Alma Selami do drejtojë Këshillin e Qarkut Dibër

362

Konstituohet Këshilli i ri i Qarkut Dibër.
Zgjidhen kryetarja dhe nënkryetari

5 Korrik, 2023 – Është zhvilluar mbledhja e parë e Këshillit të ri të Qarkut Dibër, mbledhje në të cilën është bërë dhe konstituimi i këtij këshilli.
17 këshilltarët që përbëjnë këtë këshill zgjodhën mes tyre dhe drejtuesin e ri për këtë mandat katër vjeçar.
Për kryetar të Këshillit të Qarkut Dibër u propozua emri i anëtares së këtij këshilli, Alma Selami. Pas votimit të fshehtë me 17 vota pro dhe asnjë kundër në krye të këshillit për 4 vitet e ardhshme do të jetë Alma Selami. Pas zgjedhjes në krye të këshillit, Alma Selami vijoi me drejtimin e mbledhjes ku u diskutuan pikat e tjera të rendit të ditës. Anëtarët e këshillit zgjodhën dhe nënkryetarin, Armand Gjinin, ku me të gjitha votat ai mori mandatin 4 vjeçar. Mbeshtetur ne Ligjin nr. 139/2015, date 17.12.2015 ” Per veteqeverisjen vendore” nenet 73; 74; 75 dhe 77 ne raportin e Komisionit te Mandateve, ne procesverbalin e Komisionit te Votimit, Keshilli i Qarkut Diber, ne mbledhjen e dates 05.07.2023. vendosi e Kryesisë së Këshillit të Qarkut Dibër me këtë përbërje : Alma SELAMI – Kryetar; Armand GJINI – Zv / Kryetar dhe anëtarë: Rahim SPAHIU, Agron MALAJ, Valbona KOLA, Festime MJESHTRI dhe Erjon GJESTILA.
Bazuar në Ligjin Nr. 115/2014 “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”, Qarku i Dibrës përbëhet nga katër Bashki, të cilat janë:
Bashkia Dibër e cila përbëhet nga qyteti i Peshkopisë dhe 14 njësi administrative.
Bashkia Mat e cila përbëhet nga qyteti i Burrelit dhe shtatë njësi administrative.
Bashkia Bulqizë e cila përbëhet nga qyteti i Bulqizës dhe shtatë njësi administrative.
Bashkia Klos e cila pëbëhet nga qyteti i Klosit me rrethinat e tij dhe tre njësi administrative.