FABRIKA E PASURIMIT TË KROMIT BULQIZË ME SIPËRMARRËS BUKUROSH KOÇIN, NDËR MË TË SUKSESSHMET NË RANG VENDI

355

Frytet e para janë dhënë që me përfundimin në masën 50 % të projektit, nga i cili është arritur të prodhohet 2800 kwh në ditë

INVESTIMI NË FABRIKË, 840 MIJË EURO PËR PANELET DIELLORE

Në Fabrikën e Pasurimit të Kromit Bulqizë po ndodh një “revolucion teknologjik”. Pasi ka sjellë dhe implementuar teknologjitë më të përparuara botërore në mjediset e fabrikës, Administratori i saj, Ing. Bukurosh Koçi, po realizon një tjetër investim madhor. Projekti konsiston në instalimin e paneleve diellore, për realizimin e të cilit po investohen 840 mijë euro. Është një investim që do i shërbejë perspektivës, duke ulur në maksimun shpenzimin e energjisë elektrike. Dhe frytet e para janë dhënë që me përfundimin në masën 50 përqind të projektit, nga i cili është arritur të prodhohet 2800 kwh në ditë.
Me punën intensive që po kryhet, Ing.Koçi shpreh bindjen se brenda 20-30 ditëve do të vihen në punë të gjitha panelet dhe kjo do të sjellë dyfishimin e kapacitetit të prodhimit të energjisë elektrike.
Ky projekt po realizohet falë vizionit bashkëkohor, përkushtimit dhe aftësive të rralla të Bukurosh Koçit, një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në rang kombëtar.
T’ia nisesh nga e para. Por duhet të dish kur është momenti për t’ia nisur e çka është më me rëndësi të mos ndalesh nga vështirësitë. Ky është stili i punës, i metabolizuar në shpirtin krijues dhe novator të inxhinier Bukurosh Koçit. Në bashkëpunim me një kompani tjetër, fabrikës së pasurimit të kromit në Bulqizë iu bashkëngjit e privatizuar një ish – fabrikë e vjetër e pasurimit të kromit në Gjakovë, ku edhe këtu spikat fantazia dhe shpirti krijues i B.Koçit.
Një tjetër investim madhor i këtij sipërmarrësi është Fabrika e Pasurimit të Kromit në Kalimash. Është një investim shqiptaro-austriako-suedez. Në fabrikë është instaluar teknologjia më moderne, e cila perdor një metodë nga më të suksesshmet, që ka përparësi mbrojtjen e mjedisit. Investimet e kryera rezultojnë që kapaciteti përpunues i fabrikës është afro 40000 ton në vit mineral i pasuruar dhe koncentrat kromi. Në këtë fabrikë, ku faza e parë e investimit kap vlerën prej 3,5 milionë euro, janë punësuar deri tani mbi 150 punonjës.