Poemë e dhimbjes, kënduar vajshëm

1490

Atdheut

Dashuria ime për ty, lule petalekëputur.
Dashuria ime për ty, pëllumb krah’thyer.
Dashuria ime për ty, dallgë në shkemb perplasur.
Dashuria ime per ty, si zogu pa krye.

Dashuria ime për ty, ëndërr e vrarë.
Dashuria ime për ty, plag që pikon gjak.
Dashuria ime për ty, këngë pa refren.
Dashuria ime për ty, krismë që merr hak.

Qyeti im,

Qyteti im,
ti pejsazh i zymtë mbi sfondin gri,
ku natyra peneloi ashpër,
duke hedhur ngjyra të errëta pa kursim.

Qyeti im,
Ti poemë e dhimbjes, kënduar vajshëm,
plagë që dhemb, dashuri e brisht.
Qyteti im,
Rrethuar nga male me barkun bosh.
Në labirinthet e galerive bëjnë garë jeta dhe vdekja.
Në errësirën e tyre, jep shpirt buzëqeshja.
Qyteti im,
me burra shpinëkërrusur,
me fytyra të ashpra e me shpirt të butë,
me gra shamizeza e fëmijë jetim,
nga zgavrat e syve të tyre uria merr frymë.
Qyteti im,
Ti më i pasuri ndër të pasurit,
ti më i varfëri ndër të varfërit,
me shumë beteja por pa histori,
me shumë heronj, të pa lavdi.
Qyteti im,
Njerëzit nxitojnë të ikin prej teje,
të tjerë nxitojnë të vijnë.
Ti jeta e tyre,
ti vdekja e tyre,
ti shpresa e tyre,
Ti ..

26 nentor 2019

Toka u drodh.
Dita u terr.
U trazuen detet.
Njerzia u shkreh.
Qyteti ra.
Koha mbet,
bota ndali frymën.

Nga nënrrenojat klithma jetësh
shkulin malet,
çajn qiejt,
përplasin meteorët,
shuajn diejt,
gjunjin zotat ..

Toka vazhdon të dridhet …
Rrëzohen, shkërmoqen fasadat.
çirren, bien maskat ..