11 përfaqësues dinjitoz të Bulizës, “Ambasadorë për Paqen”

2

Kryetari i FPU Shqipëri Defrim Methasani falenderoi përzemërisht kryetaren e Bashkisë Bulqizë, Znj. Festime Mjeshtri, për kontributin e saj të vyer dhe stafin e Bashkisë për angazhimin dhe mbështetjen që i dhanë Këshillit të Paqes Bulqizë me kryetar zotin Flamur Meta dhe nënkryetarin e këshillit rajonal të paqes zotin Korab Kika, në realizimin me sukses të veprimtarisë së datës 4 nëntor 2025

Bulqiza është shembulli më i mirë sesi brenda një mjedisi të vogël bashkëjeton një komunitet divers, që ka përqafuar kulturat, traditat dhe zakonet e gjithsecilit. Një mjedis ku askush s’ka njohur konflikte për shkak të të qenit ndryshe përkundrazi, kemi ditur të jetojmë në paqe mes nesh.
Ky ishte edhe mesazhi që kryebashkiakja Festime Mjeshtri përcolli në super aktivitetin e organizuar nga Federata e Paqes Universale Shqiperi , e moderuar me shumë profesionalizëm nga Defrim Methasani , njëkohësisht Kryetar i Federatës.
Së bashku me përfaqësues të komuniteteve fetare, u përcollën mesazhe të qarta për paqe, bashkëjetesë, harmoni dhe respekt të ndërsjellë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave që na bashkojnë.
Zoti Methasani e falenderoj përzemërisht kryetaren e Bashkisë Festime Mjeshtri, për kontributin e saj të vyer dhe stafin e Bashkisë për angazhimin dhe mbështetjen që i dhanë Këshillit të Paqes Bulqizë me kryetar zotin Flamur Meta dhe nënkryetarin e këshillit rajonal të paqes zotin Korab Kika, në realizimin me sukses të veprimtarisë së datës 4 nëntor 2025. Ajo sallë e mbushur plot, prania e përfaqësuesëve të komuniteteve fetare, ardhja e 7 drejtuesëve dhe përfaqësuesëve më të lartë të FPU dhe vlerësimi me titullin “Ambasador për Paqen” të 11 përfaqësuesëve dinjitoz të komunitetit, treguan vlera reale dhe i dhanë shumë kuptim këtij takimi ku në epiqendër ishte fryma dhe harmonia fetare dhe ndërkrahinore. Si kryetar i FPU Defrim Methasani, këtë falenderim e bëripublikisht dhe I ftoj përbashkëpunim të vazhdueshëm