“Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, publicistikë me vlera, dokumentare e historike

1508

Engjëll Musai
Drejtor i gazetës “Telegraf”

Ka kaluar një vit që nga publikimi i pjesë së parë të librit “Oficeret shqiptare në rrjedhën e historisë”, i autorëve Suzana Jahollari e Kujtim Boriçi, e tashëm na vjen në duar pjesa e dytë e tij. Si një nga miqtë e kolegët e afërt të autorëve, më vjen mirë të konfirmoj se kjo periudhë, vërtetoi plotësisht atë që unë pohova në hyrje të volumit të parë për lexuesin se : “….Dua të pohoj se ky libër krejt i veçantë në publicistikën historike të 20 viteve të fundit, është para së gjithash një punim serioz publicistik dhe historik i munguar deri tani. Nëpërmjet dokumenteve të arkivave në kohë të ndryshme, në Shqipëri e jashtë saj, nëpërmjet portreteve, dëshmive e ngjarjeve mbi rolin e grave ushtarake ndër shekuj, në pjesën e parë të këtij libri, sillet një pjesë e historisë së qëndresës së popullit tonë përballë invazioneve, veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të grave shqiptare…!”. Në mos gaboj, për këtë libër (pjesën e parë), gjatë një viti, është shkruar më shumë se për këdo libër tjetër të këtij lloji në gazetat qendrore të kohës, nga studiues e lexues të thjeshtë. Dhe të gjithë, e kanë vlerësuar këtë libër si një arritje në publicistikë dhe si një libër me vlera dokumentare dhe historike për rolin e grave tribune e me uniformë në dekada e shekuj, brenda e jashtë kufijve aktualë të Shqipërisë. Dhe ja, tani vjen pjesa e dytë e tij, në të njëjtën linjë, shton vlera të tjera në këtë kolanë interesante. Njëkohësisht, rikonfirmoj se kam kënaqësinë dhe nderin të promovoj këtë libër në gazetë për një lexues më të gjerë. Urime dhe suksese në vazhdim autorëve Suzana Jahollari e Kujtim Boriçi!