Përse në zgjedhjet e 25 prillit duhet votuar Edmond Isaku

768

Tvb: Prej sa kohësh je përfshirë në politikë?
E.I: Kam qenë anëtar i Pd, por seriozisht në këtë forcë politike jam përfshirë në vitin 2016.

Tvb: për Ju është hera e dytë që garoni për deputetë, sa shpresë keni që këtë herë do të fitoni?
E.I: Kjo renditje që ky kod zgjedhor paraqet, nuk më frenon mua dhe asnjë kandidat tjetër që të dalë i pari dhe të fitoj.

Tvb: Sa janë pritshmëritë tuaja në këto zgjedhje?
E.I: Unë pretendoj që në rrethin e Bulqizës, të marrë 8 mijë vota, për këtë shifër vë bast me çdo kandidat tjetër. Në bazë qarku Peshkopi, Burrel, Bulqizë do të marrë 14 mijë vota.

Tvb: Përse në zgjedhjet e 25 prillit duhet votuar Edmond Isaku.
E.I: Cilësia ime është ndershmëria, cilësia ime është sinqeriteti, cilësia ime është puna. Ka vetëm një kryefjqalë : vetëm djersa! Nuk kam unë asnjë lloj kompleksi, jam ndryshe nga të gjithë.

Tvb: Në Dibër për herë të parë në këto zgjedhje ka dhe një kandidat të pavarur që duket se e ka marrë seriozisht garën. Ju si e komentoni?
E.I.: Më vjen keq që një minator për shkak të mërzitjes, me të drejtë, për shkak të lodhjes së madhe që kjo qeveri dhe qeveritë e tjera deri tani, u kanë shkaktuar minatorëve, duke mos miratuar statusin shumë të kërkuar, dhe për shkak të kësaj mërzie, për shkak të kësaj revolte, një minator, një djalë i zonës tonë, djalë shumë i mirë, ish anëtarë i Pd, duke shprehur revoltën e tij, duke marrë pjesë, duke u bërë pjesë e kandidimit në mënyrë që në mendjen e tij, në vetëdijen e tij, në vullnetin e tij, mendon se mund të realizojë këtë gjë. Por kodi zgjedhor nuk ia jep këtë shans.

Tvb: Partia Demokratike e ka në programin e saj qeverisës statusin e minatorit?
E.I. : Opozita, Pd dhe koalicioni i djathtë garanton statusin e minatorit. Ne kemi dërguar një projekt i cili garanton që shuma e lekëve që ky status kërkonte për t’u kompletuar ishte 56 milion dollarë. Nga këto 22 milionë i paguan shteti dhe pjesën tjetër kompanitë private.

Tvb: Me çfarë programi do të dalë Pd dhe koalicioni opozitar në këto zgjedhje?
E.I. : Pd, jashtë programit makro, fillon që ditën e parë që merr qeverisjen Basha të hiqet 240 lekëshi, që hiqet menjëherë duke filluar program për rritjen e rrogave, me uljen e sigurimeve, me 9 % që do të jetë taksa e sheshtë, që u jep mundësi gjithë popullatës të kenë lekë në xhepat e boshatisur.
Taksa progresive i varfëroi. Taksat që do të jenë më të ulta do të favorizojnë gjithë biznesin e vogël, gjithë shtresën e mesme por edhe biznesin e vogël, të jemi realistë, ndërsa për qarkun e Dibrës, të thashë jemi qarku më i varfër në republikë. Zoti Basha ka thënë që do ta bëj qark pilot, sepse na ka lënë pilot për së mbrapshti kjo qeveri, duke krijuar probleme jashtëzakonisht të mëdha në ekonominë e familjes dhe në ekonominë e gjithë qarkut tonë.

Tvb: Bashkitë kanë afro 1 vit e gjysëm që drejtohen nga një parti e vetme. Ju si e vlerësoni punën e tyre dhe çfarë problemaikash keni konstatuar?
E.I. : Për mendimin tim pas zgjedhjes së 25 prillit do t’i drejtohemi SPAK-ut, nga ana jonë. Të gjitha dosjet e tenderave që janë bërë në bashkitë e qarkut Dibër duke filluar nga projekti që nuk janë të mirëfillta e me standarte por elektorale, me preventivat me kosto të larta. Këtu fillon korrupsioni. Që në projekt me paracaktimin e fituesit, në zbatimin e punimeve në cilësinë e punimeve. Këto elementë janë të mjaftueshme për t’i dërguar në SPAK. Një shi ka rënë dhe u përmbyt rruga. U përmbyt sepse nuk mund të shtrosh asfalt pa bërë punimet nëntokësore. Janë rrugë për t‘u tallur, asnjë rrugë nuk ofron minimumin e standartit. Si mund të bësh një rrugë sot më 2021 me 2.5 metër gjërësi?

Tvb: Sipas Jush, si ka qenë qeverisja e kryeministrit Rama në këto 8 vite?
E.I. : Ku ka shqiptar sot që nuk është rrënuar nga kjo mazhorancë, më gjej një shqiptar socialist, se komunikojmë përditë me to, por fukarallëku dhe rënia ekonomike, gafa ekonomike që ka bërë ky në 8 vjet i ka rrënuar si socialistët, demokratët si gjithë të tjerët.

Tvb: Çfarë mesazhi keni për votuesit e qarkut Dibër?
E.I. : Të më japë votën për PD dhe për mua, Edmond Isaku nr. 4, sepse jam kandidati i vetëm i Bulqizës, që përfaqësoj Bulqizën dhe do ta përfaqësoj denjësisht. Kandidatët e tjerë socialistë nuk kanë se çfarë të japin pasi e kanë bërë baltën deri në grykë. Elektorati nuk ka më çfarë të presë nga ato. Kandidatëve të tjerë me keqardhje po ju them se nuk i favorizon ky kod zgjedhor, ndaj të bëhemi bashkë për fitoren e madhe të Pd dhe koalicionit të djathtë.

(INTERVISTË E KANDIDATIT PËR DEPUTET TË PD, EDMOND ISAKU, DHËNË TV BULQIZA. Bulqizë, më 18.03.2021)