Në PD, njerëz me vlera të larta shoqërore

1012

Dega e Partisë Demokratike Mat feston 29 vjetorin e themelimit të saj

Në një atmosferë festive, Dega e Partisë Demokratike Mat, ka përkujtuar 29 vjetorin e themelimit të saj. Në aktivitetin e organizuar për këtë ditë, morën pjesë drejtues të kësaj force politike në Mat, themelues të saj 29 vite më parë, ish deputet të PD, drejtues të kësaj force në Bulqizë etj. Kryetari i Partisë Demokratike Mat, Arjan Lika, duke vlerësuar sakrificën e demokratëve të Matit vitin e kaluar, tha se kjo parti është më e fortë se kurrë dhe se brenda saj ka njerëz me vlera të larta shoqërore.
Ish Deputetja Dhurata Çupi tha se kauza e opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, koha e tregoi se ishte e drejtë.
I pranishëm në këtë aktivitet, Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi tha se është momenti që të rinjtë e Matit, të bëhen bashkë për kauzën e drejtë. Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Krehsnik Çollaku krahasoi shembjen e regjimit komunist 29 vite më parë, me nevojën për të bërë të njëjtën gjë edhe sot.
Të pranishëm në këtë akvitet ishin edhe ish Deputeti Xhemal Gjunkshi, Kryetari i PD Bulqizë Defrim Fiku e nënkryetari Edmond Isaku.