Nisje e mirë e ekipit të futbollit “Bulqiza”

1579

Qarku i Dibrës ka tashmë katër ekipe futbolli, Burreli e Korabi në Kategorinë e Parë, Klosi në të Dytën dhe Bulqiza në Kategorinë e Tretë.

 

Ekipi i futbollit të Bulqizës, një ekip i iri modest, por rezultativ, e zhvillon veprimtarinë e tij futbollistike në kategorinë e tretë, me objektivat dhe symimin që të zerë vendin e parë dhe për të kaluar sezonin tjetër në kategorinë e dytë.
Ndeshjet e kesaj kategorie zhvillohen në kompleksin e fushave në Kamez në Tiranë. Të dy ndeshjet e para të këtij kampionati ekipi ynë me administrator Andi Topin, me drejtor teknik dhe trainer Hakik Çekici dhe zëvendës trainer Flogert Rrushi, i ka fituar si vijojn:
Bulqiza – Osumi 6-0 dhe Bulqiza – Kinostudio 2-1.
Në këtë kategori marrin pjesë 8 ekipe.
Në ndeshjen e dytë, ajo mes ekipit Bulqiza dhe ekipit të Kinostudios pati rivalitet. Djemtë e ekipit të Bulqizës u treguan më të kujdesshëm dhe sulmuan më shumë në portën kundërshtare. Në minutën e 11-të kaluan në avantazh me anën e sulmuesit Andri Cara.
Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e pjesës së parë.
Me fillimin e pjesës së dytë ekipi ynë nuk e lëshoi lojën dhe si rezultat do të shënohej edhe goli i dytë për ekipin tonë po nga sulmuesi Cara, i cili shënon një dy golësh në këtë ndeshje.
Në mesin e pjesës së dytë ekipi i Kinostudios shkurton rezultatin duke e çuar atë në 2-1 për Bulqizën.
Në minutat e mbetura ekipi ynë sulmoi përsëri por pa shënuar duke e fituar takimin me rezultatin përfundimtar 2 – 1 dhe duke kryesuar kampionatin me pikë të plota.
Po ashtu para disa ditësh, në kompleksin sportiv “Loro Boriçi” në Kamëz, është zhvilluar ndeshja mes ekipit të Bulqizës dhe atij të Urës Vajgurore, KF Osumi. Skuadrën e ka mbështetur edhe kryetari i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla, i cili më herët pati deklaruar se ishte angazhuar përzemërsisht në ringritjen e këtij ekipi pas një mungese prej 6 vitesh.
Sipas të dhënave të marra nga drejtuesit e ekipit mbështetës në financim është 100% Bashkia Bulqizë.
Qarku i Dibrës ka tashmë katër ekipe futbolli, Burreli e Korabi në Kategorinë e Parë, Klosi në të Dytën dhe Bulqiza në Kategorinë e Tretë.