Dëfrim Fiku: Drejtorët e institucioneve shantazhuan vartësit

983

• Në Bulqizë sipas monitorimit të strukturave të PD-së, kanë shkuar në kutitë e votimit 7.077 vota, ndërsa sipas raportimit të KQZ-së në momentin e mbylljes së QV-ve (ora 19:00) janë raportuar 7500 vota. Raportimi i KZAZ-së nr. 18 në Bulqizë jep shifrën 8949 vota. Pra, siç shihet, nga shifra e monitorimit nga PD, në raportimin e KQZ-së në mbylljen e votimit dhe raportimi i KZAZ-së ka një diferencë të konsiderueshme prej gati 1900 votash

 

Në rrethin e Bulqizës ka ndodhur ajo që ka ndodhur në gjithë Shqipërinë, fenomeni i fletëve të votimit është më i madh se ai i raportuar. Babëzia e vjedhjes dhe egërsia për pushtet ka bërë që komisionerët që kanë futur fletëvotimi në kutitë e votimit nuk kanë mundur t’i rakordojnë manipulimet e kryera duke krijuar një kakofoni shifrash me diferenca të konsiderueshme nga votimi në fakt dhe sipas raportimeve të institucioneve zgjedhore. Natyrisht, kjo është një situatë që i vjen në ndihmë opinionit dhe fakteve që Partia Demokratike ka interpretuar dhe po interpreton çdo ditë, se si është abuzuar me votimet dhe zgjedhjet në Shqipëri, të paktën që nga viti 2015.

