ISUF KOÇI PROFILI I INTELEKTUALIT DHE DREJTUESIT TË SHQUAR NË SEKTORIN E BUJQËSISË

393

Populli, e përjetësoj në memorien e vet djalin e saj, Isuf Koçi. Edhe sot, në oda burrash, pohohet: Djalë si ai, nuk i vjen më Bulqizës!
Po. Ai ishte dhe mbetet simbol i vlerave më të mira njerëzore dhe intelektuale, mishërues dhe përçues i mençurisë dhe urtësisë dibrane. Këto virtyte e shoqëruan si kuadër e drejtues shembullor, qoftë në ish-kooperativën bujqësore dhe në fermën e Fushë Bulqizës të cilën e drejtoi me kompetencë e profesionalizëm deri në fundin e sistemit monist. Kur drejtonte Isuf Koçi, kooperativa dhe ferma patën nivelin më të lartë të zhvillimit të të gjitha kohërave.

* * *
Befasuese, është praktika shkre-sore në AQSH, tepër e ngjeshur dhe me mendimekontraditore, kur do krijohej sektor ferme në Bulqizë, në formë hozrashoti. Ndonëse Bulqiza ishte 30 vjet kooperativë dhe propozohej për fermë (150 ha), të gjithëshpreheshin kundër, me justifikim objektiv: Bulqiza nuk ka kushte! Dhe këtë e thoshin Ministria e Bujqësisë, Financave, Komisioni i Planit të Shtetit, këshilltari ikryeministrit, Zëvëndëskryeministri! (AQSH, F 898, v.1977, d 97, fq 1-15, dixh.147) Pikërisht këtu, del kontributi i papërsëritshëm shkencor, profesional dhe qytetar i Isuf Koçit,që ai, të bënte atë që kish në dorë, në profesionin e vet, që nuk ja lëshonte rrugë cilitdo.Ç’bëri? Nxorri nga arkivi personal gjithë studimet që kishte bërë në vite, në bashkëpunim meinstitutet kërkimore shkencore, ku ai ishte protagonist, si: Klasifikimi hidrologjik i Fushës së Vajkalit dhe ndikimi i ujrave nëntokësore në të; Rezervatujore në bazenet ujëmbledhës të liqeneve poshtë Dhoksit dhe shfrytëzimi i tyre në dobi tëVajkalit, që duke ngritur një kolektor në kodër Alle dhe me rrjedhje të lirë vaditej gjithëVajkali, pa kufizim; Ndikimet në mjedis, etj. Ishte kjo punë e heshtur e Isuf Koçit, që do ikthente të gjithë tek logjika shkencore dhe njerëzore: – Nuk duhet të ketë studime dhepraktika zhvillimi në zonat ekstremisht të vështira, siç vlerësohej Bulqiza. Ku qëndronte qortueshmëria në studimet, shoqëruar me propozimin që ai paraqiste?Pastaj, do i shtangte të gjithë me deduksione shkencore alternative, të kryqëzuara me studime“makro ekonomike”, duke përdorë metodën studimore “krahasuese”, për raste të ngjashmeme Bulqizën.Nëse, jo siç thoshte Isuf Koçi, por siç thonin gjithë dikasteret kundër tij, natyrshëm lindtepyetja? Nëse 30 vjet, kooperativa jorentabële, ç’farë u korrigjua?Ministria e Bujqësisë do i shprehej kryeministrit Mehmet Shehu, kur diskutohej për fermë, seBulqiza, nuk kishte kushte për prodhim fruta-perime, por Isuf Koçi, do i sfidonte të gjithë. Dotë bënte të pabesueshmen me argument “gozhdë trau”, që vështirë të thoje jo. Se Bulqiza, përherë të parë, në shekuj, kishte teprica në perime, mbi nevojat e veta, dhe Isuf Koçi, kishtehapur pika shitje tepricash, në qytet.

Bujqësia, është si miniera, që kërkon punime kërkimore, nëse tentonmineralin
Ishte dalluar që kur vazhdonte studimet në Institutin Bujqësor të Kamzës kishte kapaciteteshkencore. Studentët me rezultate të larta këtu i mbanin shumë afër. I aktivizonin në kërkimemodeste shkencore. Dhe studenti Isuf Koçi do ishte një ndër ta. Porosia ndaj studentëve të dalluar, ishte: -Shkolla të hap vetëm një dritare. Jeta, është “fusha e luftës“ që provon cilësitë e secilit. Po undave nga libri me mendësinë se mbaruam shkollën, keni vdekur. Bujqësia, është si miniera,që kërkon punime kërkimore, nëse tenton mineralin.

