VOTO PR Nr.9 – Voto kandidatin EDMOND ISAKU me nr.4

946

Edmond ISAKU – PROFILI I INTELEKTUALIT DHE BIZNESMENIT TË SUKSESSHËM

Edmond Isaku u lind në Grazhdan të Maqellarës dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të zonës. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme. Motoja e tij ishte dhe është: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtosh të ardhmen që ëndërron

 

Kushdo që ka patur rastin të vizitojë qytetin minator të Bulqizës, që pas janarit 2017, është mrekulluar me kompleksin multifunksional: Hotel, BarRestorant, salla konferencash si dhe godina e TV BULQIZA, në pronësi të “Mariuxho” sh.pk. me administrator Z.Edmond Isaku. Tashmë, inteligjenca dhe rinia e këtij qyteti, por dhe institucionet e kanë bërë zgjedhjen e tyre, duke i realizuar takimet, eventet, festat e konferencat shkencore, pikërisht në ambjentet mjaft të këndshme të këtij hoteli të standardeve europiane.
Emri i Edmond Isakut është skalitur tashmë edhe te ky investim i konsiderueshëm për ngritjen e të parit kompleks multifunksional: hotel, bar-restorant sidhe godina e TV BULQIZA. Është kjo një vepër turistike me performancë cilësore që sjell shërbim modern në këtë qytet të aneksuar të Shqipërisë.
Qoftë edhe vetëm për këtë vepër, Mond Isaku mund të konsiderohet si përfaqësuesi i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të ri, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual.
Ekrani me logon “Tv Bulqiza”, më i preferuari në qarkun e Dibrës
Në teoritë konstruktiviste moderne, njeriu jo vetëm duhet të dijë gjëra por duhet të bëjë gjëra. Edmond Isaku është kompetent që t’i zbatojë njohuritë e tij në situata kontekstuale. Ai ka përvojën, moshën, fuqinë intelektuale, morale, materiale që t’i përkushtohet sipërmarrjes. Dhe këto, të krijuara jo në një ditë apo në një vit, por për një hark kohor të konsiderueshëm. Ideja dhe iniciativa e ngritjes të të parit televizion privat në Bulqizë i përket pikërisht Edmond Isakut.
Afro tri dekada më parë kur ai ideoi dhe implementoi projektin e ngritjes së TV Bulqiza, pati edhe skeptikë që e shihnin me dyshim, por realiteti provoi të kundërtën. Ekrani me logon “TV Bulqiza” u bë më i preferuari për qindra mijëra teleshikues, jo vetëm nga qyteti minator në prehër të maleve, por edhe për audiencën e tij deri në Burrel e Kala të Dodës, me shtrirje në rang qarku.
Edmond Isaku njihet si një njeri me reputacion të mirë në rrethin e Bulqizës dhe në zonën e vendlindjes së tij në Maqellarë….dhe pothuajse në krejt Qarkun e Dibrës, si dhe në Tiranë e Durrës. Ai është një person që ka punuar prej më se dy dekadash në sektorin privat në punë dhe investime modeste, duke fituar me djersë dhe ndershmëri. Asetet me impakt publik, si TV Bulqiza, firma “Mariuxho” sh.pk., Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizivë Kabllorë Valorë Kombëtarë që ai drejton si dhe gazeta kulturore atdhetare “Bulqiza”, janë vepër e krijimtarisë individuale të Mondit i cili me inteligjencë, me intuitë, i orientuar mjaft mirë në ekonominë e tregut ka patur gjithmonë sukses.

GAZETA “BULQIZA”, ZË I SPIKATUR NË TREGUN MEDIATIK SHQIPTAR

Mond Isaku nuk është i apasionuar vetëm pas biznesit. Ai është një sipërmarrës i sukseshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit. Është bashkëthemelues i gazetës “Bulqiza”, të cilën e drejton me kompetencë e profesionalizëm që prej pesë vitesh. Gazeta “Bulqiza”, nën drejtimin e tij, si zë i spikatur në tregun mediatik shqiptar, solli frymën bashkëkohore të zgjidhjes së problemeve të qytetit e të fshatrave, duke evidentuar faktorë objektivë e subjektivë që ndikojnë në ecjen përpara, në kapërcimin e krizës ekonomike e të mungesës së besimit, për të gjallëruar forcat e brendshme lëvizëse të njerëzve tanë, të freskimit të veprimtarisë publike e shtetërore në të gjitha nivelet. Kjo gazetë ka promovuar dhe promovon atë çka vjen si vlerë nga e kaluara dhe i flet të sotmes me një pasqyrim real të problematikave të shumta që ka sot komuniteti i këtij rrethi. “Gazeta “Bulqiza”, natyrisht nuk do të kishte mundësi të botohej pa mbështetjen financiare të z. Edmond Isaku, administrator i TV-Bulqiza dhe i kompanisë “Mariuxho” sh.pk. që merret me nxjerrjen e mineralit të kromit.
Edmondi duke qenë edhe kryetar i shoqatës së rrjeteve kabllore dhe televizioneve lokale ka fituar një përvojë të shkëlqyer mbi mediat elektronike dhe të shkruar, duke u bërë faktor në komunikimin publik dhe emancipimin e përgjithshëm kulturor.
Përvoja e gjatë si këshilltar bashkiak i ka dhënë mundësi Mondit që të njoh në detaje problemet ekonomike shoqërore të Bulqizës. Ndaj i nxitur nga këta stimuj mjedisor, rreth tri dekada më parë ngriti televizionin lokal i cili tani është fuqizuar në përhapjen e valëve dhe në cilësi programe transmetimi. Po ashtu edhe në rindërtim të ideve të reja dhe të vizionit për të ardhmen.

ISAKU, INVESTIM EDHE NË BOTËN DIXHITALE
Edmond Isaku ka punuar ndër vite në sektorin privat duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut. Është i pa implikuar me detyra publike dhe afera me fonde publike. Lajtmotivi i tij është: “E dua qytetin tim Bulqizën dhe gjithë investimet e mia në fushën e medias, të ndërtimit dhe nxjerrjes së kromit, i kam fokusuar pikërisht në këtë qytet, duke punësuar dhe mbështetur qindra familje”.
Edmond Isaku u lind në Grazhdan të Maqellarës dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të zonës. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme. Motoja e tij ishte dhe është: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtosh të ardhmen që ëndërron. Vitet e fundit ai është investuar edhe ne botën dixhitale, ku tashmë ka disa abonentë të rrjetit kabllor. Si drejtues i një firme kromi, drejtori i “TV Bulqiza” dhe i gazetës së këtij rrethi, kryetar i Shoqatës të TV kabllore kombëtare dhe njëkohësisht ish- këshilltar në bashkinë e Bulqizës, M.Isaku ka mjaft reputacion dhe një emër të mirë në këtë rreth. Ai njihet për karizmën dhe për një dashamirësi të admirueshme ndaj komunitetit.
Në një këndveshtrim të përgjithshëm, të jesh një sipërmarrës është çështje talenti, por është edhe një dhuratë nga Zoti. Edmond Isaku i ka të dyja. Ai ka dëshmuar se është një sipërmarrës i suksesshëm dhe i guximshëm, ka ide, aftësi menaxhuse etj. Si i tillë ai zë vend të veçantë në Panteonin e Vlerave.