Letër babait

2514

Nga Dhurata Kola Kaloshi

I dashur baba,
tani që po të shkruaj, ti ndoshta je ulur në kafenenë tënde të preferuar, për të shijuar kafen e mëngjesit, ndërkoh që duke dredhur cigaren e rradhës, në heshtje dëgjon bisedat e miqve që të rrethojnë.
Ke qenë gjithnjë fjalëpak. Tani akoma më i heshtur je.
Pesha e jetës sikur t’i ka rrëmbyer fjalët,për ti lën vend heshtjes mendimtare, së cilës paqësisht i je lëshuar në prehër.
Herë, herë, ndërsa përhumbesh ndër kujtime , syt të njomen, ndërsa frymëmarrja të bëhet më e thellë, pastaj ngre vështrimin duke e lën të tretet diku larg si në kërkim të diçkaje që të mungon ..
Ditët e fundit e kam kapur shpesh veten në të njëjtin përjetim. Ndoshta për këtë është fajtore stina.
Këtu ditët e Dimrit, ndonëse jo aq te ftohta, me se shumti janë të mugëta, sidomos mëngjeset. Edhe tani që po të shkruaj, dita ka ardhur e mugët.
Ca pika të rralla shiu herë pas here shëmben mbi xhamin e dritares e rrëshqasin në faqen e lëmuar të saj deri në tretje, duke lën pas vetëm vragat e rrugëtimit të tyre mbi qelq.
Ndonjë pikëz arrin tia dalë e ta përfundoje udhëtimin e saj deri në fund, porse ca të tjera, treten ende pa mundur te bëjnë gjysmën e rrugëtimit të tyre ..
Ndërsa i vështroj në përpjekjet e tyre të mbijetesës, më krijohet një ndjenjë e trishtë përzier me një ndjesi malli ..
Do të doja të isha pranë teje, që ta pinim kafenë e mëngjesit bashkë, duke biseduar si dy miq te mirë. Më pëlqen të dëgjoj rrëfimet e tua, ku zën vend histori të veçanta të mbushura shpesh me përjetime të vështira.
Më kujtohet gjithnjë koha kur të kam njohur burrë të ri në moshë. Ecja jote karakteristike, me kokën lart dhe gjithnjë me vështrimin drejt, dhe kjo jo e thënë figurativisht.
Gjithnjë me pamjen e njeriut, që nuk trembej ta vinte në dukje krenarinë dhe “rrebelizmin” e tij. Me pëlqente që ishe i tillë.
Fakti që rrezatoje një burrë të fortë, më bënte krenare. Vetëm sytë e tradhëtonin herë pas here, “egërsinë” tënde, duke zbuluar butësinë e një njeriu të dhëmbshur deri në “përulësi”.
Cuditërisht, sa herë kthej kokën pas, kujtimet e fëmijërisë sikur më kan zën peng. Është e pamundur të kapërcej ndër copëza të tjera kujtese, pa kaluar në rrugicat e kësaj pjese të jetës sime. Imazhi i shumë casteve e momenteve të kësaj periudhe të jetës, më shfaqet kaq i qartë para syve, gati në ripërjetim.
Shtëpiza e vogël, ku jetonim pes familje, ime më që me gatimet e saj jepte një aromë të këndëshme të gjithë hapsirës së koridorit të përbashkët të asaj banese, sidomos për ditëfestat, që nuk kalonin pa miqtë tuaj.
Un i përjetoja me një ndjesi të veçantë ditët dhe netët, kur shtëpia jonë gumëzhinte nga të ftuarit. Ndërsa strukesha tek një qoshk, ndiqja me ëndje lëvizjet plot hire të së ndjerës nënës tonë, ndërsa u shërbente mysafirëve gatimet e saj të mrekullueshme.
