Jam i sigurtë në fitore !

965

Demokratët e Bulqizës, Dibrës, Matit janë të sigurtë në fitoren të tyre të 25 prillit. Unë kam premtuar se do të jem një përfaqësues i denjë, shoku dhe vëllai i tyre, ua di hallet, problemet dhe shqetësimet dhe do të jem zëri i tyre i vërtetë në parlamentin shqiptar.

 

Nga Edmond Isaku

• Jam i bindur se në gjendjen aktuale që është Bulqiza dhe në tërësi qarku Dibër garanton fitoren e thellë të PD-së, duke parë këtë përkushtim të shumëfishuar të strukturave, të mirëorganizuara dhe të motivuara nga shtabi qendror i qarkut nën drejtimin e Xhelal Mziut. Mesazhet e fitores po përcillen përmes një organizimi që në qelizë, në të gjithë strukturën, duke i marrë seksionet një për një, duke shpalosur programin tek çdo familje duke u mbështetur dhe evidentuar kontributet, vlerat dhe arritjet e mëparshme, duke kërkuar dhe vënë në lëvizje gjithë potencialin intelektual të qarkut si dhe duke afruar potenciale të reja njerëzore që na mbështesin, duke zgjeruar dhe krijuar frymëmarrje përtej strukturave, duke motivuar një dialog me anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe votuesit gri, që nuk janë pak por kanë nevojë t’u gjendemi afër dhe t’ju rrisim besimin dhe shpresën, me premtimin se do të jemi në krah të tyre dhe nuk do t’i zhgënjejmë

