TË SHTOJMË KUJDESIN HIGJENIK

1134

Nga këshilla e mjekut

Çdo ditë në laboratorë, shkencëtarët po punojnë për të gjetur një vaksinë dhe kurën kunder koronavirusit. Në çdo moment, njerëzit që drejtojnë po marrin masa. Dhe mos harro atë 2 përqindshin, pra edhe njerëzit që sëmuren kanë 98 përqind mundësi për t’u shëruar. Dhe pothuajse e gjithë popullsia ka mundësi maksimale të mos sëmuret.
Ekspertët e parandalimit na thonë të bëjmë disa gjëra që janë shumë të thjeshta, por shumë të rëndësishme:
1-Nëse të vjen të tështish, bëje tek brryli. Në këtë mënyrë ulet mundësia e rrezikut për të përhapur jo vetëm koronavirusin, por çdo virus tjetër që ka të bëjë me rrugët e frymëmarrjes.
2-Laj mirë duart, lart, poshtë e mes gishtave, me sapun të lëngshëm, për më shumë se dhjetë sekonda.
3-Mund të këndosh ndërkohë këngën “shumë urime për mua” teksa lan duart, kështu arrin të kryesh procesin për aq kohë sa duhet e ndërkohë thua diçka të bukur dhe fut brenda në shpirt pak gëzim dhe optimizëm.
4-Përdor kartopiceta për rrufën dhe hidhi menjëherë në një kosh të mbyllur.
5-Mos i vendosni gishtat dhe duart në gojë, sy, hundë (por tashmë e keni ditur këtë!) dhe mos ha thonjtë. Këta mbaji të shkurtër dhe të rregullt. Kjo është gjithçka ajo që mund të bësh ti vetë për të mposhtur këtë përbindëshin e padukshëm që të ka frikësuar. Të cilin po e njohim nga dita në ditë dhe po mësojmë ta mundim.
Njeriu, gjatë gjithë historisë ka ditur si të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Mësoi të kapërcejë sëmundje shumë më të tm errshme, shpiku raketa që mund të na çojnë në Hënë, zbuloi se si ta shndërrojë ujin dhe dritën e diellit në energji.
Mos harro: Frika na bën të shohim vetëm anën e errët dhe të zymtë të gjërave. Por ti mos humb në errësirë.
Beso! Beso edhe në punën e miliona njerëzve sot që po punojnë dhe po luftojnë për të fituar betejën kundër koronavirusit. Mëso t’i imagjinosh të gjithë sëbashku. Janë një ushtri e pafundme me miliona burra dhe gra – mjekë, studiues, shkencëtarë, infermierë, oficerë të zbatimit të ligjit – kundër një virusi mikroskopik të padukshëm.
Do t’ia dalim edhe këtë herë, do ta shohësh që do t’ia dalim!