Oneda Skënderi : “Ndal” atyre që shkelin të drejtat tona dhe Kushtetutën

1194

Në fjalën e saj në podium ajo tha se të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij, është të kalosh kufijtë

 

Studentja ekselente e drejtësisë, nga Bulqiza,
Oneda Skënderi

Presidenti i Republikës Sh.T.Z.Ilir Meta kishte në krahun e tij gjatë protestësmadhështore të 2 marsit, edhe një vajzë simpatike nga Bulqiza.
Ajo quhet Oneda Skënderi dhe është student e drejtësisë.
Oneda u bë e njohur gjatë protestës së studentëve.
Por nga tribuna e këtij manifestimi madhështor, ajo tha se ka dalë të mbrojë vendin si një idealiste.
“Sot jam këtu jo si ndonjë përfaqësuese e ndonjë partie politike, por si një e re idealiste që nuk do ta braktisë vendin për shkak të paaftësisë apo mungesës së vizionit të disa politikanëve.
Të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij është të kalosh kufijtë.
Të lësh vendin pa Gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufijtë.
Të mos lësh funksionimin e tre sistemeve është të kalosh kufijtë, të intimidosh mediat, të mos ofrosh shpresë për familjet shqiptare, të rinjtë shqiptarë është të kalosh kufijtë.
Ndaj jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet dhe do dëgjohet medoemos”, u shpreh ajo.
Studentja e drejtësisë, nga Bulqiza, Oneda Skënderi tha se ishte në manifestimin madhshtor të Datës 2 Mars në kryeqytet për t’u thënë ndal atyre që shkelin Kushtetutën dhe të drejtat e qytetarëve. Në fjalën e saj në podium ajo tha se të mos respektosh parimet e shtetit të së drejtës dhe funksionimin e tij, është të kalosh kufijtë.
“Jam studente e Fakultetit të Drejtësisë, jam këtu në emër të të rinjve që ëndërrojnë të ndërtojnë jetën e tyre mnë Shqipëri. Në tetor të 2018-tës ne u ngritëm në protestë për një Shqipëri më të mirë, dhe u mashtruam me demogagji dhe premtime boshe.
Sot jam këtu jo se i përkas një partie politike, por si një e re që e do vendin e saj.
Faik Konica do të shkruante se disa broçkulla edhe u falen politikanëve, por nuk mund të kalosh kufinjtë. Të lësh vendin pa gjykatë Kushtetuese është të kalosh kufinjtë, të lësh të rinjtë oa shpresë është të kalosh kufinjtë, ndaj duhet tiu themi ndal atyre që shkelin Kushtetutën, jam këtu që zëri i sovranit të dëgjohet me doemos.
Të gjithë studentët e drejtësisë njihet me hirearkinë e normave dhe Kushtetuta e Shqipërisë është mbi të gjitha dhe është e paprekshme. Mjaft më me pasiguri, ësghtë e drejta e këtij sovrani që të kërkojë barazi përpara ligjit, zoti e bekoftë Shqipërinë, dje iu ktheftë shpresën shqiptarëve, se PO, Shqipëria një ditë do të bëhet”,u shpreh studentja e drejtësisë.
Studentja që u shfaq krah Presidentit Ilir Meta gjatë manifestimit të 2 marsit është e bija e gjyqtarit të Vladimir Skënderi, ish kuader në minierën e kromit Bulqizë, me origjinë nga Gjorica. 21-vjeçarja ka marrë pjesë edhe në protestën e studentëve. E ftuar vetëm një ditë pas protestës së 2 marsit në mbrojtje të Kushtetutës në emisionin “Ftesë në 5”, (Tv.Top Chanal) Oneda u shpreh se në manifestim mori pjesë si idealiste për të mbrojtur kushtetutën.
Oneda bëri të ditur për publikun në “Ftesë në Pesë” se nuk është pjesë e një partie politike dhe nuk mendon të jetë. Fjalimi ishte thjesht një detyrim, të cilin ajo e ndjeu ta bënte si pjesë e të rinjve që e duan Shqipërinë dhe kanë vendosur të jetojnë këtu. “Nuk ka asgjë të keqe të anëtarësohesh në parti politike, por këtu nuk kanë emër shumë të mirë dhe personalisht mendoj se nuk do të përfshihem ndonjëherë. Thjesht do të ndjek gjithmonë të gjitha protestat dhe mitingjet që në thelb kanë diçka të drejtë, pavarësisht se nga kush organizohen. Rëndësi ka kauza. Shoqëritë demokratike të shëndetshme janë ato që kanë përplasje idesh, kanë debate,” u shpreh Skënderi. Studentja e Fakultetit të Drejtësisë, Oneda Skënderi, është një ndër studentet më të dalluara në këtë faktultet. Ambicia e saj është të vazhdojë studimet master në Londër dhe më pas të gjitha nivelet e shkollimit për drejtësi.
Përveç inteligjencës, Oneda është edhe një vajzë mjaft bukuroshe.
Ajo ka qenë mjaft aktive edhe në protestën e studentëve në dhjetorin e 2018.