STARTON REFORMA ZGJEDHORE

1161

Nga Edmond Isaku

Ngjarja më e rëndësishme politike e ditëve të fundit është krijimi i Këshillit Politik për reformën zgjedhore, me përfaqësues të maxhorancës dhe opozitës jashtëparlametare. Ky hap i radhës erdhi pas marrëveshjes së arritur mes maxhorancës dhe opozitës, të cilat u ulën në një tryezë për reformën zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut për çeljen e negociatave. PD do të përfaqësohet nga Oerd Bylykbashi, ndërsa LSI nga Petrit Vasili, Mesila Doda nga PDIU, Fatmir Mediu nga Partia Repub-likane dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së. Ndërkohë nga maxhoranca do të marrin pjesë bashkëdrejtuesit e Komisionit Parlamentar të Reformes Zgjedhore Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari. Po ashtu pjesë e tryezës do të jetë dhe anëtari i grupit parlamentar të PS, Ervin Bushati, ndërsa nga grupi parlamentar demokrat, Myslim Murrizi si dhe përfaqësues i grupit të pavarur parlamentar Nimet Musai. Afati i përfundimit të refrmës zgjedhore parashikohet brenda dy muajve të ardhshme deri më 15 mars 2020. Shqipëria do të ketë një ligj të ri zgjedhor plotësisht konsensual dhe sipas standardeve më të mira ndërkombëtare. Krijimi i Këshillit Politik, tregoi se periudha 1 vjeçare e daljes së opozitës zyrtare nga Parlamenti, ka prodhuar tashmë një realitet të ri politik. Megjithëse jemi në qëndrimet paraprake të palëve, duket se nuk do të kemi një ndryshim të sistemit elektoral. Megjithëse komisioni duket i preokupuar që çdo opsion ta diskutojë në tryezë. Kjo momentalisht është një arritje e re politike drejt reformave që Shqipëria po ndërmerr për t’ anëtarësuar në BE. Kishte muaj që kërkohej një dialog i ha-pur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar mes të gjitha forcave politike. Reforma zgjedhore duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it. Këtë ka kërkuar dhe Bundestag-u gjer-man në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. E rëndësishme është që palët të kenë vulnetin politik dhe të punojnë për një marrëveshje që t’i rezistojë kohës dhe situatës kaotike në kushtet e krizës besimit që ekziston midis faktorëve politikë elektoralë. Deri tani mund të themi që është zgjidhur vetëm çështja procedurale. Fryt i këtij komisioni do të jetë përmbajtja e marrëveshjes që do të finalizohet në mars 2020. Në kushtet kur opozita dukej se kish hyrë në një rrugë pa krye, tani kjo zgjidhje duket më shumë si një fitore ose zgjidhje ngërçi për opozitën shqiptare. Ngritja e komisionit politik për reformën duke anashkaluar parlamentin tregon për realizimin dhe synimin që opozita i kish vënë vetes duke e quajtur parlamentin ilegjitim. Basha dhe opozita ia dolën të deligjitimojnë parlamentin duke e kthyer mos i dhënë fuqi ndryshuese draftit të dakortësuar në komision. Opozita pagoi kosto të lartë me daljen nga parlamenti por tani duhet thënë së ia doli mbanë synimit të saj opozitar për ta çuar vendin drejt nje re-formimi electoral dhe drejt zgjedhjeve të parakohëshme. Arritja e kësaj marrëveshje që i hap rrugën dia-logut të munguar, edhe për shumë çështje dhe zgjidhje të tjera. SHBA, BE, OSBE dhe Britania e Madhe e kanë duartrokitur këtë hap, duke inkurajuar palët për të shkuar drejt një reforme që do të sjellë më pas zgjedhje të lira në standarte demokratike.