Unë punoj në sektorin privat në punë dhe investime modeste, duke fituar me djersë dhe ndershmëri. Asetet me impakt publik, si TV Bulqiza, firma “Isaku”, Shoqata e Transmetuesve Radiotelevizivë Kabllorë Valorë Kombëtarë që drejtojë, gazeta kulturore atdhetare “Bulqiza”, janë përgjithësisht punët e mia, ku modestisht mund të them se kam patur sukses. Kam një kompleks shërbimesh publike, si restorantin dhe hotelin Bulqiza, që besoj është një vlerë e shtuar e qytetit të Bulqizës si vepër turistike me performancë cilësore duke ofruar shërbim modern në këtë qytet të aneksuar të Shqipërisë.
Dëshira për të konkuruar si deputet dhe përfaqësues i elektoratit të Bulqizës, buron nga dëshira për të ngritur në një shkallë më të lartë edhe rolin e kontributin e Partisë Demokratike.
Kur mora përsipër të drejtoj degën e PD -së Bulqizë, si nënkryetar i saj, ishte dëshirë për të kontribuar personalisht, në zhvillimin dhe zgjerimin e degës, motivimin e anëtarëve dhe simpatizantëve, afrimin e tyre dhe të gjithë votuesve që i kemi patur ndër vite, për të maksimalizuar pjesëmarrjen dhe rezultatin elektoral për partinë tonë duke i paraprirë betejës elektorale që po zhvillojmë tani. Unë mora përsipër të kontribuoja në këtë degë, duke u mbështetur në mundësitë e mia intelektuale, morale, materiale, psikologjike dhe respektit të pa lëkundur që kam në vlerat e demokracisë, si përfaqësues i djathtë i saj nga viti 90-të e deri më sot. Unë përkrah dhe vlerësoj alternativën e PD-së për mesazhin e saj demokratik e kombëtar, si alternativë e lirisë dhe demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Kam punuar ndër vite në sektorin privat duke respektuar ligjet dhe rregullat e shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut. Jam i pa implikuar me detyra publike dhe afera me fonde publike.
E dua qytetin tim Bulqizën dhe gjithë investimet e mia në fushën e medias, të ndërtimit dhe nxjerrjes së kromit, i kam fokusuar pikërisht në këtë qytet, duke punësuar dhe mbështetur qindra familje. Edhe investimin tim politik, si përfaqësues i forcave të djathta, si këshilltar në Bashki për katër mandate e kam dhënë në mbështetje të vazhdueshme të forcës kryesore politike, lokomotivës së forcave të djathta shqiptare, Partisë Demokratike. Kurrë nuk kam devijuar dhe nuk kam mbështetur forcat politike të majta.
Jam i bindur se në gjendjen aktuale që është Bulqiza dhe në tërësi qarku Dibër garanton fitoren e thellë të PD-së, duke parë këtë përkushtim të shumëfishuar të strukturave, të mirëorganizuara dhe të motivuara nga shtabi qendror i qarkut nën drejtimin e Xhelal Mziut. Mesazhet e fitores po përcillen përmes një organizimi që në qelizë, në të gjithë strukturën, duke i marrë seksionet një për një, duke shpalosur programin tek çdo familje duke u mbështetur dhe evidentuar kontributet, vlerat dhe arritjet e mëparshme, duke kërkuar dhe vënë në lëvizje gjithë potencialin intelektual të qarkut si dhe duke afruar potenciale të reja njerëzore që na mbështesin, duke zgjeruar dhe krijuar frymëmarrje përtej strukturave, duke motivuar një dialog me anëtarët dhe simpatizantët tanë dhe votuesit gri, që nuk janë pak por kanë nevojë t’u gjendemi afër dhe t’ju rrisim besimin dhe shpresën, me premtimin se do të jemi në krah të tyre dhe nuk do t’i zhgënjejmë.
Fushata elektorale tregon se po ndizet një shpresë e re, fitore e thelle e të djathtëve në qarkun e Dibrës, me në krye Partnë Demokratike dhe kryetarin e saj, kryeministrin e ardhshëm, zotin Lulzim Basha. Programi ekonomik i Partisë Demokratike është aktualisht i pa konkurueshëm nga asnjë forcë politike dhe i vetmi që siguron zhvillim të qëndrueshëm dhe integrim të Shqipërisë në Europë.
Zoti Basha po shpalos një program elektoral të realizueshëm dhe premtues për të ndryshuar jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të qytetarëve shqiptarë. Konkretisht në zonën e Bulqizës dhe në të gjithë qarkun e Dibrës po komunikojmë me njerëzit dhe hallet e tyre për të mudësuar zgjidhje dhe afruar përkraje për të gjithë ata që ndjehen të pambështetur dhe gjatë këtyre katër viteve kanë rënie të theksuar në ekonominë e tyre familjare. Me përkushtim dhe këmbëngulje stafi elektoral po përçon në seksione dhe në masën e gjerë të votuesve mesazhet madhore demokratike të alternatives sonë që na vijnë nga qendra. Duhen falenderuar për motivimin e fuqishëm të gjitha strukturat e degëve, kryetarët dhe sekretarët e seksioneve dhe së bashku me ato të partive aleate të djathta që po shumëfishojnë mbështetjen e PD-së dhe të elektoratit të djathtë. Objektivi ynë për zgjedhjet elektorale të 25 Qershorit është që e djathta e bashkuar të marrë katër deputetë nga pesë që ka qarku i Dibrës. Unë e kam përvojën, moshën, fuqinë intelektuale, morale, materiale që t’i përkushtohem detyrës së deputetit, duke premtuar se, nëse do të fitoj mandatin e deputetit, nuk do t’ju zhgënjejë, këtë e them edhe në emër të kandidatëve të tjerë të listës që i konsideroj vlera të çmuara intelektuale të brezit të ri të politikanëve me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual. Një bashkëpunim shumë të mirë kemi me aleatët tanë të djathtë ku i trajtojmë problemet me tolerancë, me diversitet mendimi, e pranojmë njëri-tjetrin të ndryshëm brenda programit tonë madhor.