– PS përdori pushtetin dhe institucionet që drejton për të afruar mbështetje dhe vota, ç’keni konstatuar në Bulqizë ju si Parti Demokratike?
Si në gjithë Shqipërinë, PS me gjithë strukturat e saja të njohura politike, por dhe përmes strukturave kriminale, kryesisht atë të ekonomisë, ajo ka përdorur barbarisht dhe “dhunshëm” (me detyrim) administratën vendore, pasi siç dihet, në Bulqizë, kryetari i Bashkisë së Bulqizës Melaim Damzi, mandatin e pati marrë nën siglën e LSI-së, është daja i kandidatit të PS-së Lefter Alla, i shpallur fitues në maskaradën e 30 qershorit 2019.
Damzi dhe Alla ndërruan rolet në Bulqisë, pasi skema nepotike ka funksionuar nga dita e parë që Damzi pati marrë mandatin e kryetarit të Bashkisë së Bulqizës. Melaim Damzi e ka shfrytëzuar lidhjen e gjakut me Lefter Allën në çdo tenderim të bërë nga bashkia, që me siguri, pavarësisht ndërrim rolesh, ky bashkëpunim, tashmë Alla – Damzi do të vazhdojë dhe në të ardhmen, sa kohë kryetari i ri të jetë në krye të bashkisë Bulqizë. Historia e përfitimeve familjare tashmë është një praktikë e njohur në Shqipëri me Rilindjen e Edi Ramës në marrëdhënie të ngushta me sektin e oligarkëve, të cilët i kanë siguruar dhe i sigurojnë të ardhura Partisë Socialiste për të blerë dhe siguruar pushtet.
Në Bulqizë, këtë qytet dhe rreth me përfitime të mëdha ekonomike për oligarkët e pushtetit të Rilindjes, Edi Rama dhe strukturat e dhunshme të pushtetit politik dhe ekonomik, i lëshuan skifterë të shumtë mbi popullin e varfër dhe të papërfaqësuar, i cili mund të jetë një nga popujt më të varfër të vendit për shkakun e një qeverisje monstruoze vertikalisht dhe horizontalisht, nga pushteti qendror dhe ai vendor.
Ka dëshmi të shumta publike, se drejtori i minierës Petrit Cara dhe kunati i tij Asllan Daxha (drejtor i zyrës se punës i cili ishte kryetar i KZAZ nr. 18 në Bulqizë, i cili më pas dha dorëheqje), kanë ushtruar presion të jashtëzakonshëm te punëtoret e minierës së kromit, familjeve të tyre, që ata detyrimisht duhet të shkonin në votime, dhe t’a dëshmonin këtë bashkë dhe me familjet e tyre. Petrit Cara ishte edhe kandidat për këshilltar bashkie nën siglën e partisë së gjelbërt, i cili ka siguruar një mandat me 494 vota, pra që të punesohesh ne miniere duhet te takosh dhendrin dhe me pas te shkosh te Miku, ku me problemet logjistike merret dhendri, jo vetem per minieren por edhe per problemet e tjera,pasi ky zotnia eshte edhe sekseri i Kryetarit te PS.
Në Bulqizë, një zonë që spikat ndjenja arsim-dashëse tradicionale për dije dhe kulturë, nuk ka trishtim më të madh, kur mëson si është vepruar nga drejtuesi i Zyrës Arsimore Bulqizë Kujtim Kërkuti, njëkohësisht dhe anëtar i KZAZ nr. 18, i cili ka abuzuar rëndë duke përdorë autoritetin që i jep detyra shtetërore, duke i detyruar të gjithë punonjësit vartës për t’iu drejtuar QV. Kërkuti në kundërshtim të plotë me ligjin, ka angazhuar të gjithë drejtorët e shkollave, vartësit e tij të tjerë që të ndjekin mësuesit, familjet e mësuesëve dhe vartësit e tyre për pjesëmarrjen në votime, ndryshe ata humbnin vendin e punës në rast mospjesëmarrje në votime.
Po ashtu, shembull abuzimi i presionit dhe terrorit elektoral në Bulqizë është dhe Flamur Meta, drejtor i Shëndetit Publik Bulqizë, i cili në shkelje të ligjit ka qenë i angazhuar në ndjekjen e procesit të votimit, duke përdorur pozitën shtetërorë, për të siguruar pjesëmarrjen e punonjësve të drejtorisë që ai drejton, për shkakun se si arsimi dhe shëndeti publik ka një mundësi favorizuese për të afruar njerëz në votime. Tjetër drejtor i angazhuar ishte ai i OSHE, Edmond Visha, i cili së bashku me Drejtorin e Zyrës së punës, kanë qenë drejtues edhe me pushtetin PD-së për vite me radhë, besoj që këta dhe disa të tjerë punonjës të Policisë futen në grupin e sahanlëpirësave dhe bëjnë gjithcka për të qëndruar në pushtet. Në të gjithë rastet këto praktika të dhunshme kanë qenë në shkelje të ligjit elektoral dhe për këtë arsye Dega e partisë Demokratike Bulqizë, po mbledh prova dhe fakte dhe do t’i drejtohet organit të akuzës.
Votimet e thirrura nga Edi Rama dhe Rilindja në 30 qershor, do të mbahen mend për dhunimin spektakolar të pluralizmit politik në një vend dhe në një shoqëri pluraliste. Është një rast unik, jo vetëm në Evropë, por dhe në botë. Dhe diktatura kishte rregullat e saja në votime. Partia Socialiste, KQZ-ja e Partisë Socialiste i shndërruan në votime të partisë së tyre. Asnjë gjë nuk thotë rezultati katastrofal i këtyre votimeve. Kutitë i sollën vetë, votat u numruan vetë, vëzhguesit i bënë vetë, fletët i futën vetë dhe përsëri katastrofa e tyre “shpërtheu” nga mjedisi i tyre si një murtajë, si një epidemi, si një sëmundje e rëndë të cilën nuk ka arritur ta shërojë në vetvete Partia Socialiste.
Kështu, në KZAZ nr 18 edhe në QV dhe GNV, për vendet vakante të komisionerëve, të lëna nga KQZ-ja, pasi ajo nuk miratoi kërkesën e PDSH për të qenë pjesë e këtyre njësive, këto vende që duhej të zëvendësoheshin nga shoqëria civile, në të gjithe rastet, në Bulqizë janë zëvendësuar nga militantë të PS dhe nga të punësuar në administratën shtetërore, mbështetës të njohur të Partisë Socialiste.

