Rrëfime rreth kritikës përmes, reportazhit letrar

278

Nga Emi KROSI

Një emër shumë i njohur është edhe Halil Rama. Një poet, prozator, por më shumë shquhet si një gazetar reportazhesh kulturore. Në shkrimet e tij, përmes vështrimeve vertikale (sepse vetëm reportazhi nuk është një vështrim në thellësi ose horizontal), se modeli shkrimor publicistiko- letrar i reportazhit kërkon një specifikë tjetër të të shkruarit.
Libri i tij “Ekzaminimi i dikaturës në veprën letrare” është ndarë në katër kapituj:
1. Nga letërsia arstistike; (kryesisht ese dhe kritika për disa emra dhe vepra sa të njohura dhe të panjohura si: Zija Çela, Preç Zogaj, Naim Berisha, Astrit Gjunkshi, Setki, Q. Jashari etj.), duke transmetuar vlera tek lexuesi, përmes vështrimeve të thukta por edhe një qasje tjetër, që kritika e njeh: si vështrim sipëfaqësor në formë reportazhi. Ai i shmanget “kurthit biografik”, por rrok ato tematika që i duken se ka nevojë lexuesi. Por, studiuesi dhe kritiku Fatmir Terziu, e cilëson “si pozitive penën e tij”. Kjo dallohet edhe nga lirshmëria por edhe qasja poetike e shumë librave të botuara. Në këtë qasje, ka më shumë “dinamikë”, “kritikë”, më pak “eufori” dhe më shumë “gjendje dhe lëng letrar”, nga lënda dhe fabulat që sjellin autorët. Ajo, që mori dhe titullin libri, ishte eseja me titull: “Ekzaminimi i diktarurës në romanin “Doktoresha” të Flamur Buçpapajt”. Autori rreket të zbërthejë kodet/nënkodet/subkodet e romanit, përmes personazhit të doktoreshë Zanës, ku intrigat e regjimit, apo edhe “gostia e kokëngrënies” është edhe thelbi i ngjizjes së tharmit romanor. Diktaturat rrëzohen, por gjurmët e plagëve lënë aty, gjurmët e “dhimbjeve” të vjetra.
2. Nga letërsia dokumentare: Në këtë pjesë përfshihet letërsia dokumentare e shkruar shumë në të gjitha hapsirat shqiptare, por pak të trajtuara nën syrin e kritikës apo edhe si ese për qëllime letrare me kumte stilistiko-gjuhësore, pasi këto lloje shkrimesh letrare, kanë brenda edhe dokumente historike/biografike/kinematografike, që enden në shumë kohë. Përmasa e emrave si: Shaban Murati, Mimoza Dajçi, Beqir Sina, Irfan Dashi, Shpëtim Cani etj., ka trajtesa shumë interesante. Libri “Burgjet shqiptare në monarki, gjatë Luftës II Botërore dhe në dikaturë” të Femi Sufaj-t, tregojnë kushtet dhe kohën e ndërtimit të burgjeve në Shqipëri dhe historikun e tyre në kohë. Por, përmes detajeve më të imta, autori hedh dritë më përtej shkrimit autorial të (Femi Sufaj), përkundër kushteve antinjerëzore nëpër burgjet shqiptare. Deri edhe tek marrëzia komuniste me kamp-burgjet, apo edhe burgjet ku diktatura “nënshtronte” elitën e opozitës së saj përmes vrasjeve dhe burgosjes. Libri: “Kam punaur me Edi Ramën”të Irfan Dashit, duket si një qasje “alla Rama” për Ramën. Rrëfimi për kryeministrin e sotëm, përmes shkrimit si dokumentar as nuk ia shton dhe as nuk ia mohon vlerat (sidomos për kundërshtarët politik) apo edhe situatat në familje, nuk ia ulin vlerën tekstit parësor por as guximit të trajtesës së kritikës së Ramës.
3. Reportazhe: (reportazhet për tematika të ndryshme kulturore, letrare, poetike). Përmes temave si: “fisnikëria tiranase” apo “dita e Maqellarës”, “mirënjohja e Elbasanit”, ikona e kinematografisë Margarita Xhepa në Bulqizë, etj. Nuk mungojnë edhe reportazhet poetike si:
a) mbi poezinë e Avni Ndreut,
b) të Barie Çupit ,
c) dhe Setki Q. Jashari , duke iu qasur poezisë së sotme moderne, duke dekoduar kodet poetike të poetëve të lartpërmendur.
4. Tregime: (modele të rrëfimit në prozë në udhën e rrëfimit post/modern).
Sëfundmi: vlera e shkrimeve të Halil Ramës, tejkalon çdo çmim, çdo titull, çdo vlerë honorike, sepse mbizotëron modeli i të qenit “me këmbë në tokë”, çdo gjë për librin, gjuhën dhe kulturën shqipe, ka shpalosur dimensionin e tij kulturor në disa zhanre, duke na shpërfaqur ato “vlera të harruara” por që qëllimisht nuk vërehen ose përjashtohen. Por syri dhe pena e tij i ka stolisur, për të qenë aty, si dokumente letrare të shkruara, ku çdo libër ka këndin e tij të hapur përgjithmonë për lexuesit e ardhshëm.

