Thjesht per te “thyer” pak rregjimin e karantines!!!

1084

 

Prof.dr.Gafur Muka
1. ANTIVIRUSIT
Hidhe hapin e parë!
Çdo rrugë me të fillon
Edhe pse nuk jemi larg
Nxito, nxito, nxito!
2. KARANTINË
Veten e kam brenda
Dëshirat jashtë
Uroj, sa më shpejt
Të dyja
Të jenë
BASHKË
3. KY MARS
Ky mars
I ka lulet
Veç për vete.
Po tekat?
Si gjithmonë
I dhuron.
4. DITË
Mëngjesi, dreka, darka…
Kështu vjen e shkon.
E megjithatë
E nesërmja nga e sotmja
NDRYSHON
5. LAJMI
Unë të kërkoj
Afër e larg
Dhe kur të gjej
Kuptoj:
Nuk isha
Ai që jam
6. MIK
Nuk e kujtoj
Kur për herë të parë
E shqiptova këtë fjalë.
E sigurtë është
Që nuk dua assesi
Këtë fjalë
Ta HARROJ
7. DIELLI
Nëna ma ka thënë
Për herë të parë
Lindi Dielli!
Dhe mua për çudi
Më është dukur
Gjithmonë
Afër…
QIELLI
8. PRESJA
Pusho pak,
U lodhe!
Më thotë presja
Dhe unë pushoj
Pa më urdhëruar
PIKA
9. LËVIZJE
Kohë karantine…
Moduli i vektorit tënd
Shtëpia
Moduli i dëshirës sime?
Rruga,
Për tek ata
Që më duan…
10. FRIKA
Gjithmonë kam dashur
Të jesh larg meje
Po kurrë s’ka ndodhur
Vetëm të më lësh.
Më mirë kështu
Se për të ruajtur vreshtin
Nuk duhen
Vetëm..
QEN