Vlerat e vërteta janë ato që kujtohen pas një shekulli

753

Nga AGIM DEMIRI

1. Pas çdo pyetje që i bëhet një të dituri thoshte:-”Ah,…ku di gjë unë më?!”…A thua vërtet nuk dinte asgjë? …Ah ,sa mirë dinte shumë gjera…

2. Për punën e mirë ,që është bërë dhe bëhet nuk ka nevojë të flase kush…Ajo flet vetë.

3. Jo çdo punë matet me vlerë paraje!

4. Vlerat e vërteta janë ato që kujtohen pas një shekulli!

5. Burri i mirë e i urtë nuk ngutet në një zënie.Këtë nuk e bën për frikë,por për vlerë burrërie.

6. Gruaja e mirë shikohet se si mban shtëpinë,burrin dhe fëmijën.

7. Do të shohësh vlerat e një katundi? Shikoi se si e ka urën, mullirin dhe rrugën e madhe!

8. Mjerimi më i madh për një skuadër dhe portier është kur ta bën golin lojtari yt!

9. Një lojtar bëhët i njohur edhe kur bën gol në portën e tij!

10. Më mirë të bëj një libër që ta lexojnë njëqind vetë se njëqind libra që nuk i lexon asnjë!

11. Vlera e një(= a disa librave) është kur vidhet ,ose bëhet përpjekje për t’u vjedhur!

12. -Ku punon ?
-Në teatër. Për katër vjet kam bërë rolin e servility. Duke thënë vetëm fjalët:”Mirëmëngjes shef!”…dhe kam shitur biletat. Për këtë u bëra artist .

13. Zanatçi nuk është ai që thotë që di të bëjë çdo gjë dhe rreh gjoksin për të, por ai që di të bëjë një a disa gjera, për të cilën thonë të tjerët për të!

14. Më mirë të bëj një kala si e Shkodrës se të bëj një fjalor!