KORONAVIRUSI,SHTOHEN MASAT NË DOGANËN E BLLATËS

878

Zyrtarizimi i rasteve të para me koronavirus ka bërë që në pikat doganore të vendit tonë të intenisifikohen kontrollet e personave që hyjnë, nëse janë bartës të virusit Kovid19. Edhe në doganën e Ballatës janë rritur kontrollet ku ato bëhet njëherësh për disa persona që hyjnë nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut. Drejtori i Njësisë Vendore të Shërbimit Shëndetësor Dibër, Hasan Manja tha se tashmë puna e grupeve të mjekëve të dislokuar aty është më intensive pas shfaqjes së rasteve tashmë edhe në vendin tonë. Ai shtoi se kontrollove tani ju nënshtrohen të gjithë personat që hyjnë, ndryshe nga më parë që kontrolloheshin vetëm të huajt.Manja tha se deri tani nuk ka patur asnjë rast të dyshimtë të të prekurve me koronavirus ndërsa janë hapur karantina në doganën e Bllatës dhe në Dibër.
Ndëkohë, Drejtori i njësisë Vendore te shëndetit Publik Dibër, Hasan Manja, në një intervistë të dhënë për mikrofonin e “Bulqiza Tv” jep informacion për situatën në doganën e Bllatës në lidhje me Coronavirusin. Ai shprehet se si në të gjitha pikat doganore në Republikën e Shqipërisë edhe në doganën e Bllatës janë marrë masat nga stafi mjekësor i Dibres për të kontrolluar çdo person që qarkullon përmes kësaj dogane. Janë ngritur grupe pune që shërbejnë me tre turne në masa të rrepta sigurie. Këtu funksionon edhe karantina. Përsa i përket monitorimit është angazhuar një mjek, një ndihmës epidemiolog dhe dy mjekë higjenistë, por deri tani nuk ka pasur persona të dyshuar për coronavirusin.
Drejtori i Shëndetit Publik Dibër shprehet se në doganën e Bllatës kalojnë shumë shtetas nga vende të ndryshme të botës, si grekë, maqedonas, anglezë, amerikanë por dhe italianë. Pavarësisht se në pikën doganore të Bllatës konstatuam se ekziton pika e karantinë, vihet re se aty mungojnë aparaturat bashkëkohore për identifikimin e personave me simptomat e prekjes nga koronavirusi, dhe personeli mjekësor operon vetëm me një termometër të thjeshtë.