FABRIKA E PASURIMIT TË KROMIT, GJENERUESE E PRODHIMIT

210

• Ing.Bukurosh Koçi, të cilit në vitin 1980 i refuzohej e drejta e studimeve të larta për “njolla në biografi” sot është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm. Autori i disa studimeve të kryera për pasurimin dhe parapasurimin e mineraleve të kromit në zonën e Bulqizës, Batrës, Krastës, Tërrnovës, Kukësit, Tropojës, Hasit etj, si dhe bashkpunëtor në kryerjen e disa studimeve nga Instituti i Studimeve të Teknologjisë së Mineraleve, Tiranë; po ashtu autor dhe bashkautor i ndërtimit të disa Fabrikave e impianteve për pasurimin e mineralit të kromeve të varfëra, si dhe i disa rikonstruksione Fabrikash Pasurimi, ka ngritur e konsoliduar një Shoqëri nga e cila janë përpunuar dhe vazhdojnë të ripërpunohen mbi 2.5 milion ton sterile dambe, duke prodhuar koncentrat kromi për eksport

Intervista me Bukurosh Koçin lidhur me ringjalljen e Fabrikës së Pasurimit të kromit, investimet e kryera, teknologjitë e avancuara që aplikohen, si dhe materialin që vetë fabrika prodhon zë vend të veçantë në filmin “…E nderit është nëntoka e Bulqizës…” të Ylli Pepos, Martin Cukallës e Suzana Zyrakës. Bukuroshi argumenton se nëse sasia e përgjithshme e mineralit të prodhuar në 75 vite i ka kapërcyer 15 milionë ton, (duke konsideruar vlerën e mineralit, me një çmim mesatar në vite prej 200 dollarë toni, rezulton një vlerë prej rreth 3 000 000 000 (3 miliard) dollarë, këtu një rol dominant ka patur dhe ka Fabrika e pasurimit si gjeneruese kryesore e prodhimit.
Por Ing.B.Koçi pohon se rënia e shpejtë e nivelit të prodhimti që filloi në vitin 1988, u thellua me ndrrimin e sitemeve. “Nuk po shtoheshin më rezervat e mineralit të kromit, puntorët po iknin në emigracion, nivele të rinj prodhimi nuk po hapeshin. Zgjidhja u mendua tek dhënia me koncesion në investitorë të huaj, por prodhimi sërish nuk u ngrit, përkunder ra më poshtë. Pa punë mbeti edhe Fabrika e Bulqizës, e ndërtuar për pasurimin e kromeve të varfëra. Fabrika e pasurimit të kromit e Bulqizës, e para e këtij lloji në vendin tonë, është vënë në punë në vitin 1973. Ajo përpunonte në koncentrate kromi pluhurat e mineralit të pasur dhe kromitet e varfëra. Dhe ja: I mbeti vetëm emri! Mall pa zot siç thuhet në këto raste. Gati një skelet -fabrike nga grabitjet e hekurit e makinerive”,-shprehet Ing.B.Koçi në intervistën për këtë film.
Në shtator të vitit 2001 inxhinieri bulqizak Bukurosh Koçi u tregua iniciator, i guximshëm, vizionar dhe shpresëmirë. Në kuadër të privatizimit plotësoi dokumentacionin e duhur, bindës për perspektivën dhe e privatizoi këtë objekt që i dhimbte në zemër tek e shikonte karakatinë. Se inxhinier Bukuroshi është rritur në mjedis familjar, ku miniera ishte jeta, kryebiseda e prindërve dhe të afërmve. Disa vite kishte punuar në këtë miniere, kështuqë përvoja e punës e ndihmoi për ta ringjallur shpejt fabrikën. Brenda vitit e vuri në funksionim.
Punësoi mbi 80 punëtorë. Prodhimi u rrit. Nisi dërgimi i mineralit të përpunuar për eksport. Ringjallja e fabrikës zbuti varfërinë, mundësoi një mirëqënie normale në mbi 80 familje të zonës. Kështu inxhnier Bukurosh Koçi, i aftë, me vizion për perspektivat e fabrikës është sot ndër më të suksesshmit në zonën e Bulqizës dhe madje edhe në rang kombëtar.
Në intervistën për filmin “…E nderit është nëntoka e Bulqizës…” ai flet për ringjalljen e fabrikës së pasurimit të kromit, investimet e kryera, teknologjitë e avancuara që aplikohen, si dhe materialin që vetë fabrika prodhon.
T’ia nisesh nga e para. Por duhet të dish kur është momenti për t’ia nisur e çka është më me rëndësi të mos ndalesh nga vështirësitë. Ky është stili i punës, i metabolizuar në shpirtin kërkues dhe novator të inxhinier Bukurosh Koçit. Në bashkëpunim me një kompani tjetër, fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë iu bashkëngjit e privatizuar një ish fabrikë e vjetër e pasurimit të kromit në Gjakovë. E lënë në mëshirë të fatit. Me afro 1.5 milion Euro investime kjo fabrikë u riaktivizua. Në të përpunohen minerale të zonës kufitare, kryesisht të Hasit dhe Tropojës. Paisjet janë të standarteve bashkohore, suedeze dhe kineze. Investimet vazhdojnë në këtë fabrike. Staf e punonjës të kualifikuar. Paga të kenaqshme. Uke Koçi, inxhinier prodhimi në këtë fabrikë dhe punëtorë kosovarë që punojnë aty pohojnë në këtë film se investimet në sektorin e minierave po rriten si rruga e vetme që sheh biznesi privat për shtimin e prodhimit edhe pse shteti ende nuk po e gjen veten në zbulimin e rezervave të mineraleve që i shërbejnë fuqizimit të kësaj dege të rëndësishme të ekonomisë.
Një moment tjetër emocionues në këtë fil është industria e kromit në Kukës, pothuajse e shuar prej vitesh, e shfrytëzuar në mënyrë të jashtligjshme dhe e degraduar nga makuteria, por që nga viti 2014 u gjallërua. Sërish sipërmarresi, inxhinier Bukurosh Koçi, në bashkëpunim me investitorë seriozë të huaj i kthyen sytë nga kjo minierë. Është një investim shqiptaro-austriako-suedez. Në fabrikë është instaluar teknologjia më moderne, e cila perdor një metodë nga më të sukseshmet, që ka përparësi mbrojtjen e mjedisit. I gjithë uji i fabrikës shkon në qark të shkurtër. Nuk përdoret asnjë lloj kimikati dhe nuk ka rrjedhje.
“Nisi shfrytëzimi me kriter, me teknologji bashkohore për daljen në sipërfaqe të materialeve të fjetura. Miniera e kromit në Kalimash, sipas studimeve të kryera, ka rezerva industriale prej afro 1,23 milion ton krom!!! Investimet e kryera rezultojnë që kapaciteti përpunues i fabrikës është afro 40000 ton në vit mineral i pasuruar dhe koncentrat kromi. Në këtë fabrikë, ku faza e parë e investimit kap vlerën prej 3,5 milionë euro, janë punësuar deri tani mbi 150 punonjës”,-pohon Ing.Bukurosh Koçi