E di?- Nëse tani do të ndalesha të shkruaja për gjith ato vite kur ti dhe e jona më, nuk ishit vetëm bashkëshort e prindër por edhe dy koleg te mirë, ndoshta nuk do të ndalesha për ditë e ditë të tana, duke treguar e përshkruar atë përkushtim tuajin jo vetëm për ne, por edhe për punën, për atë që ishit, për atë që ju sollët në atë qytet, rreth e krahinë, si të parët gastronom modern te specializuar nga profesor të shquar rus e çek, në shkallën më të lartë të fushës suaj.
Nëna jonë e ndjera, pak kush e di se qe e para grua jo vetëm drejtuese në atë qytet, por që hartoi e vendosi normat e ushqimit për femijët e çerdhes dhe të kopshtit, e rregulla të tjera për kontrollin e mbarëvajtjes të shëndetit të tyre.
Ndërsa ti, si një anëtar i grupit të punës që studioj, hartoi e vendosi të gjitha normat e qindra recepteve ku do të bazohej i gjithë zhvillimi i gastronomisë shqiptare per kohën.
Atë kohë, qyteti ishte ende vetëm një qendër e vogël pune e banimi për specialistët e punëtorët e minierës, zhvillimi i së cilës varej nga miniera. Ju ishit ndër të parët banor të tij. Më parë t’i vet kishe qenë një nga punëtorët e parë të minierës.
Kushedi sa ëndërra thurët për të ardhmen profesionale tuajën. Por në atë qendër banimi, fjala dhe as koncepti i gastronomis moderne ende nuk egzistonte.
Ideja e të trajtuarit të kësaj fushe jo vetëm si art, por edhe si shkencë, natyrisht ishte ende surreale. Ndërkoh që në botën e zhvilluar prej shekujsh qarkullonin botime, jo vetëm me përmbledhje recetash por edhe me njohuri mbi efektet e mënyrës së të ushqyerit në shëndetin e njerëzve, ju do të ishit të detyruar ti nënshtroheshit mungesës së theksuar të materialit e të aparaturës profesionale, duke e cunguar realisht hapsirën e zhvillimit të artit tuaj.
E megjithatë ju ja dilnit gjithmonë që të përmbushnit edhe në praktik ambicien për ti ofruar njerëzve një meny të pasur edhe pse ato vite shumica e një sër emrash të asortimenteve në listën e gjatë të menys, ishin për shumicën e klientelës të panjohura me parë, ndaj ju u perpoqët që me fines te mos shkëputeshit krejtësisht nga tradita.
Në të gjith ato vite bashkëpunim, ju i dhatë jo vetëm qytetit por mbarë krahinës për të parën herë një emër në fushën e gastronomisë, duke e kthyer restorantin e vetëm të qytetit për 15 vite rresht, në një nga restorantet me të njohura për cilësinë dhe shijen e asortimenteve që servireshin.
Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe, me dy njohës shumë te mirë jo vetëm të kuzhinës shqiptare por edhe asaj ruse, çeke, mesdhetare, etj.
Per fat të keq, edhe sot, kjo fushë e zhvillimit të qytetit e krahinës, nuk trajtohet aspak seriozisht, duke u konsideruar për shkak te mungesës se kulturës në këtë fushë, si një fushë krejt e parëndësishme për historikun e një krahine apo qyteti, ndërkoh që qytete të njohura në botë prej shekujsh identifikohen me zhvillimin e kulturës së gastronomis, dhe kulinaris, si p.sh; qyteti Monteon në Franc me restorantin „Mirazur“ numri një në botë, apo Copenhagen me“ Noma“, numri dy në botë, apo qyteti Axpe me restorant „Asador Etxebarri“ (Spanj), numri tre në botë, Bankok (Tailand) me restorant „Gagan“ , numri katër në botë per 2019, etj etj.
Un e di që gjatë ushtrimit të profesionit sidomos pas viteve 90, ke marrë komplimente nga koleg të vëndeve të huaja fqinje apo më gjër, por ky ishte vetëm një ngushëllim i vogël për atë çka ju kishit humbur në disa dekada. Madje as hapsira që Tv e Himarës të krijoji për të patur programin tënd, sigurisht nuk do t’i përmbushte krejtësisht ëndërrat e humbura ndër ato dekada te vështira për të gjithë shqiptarët.
