• Në emër të Shoqatës Bashkësia Dibrane, kryetari i kësaj Shoqate Prof. asc. Dr. Saimir Shatku i dorë zoi vajzës së Rrahman Hankut titullin “Fisnikëria e Bashkësisë Dibrane në Tiranë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të Rrahman Hankut si personalitet i spikatur i fushës së ndërtimit dhe përfaqësues i shquar i komunitetit dibran në Tiranë.”
Në Sallën e Konferencave të Tirana International Hote, më 18 Në ntor 2025 u zhvillua një aktivitet përkujtimor me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Rrahman Hankut, një prej personaliteteve më të shquara të ndërtimit në Shqipëri.
Hanku ka qenë drejtuesi kryesor i ndërtimit të pothuajse të gjithë hidrocentraleve dhe shumë veprave të mëdha industriale të vendit nga vitet 1945 deri në mesin e viteve ’80.
Në këtë event morën pjesë ish-kuadro të sektorit të ndërtimit, inxhinierë, arkitektë, kolegë dhe familjarë, të cilët në fjalët e tyre vlerësuan kontributin 40-vjeçar të Hankut në projektimin dhe drejtimin e veprave hidrike, të industrisë kimike, të hekurudhave dhe të shumë veprave të tjera madhore që shënuan zhvillimin industrial të Shqipërisë.
Gjatë aktivitetit u shfaq edhe një film dokumentar, i cili pasqyroi jetën dhe veprimtarinë e Rrahman Hankut, që nga rinia dhe pjesëmarrja në Luftën Antifashiste, e deri te drejtimi i ndërtimit të disa prej projekteve më të rëndësishme kombëtare, duke e cilësuar atë si një ndër ministrat më të suksesshëm të ndërtimit në vend. Në emër të Shoqatës Bashkësia Dibrane, kryetari i kë saj Shoqate Prof. asc. Dr. Saimir Shatku i dorë zoi vajzës së Rrahman Hankut titullin “Fisnikëria e Bashkësisë Dibrane në Tiranë”, me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të Rrahman Hankut si personalitet i spikatur i fushës së ndërtimit dhe përfaqësues i shquar i komunitetit dibran në Tiranë.” Rrahman Hanku u përkujtua në 100-vjetorin e lindjes si një nga inxhinierët më të rëndësishëm të veprave energjetike e infrastrukturore të vendit. Inxhinierë e familjarë vlerësuan kontributin e tij nga porti i Durrësit te hidrocentralet, duke e cilësuar “shembull të përkushtimit profesional”. Në aktivitetin që bëri bashhkë inxhinierë, studiues e familjarë, u nderua jeta dhe vepra e njeriut që për dekada u konsiderua si specialist inovator në Shqipërinë e gjysmës së shekullit të XX-të.
Rrahman Hanku, sipas inxhinierit Shkëlqim Bumçi ishte “shembull i perkushtimit profesional”. Inxhinieri Faruk Kaba theksoi veprat me te rendesishme infrastrukturore te Hankut, nga rikonstruksioni i portit të Durrësit tek ndërtimet e Hidrocentraleve
Në 100 vjetorin e lindjes Rrahman Hanku, u vlerësua për kontributin në ndërtimin e veprave me rëndësi të vecantë që u kanë mbetur brezave.
Aktiviteti u mbyll me një koktej për të pranishmit, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për figurën dhe trashëgiminë e Rrahman Hankut.








