Halil Rama promovon librin e 15-të “Në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”

1969

Në sallën e madhe të Muzeut Kombëtar ku u promovua libri “Skënder Cala – ‘Mjeshtër i madh’, në gjerdanin e artë të kulturës kombëtare”, qindra personalitete të artit, kulturës e letrave ndoqën me interes e vëmendje edhe dokumentarin me të njejtin titull të autorit Halil Rama.
Dukumentari qe mjaftë mbresëlënës për faktin se artistë të njohur evidentonin vlerat e Skënder Calës si këngëtar, regjisor e aktor, ndërsa në mbyllje jepen çaste nga dekorimi i tij me titullin “Mjeshtër i Madh”, ku Presidenti i Republikës Bujar Nishani, pasi vlerëson aftësitë artistike dhe ato njerëzore të këtij artistit që janë shijuar edhe vlerësuar si brenda edhe jashtë vendit shprehet se: “Vlerat e Skënder Calës shkojnë përtej kontributit të artit shqiptar.
Ai mbi të gjitha kontribuoj në zbulimin e artistëve të rinj, i cili i përgatiti duke ju dhënë shumë nga vetja e tij, në mënyrë që ato të ishin të përgatitur për të konkuruar në skenën e artit shqiptar por edhe më gjerë. Dhe sot ata, duke ecur në hapat e mjeshtrit të tyre, profesorit të tyre kanë një emër në jetën artistike si brenda ashtu edhe jashtë vendit”.