Homazh për biznesmenin Murat Duriçi

904

Një aksident i rëndë, me pasojë vdekjen e 53 vjeçarit Murat Duriçi ndodhi mbrëmjen e së premtes të 31 janarit, në aksin rrugor Qafë e Buallit-Vajkal, në vendin e quajtur Vajkal 2. Sipas policisë lokale të Bulqizës, bëhet me dije se 53 vjeçari Duriçi po ecte në këmbë përgjatë këtij segmenti rrugor, ku dhe mendohet të jetë godituar nga një automjet tip Ford, i cili drejtohej nga Mentor Ceku, duke e lënë në gjendje të rëndë në anë të rrugës. Burime nga policia bëjnë me dije se i aksidentuari është gjetur me shenja jete nga kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë. Fillimisht i aksidentuari është dërguar për në spitalin e Bulqizës, por plagët e rënda që kishte në trup, detyruan mjekët ta dërgojnë drejt spitalit të traumës në Tiranë. Por ndonëse i aksidentuari u dërgua në Tiranë për një mjekim më të specializuar, nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit, i cili dyshohet si autor i këtij aksidenti ishte larguar nga vendi i ngjarjes, ku më pas është bërë i mundur arrestimi i tij, si dhe gjetja e automjetit me të cilin kishte shkaktuar aksidentin. Në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit, biznesmeni Murat Duriçi figuron si më poshtë:
Nipti:L37125401E;
Emri i subjektit:“KELI-M-13”
Objekti i Aktivitetit: Import-eksport si dhe tregëtim me shumicë e pakicë të mallrave të ndryshme, Kërkim, zbulim, nxjerrje, prodhim, shfrytëzimit dhe tregetim të mineraleve të ndryshme metalore dhe jo metalore (krom etj), me shumicë e pakicë.
Duriçi rezulton një person që nuk njihet për të shkuar të dyshimtë apo të lakuar në ndodnjë çështje konflikti si dhe rezulton gjithashtu pa precedent penal.
Policia sqaron se biznesmeni është përplasur nga një makinë tip “Ford”, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa qytetarët të cilët banojnë në afërsi të kësaj rruge tregojnë se aksidentet në këtë zonë kanë qenë të shpeshta, jo vetëm në njerëz por edhe në bagëti, kjo për vetë faktin se drejtuesit e atumjeteve ecin me shpejtësi të madhe, duke mos marrë parasysh se ky aks kalon në qendër të banuar. Që prej ndërtimit, aksi rrugor Qafë e Buallit-Vajkal ka qenë burim aksidentesh, të cilat kanë çuar edhe në humbje jetë njerëzish.