PASARDHËSIT TË VETERANIT TË LANÇ AJAZ RIZA DALTI I JEPET TITULLI “QYTETAR NDERI” I BASHKISË KLOS-MAT NË JUBILEUN E 80-VJETORIT TË LINDJES SË TIJ

1224

Po të hedhim një vështrim në 80- vjetorin e jetës së Ajaz Riza Daltit do të bëjë përshtypje kohezioni dhe qëndrueshmëria etiko-morale e këtij personaliteti, në të gjitha vitet e punës dhe përkushtimit, si qytetar e intelektual në raport me detyrat edhe përgjegjësitë e marra përsipër.
Ajazi lindi në Val-Martanesh më 1939, në një familje me tradita patriotike e atdhetare. Shtëpia e tij ka qenë bazë e LANÇL. Babai dhe xhaxhai i tij kanë qenë partizanë të Luftës Nacionalçlirimtare Më 29.11.1944, Ajazi ka kryer shkollën fillore në fshati e lindjes dhe është marrë me bujqësi e blegtori. Në janar 1954 ka qenë sekretar rinie në fshat. Dhjetor 1958 – dhjetor 1961 ka kryer shërbimin ushtarak në Korçë dhe Pogradec. Liruar me gradë nëntoger. Për të vazhduar me karrierën ushtarake oficer deri më 30.06.1992. Liruar me reformën e parë në ushtri.
Ka kryer shkollën 7-vjeçare, të mesmen bujqësore, kursin 1-vjeçar të oficerëve dhe një kurs të filozofisë. Mban dekorata, certifikata dhe tituj nderi: Medaljen e Shërbimit Ushtarak, Urdhërin “Ylli i Kuq” kl. III, Certifikatë nderi nga Bashkia Klos, Mirënjohje e Krahinës së Martaneshit, Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇL të Popullit Shqiptar nga Komiteti Kombëtar.
Ka kryer detyra të ndryshme në rep. 3700 dhe 1045 Burrel, 3900 Peshkopi, 2166 Bulqizë. Si përgjegjës rinie e brigade në propagandë e kulturë, komisar batalioni, komisar i SHLU-së për disa vite dhe komandant i repartit 2406 FV Klos. Ka punuar e drejtuar repartin ushtarak Ballenjë dhe në repartet ushtarake Shupenzë-Qerenec-Tërbaç.
Në punën e tij është karakterizuar nga përkushtimi në detyrat e marra, marëdhënie shumë të mira me vartës dhe eprorë e po ashtu dhe me popullin prej të cilëve gëzon respekt. Gjithnjë ka patur rezultate të mira, studion për pasurimin e dijeve bashkëkohore të SHLU-së së Klosit e cila ka qenë ndër më të dalluarat në vend. Dhe në motivacion ku thuhet “ Për kontributin e dhënë në edukimin patriotik e ushtarak të brezave për mbrojtjen e Atdheut”. Që nga dalja në lirim, korrik 1992 është pasardhës aktiv veterani. Për 14 vjet ka qenë sekretar në Bashkinë Klos, anëtar Komiteti dhe Kryetar i Komisionit të Revizionimit të rrethit Mat. Dhe tani është aktiv në oranizatën e veteranëve në Allias-Tiranë. Vazhdimisht abonohet në gazetën “Kushtrim brezash”, punon për shtimin e radhëve me pasardhës në aktivitete dhe pagimin e kuotave. Pasioni i tij, mbrojtja dhe propagandimi i epopesë së lavdishme të LANÇL-së, e cila e vendosi Shqipërinë në anën e duhur të historisë, në koalicionin fitues antifashist.
Në ceremoninë e zhvilluar në Bashkinë e Klosit nga të pranishmit u thanë fjalët më të mira për të edhe pse pas 27 vitesh liruar nga ushtria e prej 13 vitesh banor i Tiranës. Figura dhe personaliteti i Ajaz Riza Daltit do të jetë një model i shkëlqyer për brezat që e pasojnë për përkushtimin, ndershmërinë, devotshmërinë dhe aftësitë e rralla drejtuese dhe menaxhuese, botën e tij të brendshme të pasur shprtërore dhe morale dhe krenari për fëmijët dhe familjarët të cilët zotuan se do të vijojnë rrugën e tij.me këtë rast të pranishmit në aktivitet shtruan një drekë duke krijuar një atmosferë gëzimi mjaft mbresëlënëse dhe emocionuese.
Dilaver Murra
Mehdi Ibrahimi
Adelina Gjinaj