BULQIZA ME RESURSE TË SHUMTA TURISTIKE DHE NJERËZ TË FAMSHËM

246

Në filmin e regjisorit Pepo, Bulqiza nuk jepët vetëm si vendburimi kryesor i kromit, por edhe me atraksionet e shumta turistike. Sepse mjaftë njerëz guximtarë dhe me vizion duan te çojnë edhe ne udhën e turizmit, sidomos tani me avantazhet e rrugës së “Arbërit“, kur Bulqiza mund të konsiderohet si një lagje e Tiranës, duke ju afruar miqve dhe të huajve bukuritë natyrore, liqenet malorë të Dhoksit e Durricit, nga më të bukurit e Shqipërisë, pyjet me klimën e tyre të shëndeteshme, pishat përherë të gjelbërta, duke dashur t’ju krijojnë kushte sa më të mira për të kaluar ditë të paharruara.
Me plane dhe vizion ambicioz mbresëlënës prezantohet në film edhe një djalë i guximshëm i Bulqizës, që dëshiron të ngrejë një resort të bukur turistik buzë liqeneve.
Vend meritor ka në këtë film edhe Edmond Isaku, i mirënjohur në Bulqizë, pasi ka hapur hotelin “Bulqiza”, një ndër më luksozët dhe më të rehatshmit në vend.
Këtu është edhe stacioni televiziv “TV Bulqiza”, për të cilin Mondi tregon një kujdes të veçantë. “TV Bulqiza” transmeton programe të bukur njohëse dhe historike për bashkëqytetarët, duke ju rritur dijet dhe dashurinë për vendlindjen e tyre.Njerëz të shquar me famë në të gjithë botën, ka nxjerrë Bulqiza. Të tillë janë vellezërit Keta, këta kampionë botërorë në artet marciale, që realuzuesit e këtij filmi i gjetën në Mynih të Gjermanisë. Ata kanë hapur një shkollë të arteve marciale, ku njerëz të njohur e të rëndësishëm të jetës gjermane, vinë këtu rregullisht. Ata na tregojne:
Vëllezërit kampionë Ismail, Gjetan e Ferit Keta nuk i harrojnë kurrë rrënjët, Bulqizën e dashur me prindërit dhe gjyshin e shtrenjtë
Dhe ja në fund të filmit, përsëri takimi i brezave. Kujtime të njerëzve, që një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre e lidhën me minierën. Këto kujtime, apo librat me kujtime shkruar modestesisht, janë një testament shpirtëror që brezat e minatorëve i lenë njeri- tjetrit.
Kujtime të bukura, kujtime të dhimbshme e nderim për heronjtë që ndër vite dhanë jetën në minierë. Por ajo që dhemb edhe më shumë është kur ndjehen të harruar në indiferencën e kaosit të realitetit shqiptar, të qeverive shqiptare njëra pas tjetrës. Këta minatorë fisnikërisht kërkojnë të drejtën e tyre themelore, hartimin sa më shpejt të Ligjit për “STATUSIN E MINATORIT”. E drejta e tyre gati bërtet!
Indiferenca dhe korrupsioni, sado të mëdha nuk do mundet ta mbytin zërin minator. Ky zë mbetet peng i tyre… Ndaj edhe ky film është dëshmi se minatorët nuk e humbin shpresën. Shpresa, një fjalë që gjendet me ta në mëngjes, ndofta vritet nga shurdhëria gjatë ditës, por fatmirësisht rilind me agimin!. Edhe pse nëntokë, si në çdo gjë, drita e gjen rrugën!…