Murrja në rritjen e aktiviteteve mësimore dhe artistike në funksion të edukimit dhe mësimit; për veprimtaritë cilësore kualifikuese për të ngritur nivelin e mësimdhënies në një standard të ri në luftë me praktikat e prapambetura si dhe për standartizimin e bibliotekës së shkollës, rritjen e numrit të librave si bazë e rëndësishme për lexuesit nxënës e mesues, për përmirësimin e punës në shkollë.
Pikërisht mbi bazën e këtyre arritjeve ai do të ngjiste shkallarën e karrierës së tij deri Drejtor i Drejtorisë Arsimore të Rrethit Bulqizë (09.06.2003 – 30.04.2004) dhe Inspektor i Matematikës dhe Fizikës në Zyrën Arsimore Bulqizë (01.05.2004 – 16.09.2004). Në këto funksione drejtuese ai do të dallohej për takime efektive me të gjithë mësuesit në të tetë zonat e rrethit për të tërhequr mendimin e tyre për pyetjen:Çfarë mendoni ju se duhet bërë më mirë në shkollë, arsim dhe mbi këtë bazë në përcaktimin real të objektivave mësimorë e edukativ në shkallë rrethi, për të ngritur përmbajtjen e punës në nivel të ri, për t’ju përgjigjur si duhet kërkesave në rritje në arsim.
Nga strukturat përkatëse drejtuese në qarku e Dibrës e Bashkinë e Bulqizës S.Murrja do të vlerësohej për rritjen e nivelit në formë e përmbajtje, të punës së komisioneve kualifikuese në bazë shkolle e rrethi, për t’ju dhënë zgjidhje problemeve të përmbajtjes së punës me nxënësin. Si ekspert shembullor ai do të ndikonte edhe në ngritjen e nivelit të veprimtarive me nxënësit cilësorë për t’ju pergjigjur me sukses kërkesave në arsimin e mesëm dhe të lartë. Ndërkohë do të realizonte studimin e mirëfilltë të punës me kuadrin për t’ju përgjigjur në kohë e me cilësi kërkesave të punës në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar.

VLERËSIME PUNE PËR MËSUESIN SKËNDER MURRJA

Gjatë karrierës së tij 42 vjeçare si mësues dhe drejtues në disa shkolla e institucione arsimore, Skënder Murrja ka marrë vlerësime maksimale, deri edhe nga Ministria e Arsimit. Kështu, më 16.04.1984 ai është vlerësuar nga Ministrja e Arsimit Tefta Cami me Distinktivin “Mësues i Dalluar”, me motivacionin: “Për përgatitje të mirë ideologjike,shkencore e pedagogjike, për punë të ndërgjegjëshme dhe për arritje të larta në procesin mësimor-edukativ.
Më 01.04.2002. ka marrëCertifikatën: “Shkolla pilot në Edukimin e të Drejtave të njeriut, një eksperiencë e re pune” nga Drejtore ekzekutive e QSHDNJ Kozara Kati dhe Drejtore e IS: Erlehta Mato.
Skënder Murrja është vlerësuar edhe me Certifikatën “Për kontributin e dhënë në lëvizjen sindikale në arsim” (më 26.04.2016.) nga Kryetari i FSASH Xhaferr Dobrushi.
Për 11 vite (2008-2019) ka qenë Kryetar i FSASH (Federata e Sindikatave të Arsimit dhe Shkencës) për bashkinë Bulqizë.