Aksioni luftarak i prillit 1941, kundërveprimi ndaj fashistëve, dëshmorët e parë

223

(Nga libri im “Lufta Nacional Clirimtare në Dibër, faqe 155-156)

Në ditët e para të prillit, italjanët shtrinë forcat e Divizionit “Firence” në vijën Maqellarë–Shupenzë-Miresh-Klenjë e deri në Librazhd. Në brezin e dytë që fillonte nga Smolliku në Strikçan-Zerqan-Fushë-Bulqizë-Mali i Bllacës-Katër Grykët qe vendosur Divizioni Alpin “Brenero”. Atdhetarët dibranë bënë planin për t’u nisur në dy drejtime: Haxhi Lleshi, Ahmet Cami dhe Ymer Lleshi me 200 veta u nisën në krahun Sebetovë, Tërbaç, Çerenec, Viçisht. Aqif Lleshi me Hamdi Lleshin me 100 pushkatarë në Bllatë, Reshan e Maqellarë.
Siç shkruhet në krye të hartës, atdhetarët dibranë me insistimin e tyre luftuan kundër trupave fashiste në vijën Miresh, Sepetovë, Vicisht, Cerenec, Bllatë, Kllopcisht.
Më 6 prill filluan veprimet luftarake dhe në befasi të plotë u morën postat kufitare të Ostrenit, Mireshit e Viçishtit dhe erdhën deri në kodrat e Gjoricës. Forcat e komanduara nga Aqif Lleshi morën postën e Bllatës. Gjatë luftës u bashkuan shumë fshatarë me luftëtarët kundër pushtuesve. Armiku la shumë të vrarë e të plagosur, sidomos në Miresh ku u godit një batalion i Divizionit Firence dhe u vranë 50 oficerë dhe ushtarë italianë, u zunë shumë armë, municione, veshmbathje, e ushqime që ju shpërndanë luftëtarëve.
Ranë dëshmorët e parë Abdurahim Lleshi e Vebi Jashari në Zonën e Maqellarës. Në kodrat e Çerenecit u vra mësuesi patriot Fasli Cami duke kryer detyrën e korierit. Më vonë italjanët vranë Musa Camin, Ejup Camin e Mexhit Lezin. Mbetën të plagosur Sefer Prapaniku nga Prapaniku dhe Xhelo e Hysen Jashari nga Kovashica. (LANÇ në Dibër Faqe 388). Pas kapitulimit të Jugosllavisë, Italia fashiste dërgoi forca të mëdha në Dibër të Madhe. Ku filluan raprezaljet, internimet e masat e tjera shtypëse kundër luftëtarëve që përgjakën ushtritë pushtuese më 6 prill. Në këto kushte u bë e vështirë lëvizja prej 300 e ca vetësh, prandaj ato u shpërndanë pranë familjëve me qëllim që të vazhdonin veprimtarinë antifashiste në forma të ndryshme. , të gatshëm në kohën e rioganizimit, të kujdesshëm edhe ndaj mashtrimeve. Në pabesi” burgosën Ahmet Camin, disa Came të tjerë, Murat Bashën, Sali Llanin, Jashar Lelën, etj. Pëllumb Lleshin, Lutfi Lleshin, Shaqir Skukën, Nuz Majtarën i zbuluan dhe i internuan në Peqin, Kavajë e gjer në Itali”. ( Haxhi Lleshi ,Vite, Njerëz, Ngjarje, Tiranë, 1996 fq 43).
Autori italian e quan këtë luftë një luftë të kotë, një kapricio të Musolinit, por lufta e beteja të kota nuk ka sepse vriten njerëz e ushtarë nga të dyja palët. Dibranët i mbrojtën me gjak trojet e tyre, ndonëse të pakët në numër e me armatim të pakët.