Në jetën time jeni të parët ndër të paktët njerëz me integritet, që kam njohur. Sepse kjo cilësi, ndërkoh nuk është vetëm kaq, por është edhe një peshë e rëndë që jo kurrizi i gjithkujt mund ta përballoje, pasiqë sa më integër të jesh, aq më e rëndë është sfida. E kjo do të thotë të jesh, përjetësisht në betejë, sepse jeta nuk kursen askënd.
Ajo shpesh na vendos përball sfidash, për të cilat nuk do të kishim zgjedhur kurrë.
Loja me sfidat përball të cilave jeta na vendos, shpesh herë më duket një sprovë, përmes së cilës kërkohet një përgjigje, nëse është jeta vet dilema, apo jemi ne vet njerëzit, dilema e jetës.
Porse sfidat, dhe provat e jetës nuk e lëkundën asnjeher atë besim të brendëshëm që ju karakterizonte. Nuk e lëkundën të qënit besnik ndaj vetvetes dhe bindjeve tuaja, ndonëse ju desh ta ndërtonit jetën tuaj në kohra të vështira, e ndoshta në këte kuptim, ju nuk mund të ishit dilema e jetës perveçse luftetar te papërunjur të kësaj fushbeteje.
Sot, jeta sërish të ka vënë përball një sfide të madhe, e ti me po aq “rrebelizem” po vazhdon ta sfidosh vet sfidën
Në syt e mij je po aq i fuqishëm, e kjo më ngjall ndjesinë e të qënit po aq femij si dikur, me nevojën që dora ime të humbet në pëllëmbën e dorës tënde të madhe.
Më ndodh ndonjëherë, të pyes veten se, cilët do të kishim qen, nëse do të ishim rritur ndryshe, a në një qytet a vend tjetër.
Nuk e di.
Natyrisht, nuk mund t’i jap përgjigje kësaj pyetje, por ajo që di të them me siguri është se, me beso, nuk do të doja të isha ndryshe, pasi nuk mund ta imagjinoj dot veten, se çmund të isha nëse do të isha rritur në rrethana të tjera. Nuk më pëlqen kur mendoj se mund të mos isha kjo që jam
A është kjo ndjenjë, ndjenja e të paturit respekt për veten? A fillon e gjitha këtu?
Nëse eshte pikerisht kjo, atehere ju prindërit e mij, jeni të vetmit njerëz për te cilën mund tju “fajsoj”, sepse ishit ju që na kultivuat njerëzoren, e të mbetemi të tillë, kudo ku do të na hidhte jeta.
Ju na mësuat se në trenin e jetës tënde, lipset të jesh vet mashinisti, dhe jo pasagjeri që pret radhën t’i tregoje biletën konduktorit ..
Ndaj sot jo rastësisht, nuk je i vetëm në këtë sprovë të madhe përball së cilës të ka vënë sërish jeta.
Rreth teje janë fëmijët e tu, mbesat, nipërit, stërnipërit e njerëzit e mirë të atij qyteti, të cilët në shenjë rrepekti të thërrasin Gjyshi
A ka “dekorat” më të bukur se kjo ?
Shtëpia, vazhdon të jetë plot jet,mbushur me zëra gazmor të filizave të rinj. Ajo vazhdon të gumëzhij në ditëfesta e të mbajë gjallë kujtimin e njerëzve tanë më të dashur që nuk i kemi më mes nesh. Dera vazhdon të jetë e hapur, e prej saj vazhdon si gjithnjë të përhapet po ajo ngrohtësi, që përcjell paq e dashuri ndër ne. Nuk do ta këmbeja atë dashuri, me asgjë tjetër.
Dashurinë e shtëpisë së prindërve.
Uroj të të kemi mes nesh edhe për shumë vite, at i dashur, sepse kemi nevojë për ty.

Me dashurinë e bijës,
Dhurata