Protestë kundër HEC-it në Zallin e Melthit

977

Dhjetra banorë të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i madh në Bashikinë e Matit, kanë vijuar protestat e tyre kundër ndërtimit të një HEC-i në zallin e Melthit. Banorët u mblodhën në kantierin e ndërtimit të firmës që po ndërton këtë HEC duke i kërkuar asaj të ndërpresë punimet. Dhjetra banorë të ardhur edhe nga Tirana, u shprehën të vendosur për të mos lejuar rrëmbimin e ujit të tyre, për ta futur në tubacione. Me pankarta në duar ku kishin shkruar “Jo HEC por Turizëm”, “Nuk e japim lumin tonë” etj, banorët u zotuan që do ta mbrojnë ujin me çdo çmim Në mbështetje të banorëve ishte edhe ambjentalisti Sazan Guri. Ai u shpreh se siç dëmtohet Parku Kombëtarë i Zall-Gjoçajve, po ndodh në shumë zona të tilla në të gjithë vendin. Guri iu bëri thirrje instancave shtetërore që të reagojnë dhe të pezullojnë lejen e dhënë për ndërtimin e këtij HEC-i. Më pas protesta e banorëve u zhvendos pranë burimit ku dhe aty banorët shprehën kundërshtimin e tyre. E gjithë protesta e banorëve të fshatrave Gjoçaj, Zall-Gjoçaj, Dukagjin dhe Lam i madh u monitorua nga policia e shtetit.

Banorët e Gjoricës, prej 30 vjetësh pa ujë

Prej vitesh banorët e fshatit Gjoricë në Bashkinë e Bulqizës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se furnizohen nga fshatra të tjerë pasi edhe uji i puseve nuk përdoret për konsum. Këtu jemi në fshatin Gjoricë, pjesë e bashkisë së Bulziqës. Banorët prej vitesh kanë vetëm një kërkesë. Të furnizohen me ujë të pijshëm që mungon prej 30 vitesh. Mbijetojnë me burime alternative. Ujin e puseve e përdorin për vaditje, pasi ndotet nga ujërat e zeza që janë të padisiplinuara. Banorët tregojnë se projekti që nisi për ndërtimin e ujësjellësit ka ngecur dhe nuk dinë të shpjegojnë as arsyen. Për mungesën e ujit të pijshëm kanë organizuar disa protesta por problem i tyre nuk mori kurrë zgjidhje