Sitali i Bulqizës, masa për coronavirusin

850

Ndonëse për momentin në qytetin e Bulqizës nuk ndodhet asnjë shtetas kinez i cili ka punuar në minierën e Bulqizës, drejtuesit e spitalit të këtij qyteti kanë marrë masat e nevojshme për mundësinë e shfaqjes së coronavirusit. Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Hazis Jella tha se stafi ka marrë të gjitha udhëzimet e nevojshme për të specifikuar situatat e mundshme të shfaqjes së coronavirusit. Sipas Jellës për momentin në minierën e Bulqizës nuk ndodhet asnjë nga inxhinierët kinezë që kanë punuar për ndërtimin e pusit 21, por besohet që ata vijnë herë pas here për inspektim të minierës.
Për momentin në spitalin i Bulqizës po paraqiten vetëm persona me virozën e zakonshme stinore të cilët janë trajtuar sipas nevojës së tyre.

Coronavirusi që ka shpërthyer në qytetin kinez Ëuhan, është zgjeruar në disa shtete tjera

Personat e parë të infektuar me virus janë lokalizuar në një treg të peshqve në Wuhan, që ndërkohë është mbyllur shkruan Deutsche Welle. Infektimi i personit të parë ka gjasa të ketë ndodhur nga zoonoza, që do të thotë se ka pasur kontakt direkt mes kafshës dhe njeriut.
Zonozat mund të barten përmes ushqimit, për shembull duke konsumuar mish të kafshëve të ndryshme. Nëse ato ushqime nuk ruhen në temperaturat e përshkruara nga ekspertët dhe nëse janë përgatitur për konsum në kushte jo adekuate, produkte të tilla mund të jenë burim i infektimit.

Çfarë janë coronavirusët?

Coronavirusët janë bërë të njohur gjatë viteve të 60-ta. Emri ka prejardhjen nga strukturat e proteinave të mbështjellësit të virusit. Këta virusë nuk janë diçka e pazakontë. Shpesh personat e infektuar kanë simptoma të ngjashme me atë të një gripi: kollitje, temperaturë dhe molisje, e shpesh edhe probleme me bark dhe diarre. Megjithatë, këta virusë mbijetojnë sepse kanë fuqi të jashtëzakonshme, shkruan Deutsche Welle.

Coronavirusi, Organizata Botërore e Shëndetësisë shpall emergjencën globale

Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli coronavirusin e ri emergjencë shëndetësore globale teksa numri i të prekurve nga kjo sëmundje u rrit frikshëm në 7834, shumica dërrmuese e tyre në Kinë, ndërsa 172 persona deklarohen të vdekur.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, drejtori i përgjithshëm i OBSH, Tedros Adhanom vlerësoi autoritetet kineze për reagimin e tyre të shpejtë ndaj shpërthimit të epidemisë, duke theksuar se sëmundja do të ishte përhapur shumë më shpejt dhe gjerësisht nëse nuk do të ishte vënë nën kontroll në kohën e duhur.
“Do të kishim pasur shumë më tepër raste jashtë Kinës deri tani – dhe ndoshta vdekje – nëse nuk do të ishin për përpjekjet e qeverive”, – tha ai.
“Në shumë mënyra Kina po vendos një standard të ri për përgjigjen ndaj shpërthimit të një pandemia – kjo nuk është një ekzagjerim”, shtoi z. Adhanom.
Virusi i ri që tani quhet “2019-nCoV”, është përhapur fillimisht në Wuhan. Ka dyshime se përhapja e coronavirusit ka nisur nga higjiena e munguar në marketet ku shiten kafshë të gjalla si dhe në dyqane ku tregtohet peshk.
Sipas autoriteteve kineze nga 31 dhjetori deri më 22 janar, janë shfaqur të paktën 600 raste me coronavirus, ku 100 prej tyre janë dërguar për trajtim në spital. Sipas disa shkencëtarëve, origjina e virusit është nga gjarpri.
Bëhet fjalë për dy gjarpërinj që janë të zakonshëm në pjesën juglindore të Kinës aty ku u përhap virusi. Por, një studim i tillë është kritikuar nga ekspertët duke thënë se nuk është e qartë nëse coronaviruset prekin gjarpërinjtë.

 

Këshillat e OBSH-së

Më herët, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka publikuar një listë me rekomandime të thjeshta, të cilat sipas saj, pakësojnë ekspozimin dhe transmetimin e coronavirusit të përhapur në Kinë. Në rekomandimin e saj OBSH-ja sugjeron këto masa paraprake:

1) Evitoni kontaktin me këdo që shfaq simptoma të sëmundjeve respiratore

2) Gatuani mirë ushqimin përpara se ta konsumoni

3) Lani shpesh herë duart

4) Mbuloni gojën dhe hundën kur kolliteni ose kur teshtini

5) Përdorni maska kirurgjikale

 

Dogana e Bllatës, asnjë masë për koronavirusin

Masat e marra për koronavirusin siduket nuk kanë përfshirë gjithë sistemin doganor të vendit tonë. Vetëm në pikat e mëdha hyrëse është vendosur personel shëndetësor për të kontrolluar të gjithë ata që hyjnë në vendin tonë. Në doganën e Bllatës në Dibër, vetëm policët doganor mbajnë maska mbrojtëse ndaj virusit të rrezikshëm, ndërsa mungon personeli shëndetësor për të kontrolluar ata që hyjnë në vendin tonë nëpërmjet kësaj pike doganore. Edhe vetë ata që përdorin këtë pikë doganore për të hyyrë në Shqipëri e pranojnë se nuk janë kontrolluar dhe se nuk kanë parë personel shëndetësor aty. Kjo pikë doganore përdoret nga fqinjët e Maqedonisë së Veriut, por edhe nga Bullgaria e një pjesë e Greqisë për të hyrë në vendin tonë.