Messi flet për rivalitetin me Ronaldon

1131

Lionel Messi beson se dueli i tij i veçantë me Cristiano Ronaldon në La Liga do të mbetet gjithmonë në mendjen e tifozëve, përkundër kalimit të portugezit në Serie A.

Me Messin në krye të Barcelonës dhe me Ronaldon në krye të Real Madridit nga viti 2009 deri më 2018, dy yjet e dominuan botën e futbollit dhe i fituan 11 nga 12 Topat e Artë të fundit – vetëm Luka Modric arriti ta thyejë këtë duopol në vitin 2018.

Messi se kohëzgjatja dhe intensiteti i rivalitetit të tij me Ronaldon bën që tifozët të mos i harrojnë këto duele, përkundër që Ronaldo tani luan për Juventusin ne Serie A.

“Ishte një duel i veçantë dhe do të mbetet i tillë përgjithmonë sepse zgjati disa vite dhe nuk është e lehtë ta mbash një nivel të caktuar për një kohë të gjatë. Për më tepër, klubet për të cilat luanim ne ishin shumë kërkuese – edhe Real Madridi e edhe Barcelona, dy klubet më të mira në botë”, tha Messi.

“Garuam në një nivel të barabartë për aq shumë vite, mendoj se kjo do të mbetet përgjithmonë. Dueli sportiv ishte shumë i mirë mes nesh personalisht dhe mendoj se edhe njerëzit u argëtuan, pavarësisht a ishin tifozë të Barcelonës, Real Madridit apo tifozë të futbollit në përgjithësi”.

Pas katër vjetëve pa këtë çmim, Messi e fitoi Topin e Artë për herë të gjashtë në karrierë këtë vit – duke e lënë prapa lër një Ronaldon, i cili e ka fituar këtë çmim pesë herë në karrierë.

Gjatë kohës së Ronaldos në Madrid, Messi i shënoi 471 gola në 476 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa kundërshtari i tij i shënoi 450 në 438 ndeshje.

Messi i kujtoi kohët kur ai përballej me Ronaldon gjatë përballjeve mes Real Madridit dhe Barcelonës në El Clasico, ndeshje kjo që kishte më shumë rëndësi kur ishte edhe Ronaldo sipas argjentinasit.

“Natyrisht khr Cristiano ishte në Real Madrid, ndeshjet ishin gjithmonë të veçanta. Kundër Real Madridit janë gjithmonë, por me Ronaldon ishin edhe më shumë”, shtoi Messi.

“Por, këto kohëra kanë kaluar tashmë, ne i kemi përjetuar ato, por tani shikojmë përpara”.