Basha: Bulqiza është super e pasur por e vjedhur

883

KRYETARI I PD-SË, BASHA U SHPREH NGA BULQIZA SE ZGJIDHJA E VETME E KRIZËS ËSHTË ZHVILLIMI I ZGJEDHJEVE TË PARAKOHËSHME PARLAMENTARE DHE LOKALE

 

Pas Peshkopisë, Basha është ndalur në Bulqizë ku zhvilloi takime të ndryshme me qytetarë e drejtues lokal të Partisë Demokratike. Nga Bulqiza kreu demokrat tha se Partia Demokratike ka një program të plotë mbi zhvillimin e vendit duke e kthyer pasurinë publike te populli dhe jo të grabitet nga politikanë dhe oligarkë. Duke u ndalur në situatën e rëndë politike, ekonomike dhe sociale që e ka katandisur vendin qeverisja e Edi Ramës, kreu i opozitës shqiptare, të bashkuar si kurrë ndonjëherë, theksoi se kriza më e rëndë që kërcënon vendin është uzurpimi i institucioneve dhe thellimi i varfërisë së shqiparëve.
“Në qoftëse sot shqiptarët janë të papunë, janë sepse i ka vjedhur Edi Rama, nëqoftëse sot shqiptarët janë pa lek, janë sepse lekët ua ka marrë Edi Rama me një grup oligarkësh dhe banditë të tij. Shqipëria është e pasur por e vjedhur, por Bulqiza është super e pasur por e vjedhur. Nuk më shqiten nga mendja imazhet e fëmijëve bulqizakë duke u rropatur shpateve në stogjet e kromit për të mbledhur gurët e kromit si shfaqja më mizore, duhet të jetë sigurisht shfaqja më mizore që kemi parë ndonjëherë në Europë.
Është tronditëse për mua, është tronditëse për çdo prind dhe për çdo shqiptar. Ja ku i keni fëmijët,fë mijët duam t’i çojmë nëpër shkolla, në arsim të mire, duhet t’i çojmë në universitete, t’i përgatisim si qytetarë europianë për tregun europian dhe jo të rropaten si skllevër. Ky kriminalitet duhet të marrë fund një orë e më parë. Papunësia e shqiptarëve e ka një shkaktar. Ky është Edi Rama me politikat e tij të grabitjes, njeriu që vetëm vjedh mashtron dhe shpërfill shqiptarët. Hajdutëria me buxhetin, hajdutëria me minierat, hajdutëria me pasuritë e shqiptarëve duhet të marrë fund, që të fillojë të lëvizë ekonomia, që të punësohen bulqizakët dhe gjithë shqipëtarët dhe që të ketë një të ardhme dhe perspektivë për rininë dhe fëmijët në vendin e tyre. Këto janë detyrat tona si demokratë. Unë duhet t’ju falenderoj me mirënjohjen më të thellë për betejën e jashtëzakonshme që kemi zhvilluar së bashku. Ju jam shumë mirënjohës demokratëve të Bulqizës dhe drejtuesve politikë të Bulqizës. Ju kam parë dhe jemi takuar në çdo protestë dhe e kam mësuar përmendësh vendin ku rreshtohen demokratët dhe qytetarët e Bulqizës dhe ku përshëndetemi”, tha lideri i opozitës shqiptare Lulzim Basha në takimin me demokratët e Bulqizës.