NË FABRIKËN E E PASURIMIT TË KROMIT PUNOHET DHE MENDOHET GJITHNJË PËR PERSPEKTIVËN

217

Në fabrikën e pasurimit të kromit në Bulqizë punohet dhe mendohet gjithnjë për perspektivën, përsosjen e standarteve. Investime të herëpasherëshme në reparte e paisje. Në filmin “…E nderit është nëntoka e Bulqizës…” jepen çaste pune në laboratorë bashkëkohor fiziko-kimik, që përpunojnë gjithë monstrat e lëndëve të para që futen në këte fabrikë (lëndët e para që futen në këtë fabrikë, por dhe monstrat e prodhimit përfundimtar të saj, koncentratit të kromit). Çdo ditë, kamionë me “ARIN GRI” shkojnë drejt Portit të Durrësit. Vende të ndryshme të Europës e më gjerë vlerësojnë kromin e Bulqizës. Pasuri shqiptare që ndërkohe i sjell buxhetit të shtetit të ardhura të konsiderueshme.
Ing.Bukurosh Koçi, të cilit në vitin 1980 i refuzohej e drejta e studimeve të larta për “njolla në biografi” sot është ndër sipërmarrësit më të suksesshëm. Autori i disa studimeve të kryera për pasurimin dhe parapasurimin e mineraleve të kromit në zonën e Bulqizës, Batrës, Krastës, Tërrnovës, Kukësit, Tropojës, Hasit etj, si dhe bashkpunëtor në kryerjen e disa studimeve nga Instituti i Studimeve të Teknologjisë së Mineraleve, Tiranë; po ashtu autor dhe bashkautor i ndërtimit të disa Fabrikave e impianteve për pasurimin e mineralit të kromeve të varfëra, si dhe i disa rikonstruksione Fabrikash Pasurimi, ka ngritur e konsoliduar një Shoqëri nga e cila janë përpunuar dhe vazhdojnë të ripërpunohen mbi 2.5 milion ton sterile dambe, duke prodhuar koncentrat kromi për eksport. Sot në këtë shoqëri që po mbush afro 23 vjet, punojnë rreth 100 punonjës të profesioneve teknologë, mekanikë, elektrike, manovratorë e shoferë. Ai shprehet për përfshirjen më të gjerë të shoqërisë, jo vetëm në përpunim por dhe prodhim të lëndës së parë, qoftë dhe për kromite të varfëra, duke vërejtur se sasia e sterileve që mund të riciklohet po shkon drejt përfundimit, ndaj orientimit të ri të shoqërisë dhe drejt objekteve të reja të shfrytëzimit të kromit apo dhe kërkim-zbulimit të trupave të rinj minerare.