Major Klodian Tanushi i jepet titulli “Nderi i Qarkut Dibër” pas vdekjes

844

Major Klodian Tanushi, i plagosur më 6 maj, 2019 gjatë kryerjes së detyrave luftarake, në misionin e NATO në Letoni i cili ndërroi jetë katër ditë pas ngjarjes, është vleresuar nga Këshilli i Qarkut Dibër me titullin “Nderi i Qarkut Diber”, pas vdekjes. Në këtë ceremoni morën pjesë autoritetet vendore të qarkut Dibër, familjarë dhe të afërm të dëshmorit të Atdheut Klodian Nikolla Tanushi. Titullin “Nderi i Qarkut Dibër“ në emër të këtij këshilli ja dorezoi babait të majorit, kryetarja e keshillit të qarkut Dibër Valentina Haliti. Babai i Majorit duke marrë këtë titull të lartë që i dha Këshilli i Qarkut Diber i falenderoi ato për këtë akt. Edhe deputetja e Qarkut Diber Almira Xhembulla, në fjalën e saj tha se ndjehej mirë që në këtë fund viti ne mblidheshin per t’i dhënë titullin “Nderi i Qarkut Dibër” Major Klodian Tanushit.
Major Klodian Nikolla TANUSHI që humbi jetën në Letoni ka lindur në Dibër më 31.10.1980. Ai është i martuar dhe ka tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14 vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Tanushi në vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin “Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në Akademinë Ushtarake Skëndërbej.
Ka kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me eksploziv”.
Ka marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.
Pas përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë 18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e “Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka marrë gradën e “Majorit”.Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë Komandant i Togës së pare të EOD.
Në 20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga, Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi 6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
Ai humbi jeten si pasoje e plageve te marra gjate shperthimit te nje mine te paplasur gjate misionit ne Letoni. Si pasoje e shperthimit fillimisht humbi jeten nentetarja Zarife Hasanaj e me pas pak dite më vonë major Tanushi. Major Tanushi la pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë .