Kontributi i Edmond Isakut për Mediat Televizive Lokale

634

DIBRA AMANET I BREZAVE

• Njiherë nji gjeneral serb shkon te shtëpia e Elez Isufit në Dibër për t’i ba disa propozime në dam të Shqipnisë. Atdhetari i flakë Elez Isufi i kundërshtoi të gjitha e, tue e përcjellë deri në kufi, ndigjon disa fëmijë shkolle që këndonin kangë shqiptare. – Shihni, zotni, – i tha atëherë plaku i Dibrës gjeneralit serb, – edhe me dashtë unë, plaku, me e tradhëtue Shqipninë, nuk më lanë këta fëmijë

 

Mustafa Gjinaj*

Media është një nga fushat më të bukura të investimit por edhe më të vështira për faktin se kërkon investime serioze dhe se njerëzit e njohin pak këtë fushë.
Mondi është një nga dallëndyshet e para të investimit në median televizive lokale…duke ngritur TV Bulqizën, si një dritare e informacionit dhe fjalës së lirë në atë zonë, ku deri në atë periudhë pjesa dërmuese e zonës në të dy anët e kufirit mbulohej me sinjal nga kanalet Maqedonase.
Bashkë me një grup shokësh vendosen të përhapin rrjetin lokal të televizioneve, si në Kukës, Mat, Lezhë e në të gjithë teritorin. Në këto kushte u krijua dhe Shoqata e Transmetueseve Radiotelevizivë kabllorë-valorë..Rrtl., që si mision dhe qëllim të vetin kishte mbrojtjen dhe zhvillimin e medias lokale, në përputhje me kërkesat e kohës, bashkëpunimin në hartimin e legjislacionit për median dhe mbrojtjen e operatorëve lokalë nga arbitrariteti i segmenteve të shtetit.
Duke parë aftësitë dhe kontributin direkt të Edmond Isakut në këtë drejtim, Shoqata e Transmetueseve Radiotelevizivë kabllorë-valorë, e ka zgjedhur atë prej mëse dy mandatesh kryetar të saj.
Dhe në fakt nga ajo kohë e në vazhdim, vetë Mondi, së bashku me stafin e shoqatës janë kthyer në gardianë të fortë në mbrojtje të interesave të operatorëve privatë.
Janë disa ligje, udhëzime të cilat kanë dalë këto vite në plotësim të legjislacionit mediatikë e veçanërisht për median lokale, ku natyrisht do përmendim këtu disa prej tyre, ku kontributi i shoqatës dhe personalisht i Mondit është evident dhe ka dhënë rezultate, siç është bashkëpunimi në hartimin e ligjit nr 97-2013, për Autoritetin e Mediave Audovizive dhe hartimin e rregulloreve të brendeshme.
Do vlente të trajtojë kontributin personal në përmirësimin e projekt-ligjit për të drejtat e Autorit, ku me argumentet e shoqatës, Grupi Parlamentar i Medias me mirëkuptimin e të dy krahëve politikë e ktheu këtë projekt-ligj për ta ripunuar, dhe në fakt u morën në konsideratë rreth 80% e propozimeve tona.
Zhvillimi i medias në tërësi dhe asaj lokale në veçanti në përputhje me strategjinë e BE-së për dixhitalizimin, ka patur përkrahjen e shoqatës, por kurrësesi sipas planit të qeverisë që u paraqit në fillim, sipas atij plani i gjithë investimi i televizioneve lokale prej më shumë se 25 viteve, fshihesh me një të rënë të lapsit, nuk merrej në konsideratë, shpenzimet e miliona eurove të hedhura deri në këtë kohë në investim.
Duhet thënë se dhe në këtë rast, kontaktet, bisedat, shkresat, takimet me Autoritetin e Medias Audiovizive, deputetë, anëtarë të kabinetit qeveritar, dhe komisionin e medias dhanë njëfarë rezultati pozitiv, jo i pranuar nga ne, por e kanë vënë problemin deri diku në rrugën e zgjidhjes.
Duke patur parasysh Kushtetutën e vendit tonë që çdo shqiptar, kudo që të ndodhet, ka të drejtën e informimit, dhe të jetës si ai qytetari në qytet, është punuar që deri në skajin më të largët të vendit tonë të vejë sinjali i TV.lokale, qoftë valore, qoftë dhe kabllore. Mondi ka qenë në ballë të përpjekjeve, për të mbrojtur operatorët lokalë dhe nga konkurenca e pandershme, dhe vendimi i Autoritetit të konkurencës për të hapur tregun e Medias në Shqipëri ka insistimin dhe kontributin direkt të Mondit.
Shoqata Rrtl nën drejtimin e tij ka bërë përpjekje për të mbrojtur, subjektet nga masa administrative, në gjoba, natyrisht jo shkelësi i ligjeve… por nga veprimet arbitrare…
Me kontributin dhe nën drejtimin e Mondit sot shoqata është një organizëm i cili vlerësohet nga i gjithë organizmat ligjorë shqiptarë ashtu dhe të Autoritetit Medias Audovizive,
Qeveria, Kuvendi dhe institucione të tjera ndërkombëtare që mbulojnë median në Shqipëri.
Ne jemi krenarë që Edmond Isaku kandidon për deputet, pasi me siguri ai do të jetë garant i të drejtës së operatorëve televizivë lokalë dhe dhe i medias në përgjithësi.
*Kordinator i Shoqatës së Transmetuesve Radiotelevizivë kabllorë-valorë.