POEZI TË ZGJEDHURA

621

BARIE ÇUPI

Pa dritë jete

Eee moj botë si të t’përpij,
gojën helm,prej gjellës prishur,
s’më je luan e as mi,
barku yt,kazan i flliqur.
Si s’u ngope,mjaft gëlltite,
lotësh prej nëne,lahesh ndër vete,
n’terr të ferrit u shkopsite,
as e vdekur,as shenjë jete..
Më vjen keq për kët’erëbotën,
i panginjshëm zgjohet Njeriu,
“Rrugës Qumështit”syt’ia rropën,
ujin e djallit,kush i pari e piu?


hullive të ditës,
dremisim në këmbë me përrallat e sotit,
ca mendimesh avulluar,
ca heshtjesh të kota,
ca si fluturake të rrjepura,e glasin rrugën andej së ftohtit,
ca gërhimash memece,
mërmërisin lajmesh,
nderur telash si sorra.


prej syve të mendjes
na ndërtohen pasqyra,
kur dielli bie n’gjumë,del hëna reflekton,
si në “Varreza e Pragës “
fole gjuhësh të fryra,
në padashje,
buzëqeshja ime,
gjoksin cave ua ngushton.

Bruna Musai

Cicërimë shpirti..

Cicërimë e shpirtit tim, ku zgjimet janë të ëmbla,
Ajri i pastër i vendit tim, ku më mbushet ç’do boshllëk;
Kudo të jem nëpër botë, të rri pranë teje ma ka ënda,
Zemërthyer rrugëve të botës, emigrim ku shpirti dhëmb.

Aty ku lutem ç’do ditë, nëpër mëngjesit e mia,
Me buzëqeshjen solare, e rrethuar nga mirësitë;
Aty ku më gjen strehë, çdoherë qetësia…
Mbushur shipirti cicërimë, autokton i vendit tim.

Aty ku ëndra merr krahë, fluturon në galaktikë,
Si shqiponjë dykrenare, udhëton mes dëshirash,
Aty pranë Atdheut tim, ku nuk e njoh fjalën frikë,
Ku zemra pulson e qetë dhe nëpër ditë të vështira.

Mall’ i nxehtë gërshëtuar, nëpër vite e dekada,
Zemrën kam të ligështur, të mbytur nga zemërimi,
Kohën dua ta kthej pas, të filloj nga e para,
Aty ku merr fund loti, e zemrën nuk e mbyt trishtimi.

Mall’ i madh për atë dhé, atje ku vrapoj i lire,
Për ty i dashur mëmëdhé,që më fal një shpirt të dëlirë,
Pata fatin ta provoj, varferinë dhe pasurinë,
Jo nuk dua te emigroj, më mirë zgjedh këtu të rri.

Ejani zogj shtegëtarë, të shpërndarë nëpër botë…
Ejani në vendin tuaj, shpirti mbushur me qetësi,
Lëreni pas zemërimin, në atë të egër botë,
Autokton i vendit tënd, cicërimë e shpirtit tim.

Dyert e jetës .!

E hapa një derë te vogël, e hyra me vështirësi,
E buzëqesha në fillim dhe pse m’erdhi për të qarë.
Ishte aq e mbushur bota, me mashtrime e hipokrizi,
Enda, eca, e kërkova, dhe pse me një shpirt të vrarë.

E hapa një tjetër derë, aty ishte errësirë,
Nuk ndiçonte as Dielli, as yjet, as Hëna;
Pata frikë nga errësira, dritë lëshonin sytë e m,
Por më duhej të kaloja, që në çastin kur hyra brënda.

E ndalova në një prag, ku ishte një derë e vjetër,
Kisha frikë që ta hapja, ishte mbushur me trillime;
Hyra brenda nëpër mure, zhgarravina si të etur,
Fjalë të rënda që fyenin, sa
s’pushoi zemra ime.

E ndalova në një derë, aty rashë në mendime,
Dëgjoheshin zërat nga jashtë, të frikshme të egërsuar;
Por isha e detyruar, ta hapja pa hezitime,
Ishte plot njerëz të egër, gati për t’më gllabëruar.

Hapa një tjetër derë, që kishte një ngjyrë të bronxtë,
Nuk e di pse s’pata frikë, për të parën herë!
Aty priste mirësia, një kopsht me lule plot aromë;
Aty ndjeva drithërima, se më erdhi era jetë.

Nuk e di pse po djersija, ndoshta preka lumturinë,
Pas çdo barriere, çava në çdo bllokadë,
Jeta kështu është, të përballë me vështirësitë,
Lum kush është guximtar, që të ecë pa u ndalë.

Ndonjëherë duket si lojë, ndonjëherë dhe si një film,
Çdo derë që të hap fati, mbart në vehte histori;
Askush nuk e gjeti shesh, ndërtoi çerdhen si fillim.
Herë jeta te thërret, herë të zhyt në vështirësi.

Shuip Elezi

PËRSE PO NDODHIN, GJITHË KËTO KRIME ?

Nuk po di nga t’ja fillojmë,
Për natë në lajme po dëgjojmë:
Vritet gruaja, vritet fëmija,
Vritet prindi, vritet bija.

Babai vret djalin e tij,
Se pi drogë edhe raki;
Ushtron dhunë përditë ndaj tij,
Shet gjithçka që ka në shtëpi.

Pse po ndodh kjo hata!?
Vritet gruaja, për asgja!
I kthen armën burri i vet,
Nga xhelozia edhe e vret.

Nuk ka ditë që s’dëgjon,
Për pazare droge, njeriu shkon;
I zanë pritë në fshat, qytet,
Arma mund të vras dhe disa vetë.

Luftë mes bandash sheh kudo,
Dhe shokun e vet e elemino;
Bisnesmenët, n’shënjestër kanë,
Kush s’paguan, me jetë e lanë.

Është vënë jeta në rrezik,
Me dalë në xhade ke frikë.
Ec shoferi me shpejtësi,
Vë përpara, pleq e fëmijë.

Krimin se ndal veç policia,
Me u çu n’këmbë, e gjithë shoqëria!
Duhet pa tjetër, me e luftu,
E shteti ligjin me e forcu!