PATRIOTIZMI I DITËS SOT ËSHTË TË KTHEJMË PUSHTETIN NË DORË TË QYTETARËVE

575

• MË 25 PRILL TË MBËSHTESIM NDRYSHIMIN POLITIK PËR TË SJELL SHPRESËN PËR SHQIPTARËT!

• VOTONI PARTINË DEMOKRATIKE DHE EDMOND ISAKUN QË E PËRFAQËSON BULQIZËN DENJËSISHT!

Bashkim Lami

Edmond Isaku u rrit me ne në Bulqizën tonë të dashtur dhe është zgjedhja e duhur për të na përfaqsuar me dinjitet në parlamentin e ri.
Unë e njoh Edmondin që nga fillimet e demokracise për bindjet e tij të djathta dhe mbështetës i PD-së. Vlerësoj tek Edmondi respektin që gëzon në komunitet me qëndrimin e tij, ku bashkë me familjen janë shembull në marrëdhënie me bashkëqytetarët, si dje kur punonte specialist në minierë, ashtu edhe sot, që tashmë është nga biznesmenët e suksesshëm të Bulqizës.
Edmondi është njeri vizionar, i orientuar saktë në ekonominë e tregut, që me kurajo filloi biznesin dhe arriti të krijojë TV Bulqizën dhe Firmën “ISAKU”, i suksesshëm në ngritjen e tij ekonomike, duke zbatuar ligjet me ndershmëri. Që kur ishte në hapat e para, kishte ide të qarta dhe guxim për të ecur në biznes. Ai ka realizuar spektaklin e “Miss Bulqiza” kur kishte shumë pak para, duke e treguar vehten se e don atë vend të zhvilluar si në Europë. Ai e mban vehten ngushtësisht të lidhur me Bulqizën duke dhënë shembull në orientimin e investimeve të tij me ngritjen në qendër të qytetit të kompleksin bashkëkohor mediatik të TV, hotelit e restorantit, ku shërbehet me cilësi të lartë të akomodimit të turistëve duke i dhënë emër Bulqizës në hartën turistike.
Edmond Isaku është biznesmeni i Bulqizës që ka mbështetur prej vitesh financiarisht projekte kulturore, sportive, mediatike e sociale duke u bërë shembull në dashurinë për këtë vend, ku jeton qysh prej rinisë së tij. Edmondi ka aftësi të spikatura për të vlerësuar pozitivisht idetë që ngrenë më lart emrin e Bulqizës. Ai ka mbështetur botimin e “Gazetës Bulqiza” në bashkëpunim me kryesinë e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” dhe hapjen e faqeve në internet www.gazetabulqiza.al dhe ëëë. tvbulqiza.al, duke bërë të mundur për çdo emigrant, që të njihen me zhvillimet në vendlindjen. Ai është me vizion perëndimor për zhvillimin e Bulqizës dhe bashkëpunues në zbatim të ideve progresiste. Përvoja që ka sot Edmondi dhe arritjet e tij janë faktor i rëndësishëm që ai ta përfaqësojë Bulqizën në parlamentin shqiptar me synime për të ngjallur shpresën tek shqiptarët që ky vend bëhet, në qoftë se luftohen krimi e korrupsioni. Ai është njeriu i duhur që bashkë me kandidatët e PD-së për deputetë që e njohin këtë komunitet për të gjitha problemet shqetësuese që ka Bulqiza e Dibra, duke i bërë ato objekt debati për t’i futur në rrugën e zgjidhjes e të zhvillimit të kësaj zone që është lënë në harresë nga qeverisja e rilindjes.
Edmond Isaku duke iu bashkuar ekipit vizionar e fitues të kryeministrit të ardhshëm të vendit, z.Lulzim Basha që po shpalos programin real për ekonomi të fortë dhe shtetin në dorë të qytetarëve, do ta vendosë të sigurtë Dibrën dhe gjithë Shqipërinë në rrugën e zhvillimit duke u ndarë përfundimisht nga krimi dhe droga. Unë, biri i Bulqizës, Bashkim Lami e kam dashur dhe e dua vendlindjen time dhe jetoj çdo ditë me shqetësimet publike, që vijnë nga andej, edhe pse banoj prej vitesh në Tiranë. Mua nuk më kanë munguar iniciativat për rrugën që duhet zgjedhur, por sot ndjej përgjegjësi për thirrjen që u bëj bashkëqytetarëve të mi, të mbështesin në rrugën e fitores Partinë Demokratike duke votuar në numrin 9, dhe kandidatin Edmond Isaku me numrin 4 në listën e koalicionit opozitar. Kështu do të linde shpresa e re për të ecur përpara drejt zhvillimit e integrimit për Shqipërinë!