Boks, uragani Ferit Keta shkatërron serbin që në raundin e tretë

1325

Ferit Keta vazhdon të shkëlqejë në boksin profesionist, duke regjistruar vetëm fitore. Në mesnatën e së shtunës duke u gdhirë e diela, 30-vjeçari shqiptar korri suksesin e tij të 13-të në karrierë duke shkatërruar serbin Slavoljub Mitiç, në duelin e zhvilluar në Maltë, për peshat “kruizer” më 28 korrik.

Një kundërshtar që përveç boksit, njihet edhe si një luftëtar i dueleve në kafaz. Megjithatë, ndeshja u dominua në çdo aspekt nga boksieri bulqizak, i cili ishte dukshëm superior ndaj kundërshtarit serb. Ketës i mjaftuan vetëm tri raunde për ta shembur në tapet rivalin, pasi Mitiç e kishte të pamundur që t’u bënte ballë goditjeve të shpejta e të fuqishme të boksierit shqiptar.
Ky ishte triumfi i nëntë me KO për boksierin kuqezi në karrierë, ndërkohë që serbi Matiç pësoi disfatën e tij të dhjetë, ndërsa numëron edhe 10 fitore. Pas fitores shpërtheu festa në ring ku binin në sy flamujt e shumtë kuqezinj që kishin rrethuar boksierin shqiptar.
Ferit Keta, i cili stërvitet nga vëllai i tij Ismaili, hapat e parë në karrierë si profesionist i ka hedhur rreth 3 vite më parë, ku më 19 shkurt të 2016-ës ka marrë edhe fitoren e tij të parë, në duelin e zhvilluar në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, aty ku mposhti serbin Haris Calakoviç, për të vijuar më pas me vetëm triumfe në të gjitha sfidat e zhvilluara.

BOKSIERI KAMPION FERIT KETA TRIUMFON NDAJ SERBIT MITIC ME CO

28 korrik në 2:05 PD · Sapo u mbyll. Ora ka kaluar 1 pas mesnate. Por nuk mund të ishim në gjumë pa ndjekur kampionin kuq e zi. Ferit Keta triumfon si zakonisht, tashmë duke mposhtur në raundin e tretë serbin Mitic me KO. I saktë në goditje, me forcën e grushtit si të kromit të Bulqizës, boksieri kampion shenoi fitoren e 13 dhe kjo është e 10 me KO, natyrisht pa asnjë humbje. Urime këtij kampioni të pathyeshëm, që stërvitet nga një super kampion, si Jonny Ismail Keta me të cilin ia doli edhe këtë mbrëmje në Maltë. Faleminderit vëllezërve Keta që i japin kaq shumë atdheut dhe flamurit të tyre…!
Para një viti Ferit Keta, për herë të parë kampion bote ne
kikboks

Një vit më parë, Ferit Keta u shpall për herë të parë kampion bote ne kikboks, pasi mundi turkun Fatih Karakus në Mynih. Më 8 shtator 2018, ai fitoi në eventin e Dibrës së Madhe në boks dhe kundërshtari shfrytëzoi mediat dhe rrjetet sociale, duke i kërkuar revansh dhe vuri në ring titullin që mbante si kampion bote. Ferit Keta, që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Ismail Keta, fitoi bindshëm duke arritur që ta mposhtë rivalin e tij dhe të fitojë një titull Europe. Kjo ishte ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje.
Defrim METHASANI