REFORMA ZGJEDHORE ME KONSENSUSIN E OPOZITËS DERI MË 15 MARS

787

• “Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracinë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpunimi, për t’u siguruar që zgjedhet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsioni” – thuhet në deklaratën e ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri

 

Tryeza e mesdites se 14 janarit 2019 ne kuader te Reformes Zgjedhore, që mblodhi bashke edhe dy të mandatuarit e opozites, ka prodhuar dokumentin e parë, ndërkohë që opozita ka realizuar atë që synonte: “Partia Socialiste ka rënë dakord që diskutimet kryesore për reformën t’i bëjë një grup pune me përbërje të barabartë prej 4 anëtarësh.
Ata janë bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjdhore, Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, si dhe përfaqësuesit e koalicionit opozitar, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili”.
Ne dokumentin qe publikojmë më poshtë , palët kanë rënë dakord të formojnë Këshillin Politik me përfaqësues të opozites, drejtuesve të komisionit të Reformës Zgjedhore dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare në Kuvend.
Pra komisioni i Reformës Zgjedhore nuk do të jetë vendi ku do të arrihet konsensusi mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore. Këtë e përcakton “Kuadri i Bashkëpunimit për Reformën Zgjedhore”, i dakordësuar mes qeverisë dhe opozitës.
Në dokumentin final bie në sy fakti se marrëveshja është firmosur nga Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili, por jo nga Rudina Hajdari.