BULQIZA KA HISTORINË E SAJ SI PJESË TË LAVDISË SHQIPTARE

307

• Në vijim të skenarit që përmban elementë të një eseje të gjatë letrare, në këtë film jepet Bulqiza ku banorët shkelin mbi nëntokën më të pasur në Europë për kromin që bart. Brenda skenarit është poezia e Martin Cukallës: “Thua Bulqizë, ke thënë krom”. Filmi evidenton kështu përmes pamjesh filmike, episdoesh e intervistash një nga trevat e Dibrës me histori të veçantë. E njohur për luftrat e saj për liri e pavarësi të Shqipërisë. E njohur për thesaret e mineralit të kromit të fshehura në barkun e maleve…Më të larmishëm e bëjnë filmin edhe sinkronet e Ing. Bukurosh Koçit, ing. Gjergj Xekës, specialisteve gjermanë etj, në gojën e të cilëve jepet gjithë dinamika e zhvillimit të minierës së Bulqizës dhe e gjithë kësaj treve lavdiplote..

Për të realizuar sa më artistikisht filmin, regjisori dhe operatorët në një moment janë ngjitur lart, në majë të malit të Duriçit. Që këtu krahina e Bulqizës duket si në pëllëmbë të dorës. Poshtë këtij mali fshihet thesari i nëntokës, minerali i kromit!
Ketu spikat dukshëm kamera e mrekullueshme e Drejtorit te talentuar te figurës Xhemal Reci.
Po. Siç e përshjkruan skenari, Bulqiza ka historinë e saj, si pjesë të lavdisë shqiptare. E kjo histori jepër madhërishëm në këtë film kur paraqitet Ura me tre harqe që është një dëshmi ilirike. Banorët e Bulqizës ruajnë në memorien kolektive epopenë Skënderbejane. Ndaj dhe rrënqetthesh nga ilustrimi me betejat në Vajkal të Bulqizes në vitin 1465, kur Heroi ynë Kombëtar, Skenderbeu përballi fitimtar dy beteja kundër pushtuesve osmanë. Pjesë vitale e filmi është dhe Memoriali “GURËT E SKËNDERBEUT, vepër e skulptorit të ri Edmond Balja. Memorial ky ndanë anës së Fushës së Vajkalit, i realizuar me mbështetjen e disa sipërmarrësve, bij të Bulqizes që në film pasqyrohet nëpërmjet kronikës së asaj dite të inagurimit.
Historia e minierës së kromit në Bulqizë, si një legjendë rrëfehet nga veteranët, kronikanë të gjallë të kësaj historie të jetuar. Si në përralla thuhet se zbulimi i kromit në minierën e Bulqizës u bë rastësisht gjatë kohës së pushtimit italian.
Në fillim të vitit 1948 qeveria shqiptare vendosi të fillojë punimet për nxjerrjen e mineralit të kromit në Bulqizë. Më 18 Shkurt 1948 erdhën tetë puntorë nga Rubiku me në krye Xhavit Hatibin dhe trembëdhjetë puntorë nga zona e Bulqizës. Ajo ishte dita e parë e punës.
Imazhe frymëzuese filmike improvizuese kur në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, në Ahishten e Madhe të malit të Duriçit jepet shpërthimi i parë i minave që thërmonin shkëmbin e gurit me xixa që shënonte dhe fillimin e punës për nxjerrjen e mineralit të çmuar në Bulqizë. Bashkëkohësit tregoinë se gjatë këtij viti u prodhua 10500 ton mineral kromi. Drejtori i parë i minerës ishte Jorgji Traja, kryeinxhinieri i parë i saj ishte Dhori Pano. Ndër vite prodhimi i kromit do zinte hapsira të reja e sektorë të rinj do hapeshin: Batra, Krasta; Thekna, Cerruja, Shkalla, Selishta..
Në kronikat e kohës përmenden emrat e minatoreve e specialistëve të parë, si: Osman Losha, Tosum Spahiu, Myrteza Duriçi, Gjergj Prenga, Sulejman Ruta, Hamit Duriçi, Liman Zogu, Adem Hasa, Gjin Kola e të tjere. Janë këta heronjtë e parë që do të shtronin trasenë ku do të ecnin qindra e mijëra minatorë e specialistë të tjerë nder dekada.
Në film jepen imazhe të një shtegtimi nëpër nëntokë në mbi 100000 km pune minerare. Improvizime të realizuar mjaftë mirë artistikisht në film janë ato të atyre filllimeve të largëta si “pyetje në çdo rrefim historie”, kur minerali nxirrej në sipërfaqe me karroca dore. Specialistët tregojnë se vetëm pas 10 viteve, aty nga 1958-ta u arrit shfrytëzimi i minierës me galeri nënkati. E pastaj me radhë shfrytezimi i pusit 1…2…me tri nivele. Mjaft nga këto momente, si fletë ditari të kohës, na vinë nga kronikat filmike, që dikur shfaqeshin në kinematë dhe autokinematë e shumta që çonin filmin deri në skajet më të largëta të vendit. Dhe s’ka se si në këtë film të mos kujtohen me respekt drejtorët e atyre viteve: Sinan Xhemili, Ferit Alla, Sotir Dodona etj; inxhinieret: Andrea Xega, Niko Lula, Zija Çeliku, Vilson Myftiu etj; minatorët: Kamber Duriçi, Hasan Jashari, Sali Shehu, Zef Bib Lleshi, Pjeter Reci, Kole Arapi, Kadri Suli, Veli Kola, Servet Islami, Lutfi Smeli, Fais Kaci, Islam Spahiu etj.; mekaniket: Encio Xhimitiku, Fahrudin Shehu, Edip Kaloshi, Ilia Kocaqi, Skender Keta, Shefqet Duriçi etj.