Rrezato o Nderi i Kombit

6

Kushtuar Hafiz Sherif Langut, delegatit të pavarësisë, të cilit ju mohua kontributi atdhetar për 50 vjet me rradhë

1.
Nga Qafa e Buallit
Varg të Nandë Malet
Sanxhaku i Dibrës
Drini që nuk ndalet.

2.
Dibra të lindi, Dibra të rriti
Nip veziri, bir petriti
Bir dëshmori, bir Perëndie
Ti, dalzotas i ksaj Shqiptarie .

3.
Osman Langu, Jusuf Skikuli
As edhe vdekja dot nuk i shkuli
Luftë banë deri në Manastir
Dy imamë, dy xhevahirë.

4.
Shpirti s’i del babë Osmanit
Për Mirvetin dhe Nebikën
Për Edipin dhe Gafurin
Që t’mos njohin të keqen dhe frikën.

5.
Për Sherifin dhe Shabanin
Sot ma shumë thërret vatani
Për Dautin dhe Rifatin
Që të mos shuhet nderi e nami.

6.
Dajë Selimi President
E nis nipin në Stamboll
Të shkollohet porsi mbret
Në më të mirin Universitet

7.
Babë Osmani, lënë porosi
Të shkollohet për teologji
Sepse feja dhe atdheu
Për shqiptarin’ janë nji.

8.
Pas studimeve në Stamboll
Për drejtësi e teologji
Sherif Langu kthehet në Dibër
Si imam dhe si kadi

9.
Si imam dhe si kadi
Ai shquhej për drejtësi
Para se të jesh fetar
Mbi të gjitha je njeri.

10.
“Bashkimi”, klub atdhetar
Atë e zgjodhi kryetar
Me abetare shpi më shpi
Pleq, gra edhe fëmijë

11.
Gjuha shqipe në Kongres
U vendos gjuhë e parë
Përfaqësuesi n’Manastir
Nga”Bashkimi”, vendimtar

12.
Luftoi me pushkë
Ndriçoi me dije
Deri kur erdhi pavarësia
Në çdo skaj shqiptarie.

13.
Për në Vlorë, në kuvend
Dibra e zgjodhi delegat
Që nga Dibra deri në Vlorë
Udhëtoi ditë e natë.

14.
Në nëntor më tridhjetë
Bashkë me Isa Boletinë
Ismail Beu ata i priti
Siç pret vëllai, vëllain e tij

15.
Ish i ditur, ulema’
Kryetar i Ulemasë
Shqiptarinë mbi të gjitha
Avokat i fukarasë.

16.
Komuniteti mysliman
Atë e zgjodhi kryetar
Delegatit të pavarësisë
I ndrit fjala porsi ar.

17.
E dënoi fashizmin e zi
I ndihmoi çlirimtarët
Por kur dolën në liri
E dënuan mëkatarët.

18.
Dhe kaluan pesëdhjetë vjet
Që të ngrihesh në piedestal
Rrezato o Nderi i Kombit
Lartëso porsi mal.