ATMOSFERË FESTIVE NË BULQIZË

1

E paimagjinueshme atmosfera në Bulqizë për ndezjen e dritave të pemës së fundvitit. Mes qindra pjesëmarrësve, si një familje e madhe që gëzojnë njësoj në ditë si këto, u shënua edhe nisjen zyrtare të festimeve të dhjetorit në qytet. Kryetarja e Bashkisë, Znj. Festime Mjeshtri ka falënderuar secilin pjesëmarrës, ata që sollën fëmijët për të parë gjithë programin artistik të përgatitur me shumë kujdes. “E kam shijuar pa fund çdo moment të këtij aktiviteti, sepse para meje kisha sytë e dhjetëra prej tyre që qeshnin pa fund, gëzonin me gjithë shpirt, këndonin e kërcenin. Ky është vetëm fillimi i një muaji që nuk do të lërë askënd pas, veçanërisht ata që sytë i kanë drejt nesh të rinjtë, të moshuarit, të pamundurit dhe gratë heroina që ky qytet ka”, tha kryebashkiakja Mjeshtri. Ajo ju përcolli me gjithë zemër urimin dhe lutjen e madhe që ky fundvit ta gjejë secilën familje bulqizake mirë me shëndet, e të rrethuar me dashuri, ngrohtësi e lumturi. Më pas kryetarja e Bashkisë falenderoi ekipin e saj për punën e mrekullueshme dhe përkushtimin pa orar, nga përgatitjet deri në realizimin e këtij aktiviteti, që u kthye në një mbrëmje të bukur për qytetin. Po ashtu kryebashkiakja Mjeshtri falenderoi këngëtarët dibranë Vera Laci, Altin Sulku dhe Fatjon Dervishi që, si gjithmonë, nuk u kursyen aspak për të ardhur e për të ndarë momente gëzimi me qytetarët e Bulqiz kryebashkiakja Mjeshtris dhe për ta bërë këtë mbrëmje edhe më të veçantë për të gjithë.

FESTAT, TË KONCEPTUARA SI PARADË E TË RINJVE
Festat e Nëntorit (festa e Flamurit më të bukur në botë) Bashkia Bulqizë i konceptoi si një paradë që do të përfshinte të gjitha shkollat, për të treguar sesa shumë të rinj ka kjo bashki. “Bëmë shumë mirë, pasi ky ishte një nga aktivitetet më të bukura, më të hareshme dhe më kuptimplotë. Ky aktivitet dhe këta të rinj na kujtojnë se sa shumë përgjegjësi kemi si drejtues, si mësues dhe si prindër, për t’i udhëhequr drejt ëndrrave të tyre, drejt rrugëtimit jetësor, për të qenë mbi të gjitha qytetarë të denjë për Shqipërinë Europiane”, tha kryebashkiakja Mjeshttri për gazeta “Bulqiza”