* * *
Edhe në librin tjetër “Rilindja e emrave” Halil Rama, përçon elementet poetiko-letrare të qëmtuar deri në imtësi.
Vonë e kam njohur autorin, por shkrimet e tij i kam lexuar. Ndonëse e njoh shumë më herët si gazetar të reportazheve letrare,
Halili nuk ka reshtur të qëmtojë dhe në gjini të tjera, si poezia, proza, monografia, reportazhet historike, Wshtë bukur por shumë vështirë të shkruash (me stil gazetar për elementet letrare), sidomos në disa refleksione, në skica dhe portrete të njerëzve të fushave të ndryshme.
Por, libri vetë është strukturur në disa krerë:
– kreu I: (esse dhe refleksione),
– kreu II: (profile),
– kreu III: (kritikë letrare),
– kreu IV: (reportazhe).
Në këtë kojne të dytë dua të shpaloj një tematikë ose shqetësim që ka marrë edhe titullin kjo vepër, vijimësia e emrave. Tema përrok saora jo vetëm formësimin e tij si personalitet artistik, por troket tek “porta e harruar” e trashëgimisë së trungut atnor. Pema e Jetës = Pema e Tamblit + Pema e Gjakut, (vazhdimësia e linjës amësore përmes tamlit dhe lidhja me linjën atërore përmes gjakut), që cilësohet si vazhdimësi e emrave.
“Emrat dhe gjuha, janë binomi esencial i identifikimit kombëtar, një pasuri kombëtare që duhet ruajtur e trasmentuar brez pas brezi”, ku autori na fton të ruajmë emrat tanë shqiptar, duke eleminuar sa më shumë emrat e huaj (një fenomen modern i prindërve të sotëm).
Prindërit e rinj shqiptar, mendojnë se duke emërtuar fëmijën e tij me emër të huaj, quhet modern, por kjo është e gabuar. Trashëgimia e emrave, që në shumë vende të botës, duke filluar që nga fqinjni ynë Greqia, është traditë dhe si vazhdimësi e pemës gjeonalogjike e familjes. Andaj, “shuarja” apo “harresa e qëllimtë” si të vjetra, të emrave të paraardhësve tek pasardhësit, nuk na bën as modern dhe as shpellar, por thjesh një shtyllë e identitetit, që na përfaqëson jo vetëm me gjuhën, por edhe me kulturën tonë kombëtare. Nuk është vetëm shqetësimi i autorit por edhe mbarëshoqëror, se nuk është një metaforizim thjesht poetik, por një shqetësim, sepse nuk na pengon në integrimin, as të shqiptarëve të rinj, as të vjetër në Europë, por ruajta e tyre shihet, si kult i vlerave të harruara, kulturore të shqiptarëve, si një trashëgimi shekullore e unitetit tonë shqipëtar.
Duke udhëtuar nëpër shkrimet poetiko-(ese)estike dhe reportazhet, sado që fjalë me plot dashuri dhe përkushtim ndaj njerëzores dhe shpirtërores, nuk ia pakëson meritën për punën shkrimore dhe arkivore Halil Ramë-s, dua të ndaloj tek kreu II, (profile). Mirësia, ngrohtësia si dhe përshkrimet e figurave si: Haziz Ndreut, si ikona e qndresës dibrane apo “ezopi i Dibrës”, Xhavit Nimani, Qerim Sula, Muharrem Gjoka, rrok tërë arsenalin e emrave dibranë dhe jo vetëm. Ajo trevë trimash, poetësh, këngëtarësh, folkloristësh, gazetarësh dhe intektualësh në të gjitha fushat, kanë një zë. “Halil Rama, i jep zëshmëri përmes penës së kujtesës të “harruarve” dhe anatemuarve: “duke i vendosur intelektualët që nuk jetojnë dhe ata që jetojnë dhe kontribuojnë ende, secilin në vendin dhe peidestalin e merituar”, shkruan në pasthënie Hajri Mandri.
Sëfundmi: duke i lënë lexuesit e rinj, që të njohin nga afër Halilin, të shkruajnë ose të paktën ta lexojnë (se leximi është pakësuar apo harruar fare), do të gjykojnë vetë. Kjo vjen falë edhe leximeve të tij të vëmendshme dhe të sinqerta, sepse sot vështirë të gjykosh apo të vlerësosh me kthjelltësi dhe profesionalizëm si dhe sa duhet, për dikë që përçon vlera nga rimarrja dhe rindërtimi i vlerave mbi/dhe tekste të tjera.