Po bashkëpunojmë dhe afrojmë njerëz që kanë ndikim dhe me reputacion shoqëror duke krijuar një hapje ndaj vlerave për një frymë të re në degën tonë të PD –së. Kjo frymë dhe të bashkuar të realizojmë objektivin e fitores së thellë të PD-së në Bulqizë dhe në gjithë qarkun e Dibrës, për të realizuar modelin e ri politik siç po punon kryesia qendrore e PD-së, nën drejtimin e zotit Lulzim Basha.
Gara vazhdon me besim të thelle te fitorja jonë si në vitet e para të demokracisë plot besim dhe optimizëm te e djathta. Besimi lëviz malet, thotë një shprehje, dhe këtë besim ne e bazojmë te alternative jonë programore për një ekonomi të forte që e çliron individin nga skamja, pasiguria, varfëria dhe papunësia.
Demokratët e Bulqizës, Dibrës, Matit janë të sigurtë në fitoren të tyre të 25 prillit. Unë kam premtuar se do të jem një përfaqësues i denjë, shoku dhe vëllai i tyre, ua di hallet, problemet dhe shqetësimet dhe do të jem zëri i tyre i vërtetë në parlamentin shqiptar. Ata janë të varfër dhe të pa punë por me shpirt dhe zemër të mbushur me shpresë se një ditë drejtësia në këtë vend do të vijë, do të hapen vendet e punës, do të gjallërohet tregu i lirë dhe ekonomia e vendit, do të ulen taksat dhe të vendosen rregullat dhe standartet e demokracisë dhe të shtetit ligjor. Këtë shpresë ato e shikojnë vëtëm te Partia Demokratike dhe Aleanca e Djathtë që sa vjen e zgjerohet dita-ditës.
Në vitet e qeverisjes së Ramës, droga mbuloi vendin, papunësi, varfëri, stanjacion ekonomik, debate politike shterpë, përçarje dhe denigrim politik, krimi i instaluar në sistem , korrupsion në çdo institucion, mashtrim në mbajtjen e premtimeve, konçensione jo transparente, dhunë verbale mbi mediat, ngushtim të lirisë ekonomike të biznesit, asnjë ngritje pagash dhe pensionesh përbëjnë portretin dhe shembëlltyrën e qeverisë Rama.
Në të gjitha takimet që kemi organizuar në çdo lagje dhe fshat ne kemi shpalosur programin tonë rajonal që është detajim në përputhje me programin qeverisës të PD-së. Së pari të përmirësojmë situatën ekonomikeqë do të na çojë në rritjen e integritetit dhe mirëqënies së familjes. Pa familje të shëndoshë dhe të fuqishme ekonomike edhe shoqëria është e dobësuar. Vlerat tona familjare, morale, intelektuale, kombëtare dhe kulturore janë në themel të programit të PD-së. Pa mëkëmbje të ekonomisë nuk ka integrim. Ne do të shkojmë në Europë kur të plotësojmë standartet e e kërkuara nga BE, kur të zhvillojmë ekonominë, arsimin, kulturën, kur të kemi të gjithë ku të punojmë dhe të marrim një pagë, ku të gjithë së bashku të zbatojmë ligjin dhe rregullat e shtetit dhe shoqërisë dhe ku të gjithë së bashku të gëzojmë hapësirat e lirisë që na dhuroi demokracia shqiptare, Partia demokratike e Shqipërisë. Unë e shikoj biznesin si fusha që gjeneron vende pune. Padyshim që një rol të rëndësishëm në hapjen e vendeve të reja të punës që është faktor kyç në zhvillimin ekonomik është çlirimi i biznesit nga barra fiskale. Ulja e tatimit mbi fitimin në 9 përqind, taksat e ulta do të gjallërojnë dhe do të rrisin bizneset në treg duke rritur punësimin dhe reduktuar varfërinë. Ne nuk e quajmë zgjidhje hapjen e mensave publike për të varfërit por punësim dhe rritje të asistencës që çdo shqiptar të plotësojë nevojat bazë të jetesës. Sjellja e qeverisë aktuale me biznesin ka qenë jo e përshtatshme, jomotivuese dhe dhe arroganca fiskale ndaj tij ka çuar në falimentim dhe mbyllje. Ne mbështetemi në alternativën qeverisëse të PD-së duke vënë theksin në zhvillimin ekonomik të shoqërisë shqiptare dhe integrimin europian të Shqipërisë. Në të gjithë qarkun e Dibrës tashmë po shpalosim programin elektoral dhe po gjejmë një me përkrahje dhe mbështetje të madhe si alternativë gjithëpërfshirëse.
Seksionet e PD-së si themeli i partisë e kanë pritur dhe po punojnë me kënaqësi në të gjithë qarkun e Dibrës. Deri tani në takimin e prezantimit tim si kandidat për deputetë kam patur një mbështetje të sinqertë. Kam vendosur një dialog të shtruar, me një dashamirësi të admirueshme, për të gjitha hallet, shqetësimet dhe problemet e zonës dhe i kemi të detajuar, me një alternativë të shkruar ku objektivizohen synimet dhe alternativat tona përballë elektoratit.
Po mundohem të shfrytëzoj gjithë reputacionin që kam krijuar në Bulqizë, Dibër dhe Mat për të maksimalizuar rezultatin zgjedhor dhe për të arritur një fitorë të thellë të Partisë demokratike në këtë qark. Objektivi im është që të arrijë 14 mijë vota nën emrin tim, atëherë e quaj të realizuar veten time në këtë mision që kam ndërmarrë.
Njerëzit siç thoshte Migjeni, çdo ditë “po shohin qartë e më qartë dhe vuajnë thellë e më thellë.” Republika e re, një shpresë e re!
Tetë vjet kaluam një periudhë me qeverisjen më të dobët. Qytetarët e Bulqizës po përjetojnë varfërimin e mëtejshëm si pasojë e rritjes së papunësisë dhe e moskujdesjes së strukturave shtetërore ndaj tyre. Kryeministrit aktual Edi Rama i kanë rezultuar gënjeshtra premtimet e deritanishme.

Populli pret ndryshimin e madh. Dita po afron.
Më 25 prill fiton Bulqiza, Dibra, Mati, fiton gjithë Shqipëria !