Banorët e Zerqanit kundërshtojnë projektin e ujësjellësit të fshatit Peladhi

1236

Një investim i Bashkisë Bulqizë për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Peladhi, ka sjellë përplasje me banorët e fshatit Zerqan, ku ndodhet edhe burimi që do të shfrytëzohet. Banorët e fshatit Zerqan e kundërshtojnë një projekt të tillë që ky ujësjellës të shfrytëzojë burimin që ndodhet në “Zabelin e Madh” pasi ky burim nuk mbulon as nevojat e fshatit.

 

Banorët e fshatit Zerqan kanë protestuar më 31 korrik para Bashkisë Bulqizë për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Peladhi që shfrytëzon burimin që ndodhet në “Zabelin e Madh”. Banorët kërkuan që të takonin një përfaqësues nga bashkia për t’i informuar lidhur me këtë ujësjellës, por sekretari i përgjithshëm i Bashkisë Bulqizë, Leonard Daçi refuzoi që të takonte banorët. Kjo ka irrituar banorët që po protestonin jashtë ambienteve të bashkisë, çka solli përplasje me punonjësit e Policisë së Shtetit dhe me policinë bashkiake.
Pak ditë më parë 17 banorë të Zerqanit u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Bulqizë, pasi janë denoncuar nga firma fituese e tenderit se kanë penguar punimet për ndërtimin e ujësjellësit.
Një investim i Bashkisë Bulqizë për ndërtimin e ujësjellësit të fshatit Peladhi, ka sjellë përplasje me banorët e fshatit Zerqan, ku ndodhet edhe burimi që do të shfrytëzohet. Banorët e fshatit Zerqan e kundërshtojnë një projekt të tillë që ky ujësjellës të shfrytëzojë burimin që ndodhet në “Zabelin e Madh” pasi ky burim nuk mbulon as nevojat e fshatit.
Banorët shprehen për “Bulqiza ime” se për kundërshtimin e këtij ujësjellësi i janë drejtuar me peticion Bashkisë Bulqizë dhe prefektit të Qarkut Dibër, pasi po ndërtohet pa marrë dakordësinë e banorëve dhe pa marrë parasysh nevojat për ujë të vetë zonës.
Investimi i Bashkisë Bulqizë me vlerë prej 22 milionë lekë (të reja) ka nisur që prej vitit 2017 dhe po zbatohet nga operatori kontraktues EGLAND SHPK dhe BE-IS SHPK, por pa mundur që rrjeti kryesor i ujësjellësit të lidhet me burimin, pasi banorët kanë bllokuar punimet që firma po kryente për hapjen e kanalit.
Nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit 17 të shoqëruar nga policia e Bulqizës

Nisja e një investimi për ndërtimin e ujësjellësit Peladhi, ka sjellë përplasje mes firmës ndërtuese me banorët e fshatit Zerqan. Banorët nuk kanë lejuar punimet pasi sipas tyre nuk është bërë transparenca mes banorëve dhe bashkisë. Ata e kanë kundërshtuar me forcë këtë projekt i cili ka të bëjë me shfrytëzimin e burimit të ujit që ndodhet në “Zabelin e Madh” në fshatin Zerqan. Për këtë policia e Bulqizës ka shoqëruar 17 banorë të fshatit Zerqan në komisariat, pasi pak ditë më parë banorët nuk lejuan hapjen e kanalit të ujësjellësit për fshatin Peladhi. Një nga të shoqëruarit ishte edhe kryeplaku i fshatit Zerqan Olsi Gurra, i cili tha se u jemi drejtuar disa herë institucioneve me peticion që në vititin 2017 dhe se nga ana e tyre nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Janë cënuar disa lloje ligjesh shprehet kryeplaku i fshatit, pasi burimi i cili ndodhet në Zabelin e Madh është shpallur zonë e mbrojtur që në vitin 2002, si dhe fshati Zerqan, ështe futur në projektin e 100 fshatrave nga ana e kryeministrit Rama. Sipas banorëve të fshatit Zerqan të cilët janë mbledhur para komisariatit në mbështetje të banorëve të shoqëruar shprehen se marrja e ujit është një grabitje, ata shprehen se për ndërtimin e ujësjellësit bashkia nuk është konsultuar me banorët, Mentor Lala i cili aktualisht është edhe këshilltar pranë bashkisë Bulqizë, shprehet se projekti për marrjen e atij vendburimi nuk është miratuar sa herë që është propozuar