-Më 30 qershor, në kundërshtim me dekretin e presidentit, i cili i kishte anulluar në këtë datë dhe në rrethin tuaj është votuar. Për ju ka qenë një ditë e lodhshme dhe me shumë aspekte. Si kaloi 30 qershori në aktivitetin politik të kryetarit të Partisë Demokratike?
Moszbatimi i Dekretit të Presidentit për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit është një problem madhor në një vend demokratik, i cili aderon si një vend demokratik në forumet dhe konventat ndërkombëtare mbi bazën e parimeve të funskionimit të pluralizmit demokratik. Ky fakt ishte një detyrë shtesë për Partinë Demokratike, e cila ka protestuar që në fillim-vitin 2019 për çështjen e votës së lirë në një problematikë të gjerë. Ne e dinim se në votimet e 30 qershorit Partia Socialiste do të abuzonte, madje rëndë, pasi ajo ka humbur reputacionin publik në Shqipëri dhe në perëndim. Ne, si Parti Demokratike duhet ta faktonim këtë maskaradë.
Kështu, strukturat e PD-së të degës kanë monituruar të gjithë procesin dhe kanë konstatuar shkelje të rënda mbi procesin administrativ të votimeve. Komisionet e votimeve janë ngritur me punonjës të administratës së bashkisë, nga administrata shtetërore, mësues e të tjerë, të njohur si mbështetës të Partisë Socialiste. Procesverbali i mbajtjes së mbylljes së procesit të votimit dhe procesverbali i mbylljes së kutisë është mbajtur në KZAZ nr. 18.
Por, siç ka ndodhur dhe me 99 mijë qytetarë shqiptarë në të gjithë Shqipërisë, të cilët e shprehën revoltën e tyre duke shkuar me detyrim në kutitë e votimit, por duke e demaskuar rregjimin me shënime nga më të ndryshmet në fletë e votimeve, dhe qytetarët e Bulqizës, e kanë shprehur revoltën e tyre me anë të mesazheve në fletën e votimit duke e nxjerrë zbuluar dhe diskretituar rregjimin. Kjo masë e konsiderueshme votuesisht janë një alarm i madh për politikën shqiptare dhe komunitetin ndërkombëtar, të cilët njoftojnë diktatin dhe abuzimin që pushteti i Rilindjes dhe Edi Ramës i kanë bërë kësaj pjese të administratës shqiptare, e cila është kërcënuar nga pushteti dhe hierarkia kriminale e tij. Në Bulqizë numri i fleteve te votimit të pa vlefshme është 716.

-Tashmë votimet e 30 qershorit janë ekspozuar përballë problematikave të shumta, në rrethin e Bulqizës ç’ka ndodhur?
Në rrethin e Bulqizës ka ndodhur ajo që ka ndodhur në gjithë Shqipërinë, fenomeni i fletëve të votimit është më i madh se ai i raportuar. Babëzia e vjedhjes dhe egërsia për pushtet ka bërë që komisionerët që kanë futur fletëvotimi në kutitë e votimit nuk kanë mundur t’i rakordojnë manipulimet e kryera duke krijuar një kakofoni shifrash me diferenca të konsiderueshme nga votimi në fakt dhe sipas raportimeve të institucioneve zgjedhore. Natyrisht, kjo është një situatë që i vjen në ndihmë opinionit dhe fakteve që Partia Demokratike ka interpretuar dhe po interpreton çdo ditë, se si është abuzuar me votimet dhe zgjedhjet në Shqipëri, të paktën që nga viti 2015.
Në Bulqizë sipas monitorimit të strukturave të PD-së, kanë shkuar në kutitë e votimit 7.077 vota, ndërsa sipas raportimit të KQZ-së në momentin e mbylljes së QV-ve (ora 19:00) janë raportuar 7.500 vota. Raportimi i KZAZ-së nr. 18 në Bulqizë jep shifrën 8 949 vota. Pra, siç shihet, nga shifra e monitorimit nga PD, në raportimin e KQZ-së në mbylljen e votimit dhe raportimi i KZAZ-së ka një diferencë të konsiderueshme prej gati 1900 votash, një numër i konsiderueshëm, i cili luan rol të madh dhe në qytetet e kategorisë së parë. Në këtë hapësirë “lëviz” dhe krimi elektoral, vesi dhe abuzimi vulgar i partisë socialiste, kur janë dhe vetëm në votime. Është kaq i lexueshëm vesi i tyre në punën e vjedhjes, grabitjes dhe blerjes së votave, sa ata vjedhin dhe vetveten, dhe nuk i besojnë dhe vetes. Paradoksale. Për këto shkelje të konstatuara janë kallëzuar penalisht komisionerët e QV-ve, GNV-ve dhe KZAZ-së nr. 18 në Bulqizë si dhe do përgatitet kallëzim penal pranë organit të akuzës për të gjithë titullarët e mësipërm.
Intervistoi: Oleg HANKU