Tregonte Isuf Koçi:
Ditën që mora emërimin për Bulqizë, pedagogu që kisha për zemër, më thotë:- Isuf! Ashtu siç nuk ka të mira absolute, nuk ka as të këqia absotute. Ti, ke shansin se, përzonën e Bulqizës, nuk ka studime. Me mendësinë se Bulqiza është e vështirë dhe studimetjanë pa leverdi ka mbetur fushë e pashkelur. Nuk ka asnjë studim të thelluar për të, mepërjashtim të studimit të tharjes së Fushës së Vajkalit. Të bësh punë të dobishme përBulqizën, në fushën e bujqësisë, do të thotë të kërkosh mundësi zgjidhje edhe në kushtet esaj. Bulqiza, e studjuar në aspektin shkencor të mundësive, mund të jetë rast i veçantë. Dhenë kushte ekstremisht të vështira, kur gjen një zgjidhje të ndërmjetme, suksesi është dy herëmë i madh. Pra përpiqu të bëhesh pjesë e kësaj përpjekje. Ani se në dukje modeste por, dombetesh në kujtesë, nëse do të lësh gjurmë. Se njerzit, mbajnë mend vetëm të veçantat dhendryshimet që sjell, jo punët që i bëjnë të gjithë, me instiktet e përvojës rutinë.Mbas kësaj bisede, pedagogu, i kishte garantuar: Laboratorët e Institutit do t’i keshë nëdispozicion. Por dhe të insitututeve, ku kam miqtë dhe bashkëpunërorët do i kesh krah. Por ti,ke rolin kyç në Bulqizën si rast i vaçantë.Absolutisht rast i veçantë por ideale për studime komlekse. Se ti je aty ku lind problemi. Iprek gjithçka me dorë. I sheh me sy. I eksperimenton, po ti. Kjo, ka shumë rëndësi! Ndaj, tëlutem: Po bëre këtë, suksesin do e kesh të garantuar, edhe në Bulqizën shumë të vështirë. Dhe vërtetë, bazuar në studimet efikase të Isuf Koçit, siç del nga arkivat e kohës, Qeveria,shkroi:
Projekt Vendim: Ministria e Bujqësisë, dërguar Këshillit të Ministrave dhe disa minstrive “mbi kalimin e 150ha tokë arë nga Kooperativa Bujqësore Bulqizë, në përdorim të NB-së Dibër (AQSH, fondi498, viti 1977, dosja 97, araka 135, dixh. 147).Ishin këto arsye të kishim befasinë tjetër të radhës: Në Bulqizën e vështirë do kishim sektorferme, kur fermat në shkallë Republike numëroheshin me gishtat e dorës! Kjo falë këmbënguljes së Isuf Koçit dhe një fjalës së mbajtur prej Mehmet Shehut përpunësimin e 100 grave të minatorëve në fermë! Dhe kaq mjaftoi që ferma të krijohej, edhepse ishin gjithë dikasteret kundër! Por Buqliza fitoi. Isuf Koçi, fitoi!

PSE PRESONALITETI I ISUF KOÇIT MERITON STUDIM?
Se ai, edhe në Bulqizën ekstremisht të vështirë, bëri punë të mëdha në raport me kufizimet ekohës dhe mjedisit.Kur të gjithë kundërshtonin, ai mbronte idetë e veta me studime efektiviteti, sipas parimit “tëkeqes më të vogël”. Kjo, i vuri vulën përfundimit: Ferma ishte e nevojshme dhe e justifikueshme, ndonëse jo gjithnjë e për çdo artikull mund tëishte rentabël.
Ishte pikërisht, shtrirja e treguesve të efektivitetit përtej kostos për njësi, që do realizontepërmbysjen për mirë. “Afërsia e konsumatorit minierë”, ishte çelësi magjik që bindi dhe mëtë pabindurit, që ferma indirekt të dilte përsëri efektive, në analizën komlekse” makro”. Ishtekëmbëngulja e hekurt e Isufit me shokë, që e çoj natyrshëm tek zgjidhja në favor tëbulqizakëve.Me laps, grupi punës do argumentonte: Nëse domatja do kushtojë një lek më shumë nëshpenzime prodhimi në raport me Lushnjën, sa fitojmë nga diferenca e transportit tëdomateve nga Lushnja në Bulqizë? Po cilësia e prodhimit të freskët? Po mundësia eplotësimit të nevojave në çdo kohë? Duke qenë prodhimi afër minierës konsumatore,avantazhet ishin pa fund. Mbi të gjitha, mbyllej dhe një ankesë publike, e paqortueshme nëpërmbajtje, edhe se ankimet, sidomos në grup, ishin thellësisht të dënueshme për sistemin ekohës. Por, a mund të shpalleshin armiq tre autobuza me punëtorë? Ja pse, tani mbas më shumë se tri dekadave, kemi arsye vlerësimi të disa lëvizjeve të zgjuaratë bulqizakëve, në interes të komuntetit. Ashtu si, në vitet ‘ 50 të, kur ende miniera ndriçohejme motorë me naftë, Vajkali, në sajë të burrave: Kamber Duriçi dhe Mexhit Shehu,sensibilizuan qeverinë, që Vajkali, të kishte dritë elektike ndër fshtrat e para në Shqipëri. DheBulqiza e meritonte se nxirrte krom. Se në zabelet e Bulqizës, që bulqizakët i kishin si “arëbuke” dhe shiteshin, bliheshin dhe trashëgoheshin si arë buke, sot, bulqizakët nuk i lënë as tëmbledhin sterilet e kromit që i mbajtën 50 vjet mbi supe, në tokën e tyre!Se nuk ka burra që t’i dalin zot vendit të vet, siç kishim Isuf Koçin, që rastësia e bëriagronom; që edhe se punoi në Bulqizën e vështirë për kjamet, ai la në pavdeksi personalitetine vet.
* * *
Sot nuk e kemi më Isuf Koçin. Ai ka marrë rrugën për në parajsë. Por, nëse do perifrazonimNaim Frashërin, bektashi, ku dhe Isufi besoi, këtu mund të gjenim arsyen për pak qetësi:“Ndoshta, Zoti e deshi afër vetes këtë Njeri”.
A.KETA