Prefekti Shehu i kërkon Bashkisë Bulqizë rishikimin e adresave

940

Prefekti i Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu në zbatim të urdhërit të ministrit të brendshëm mbi përfundimin e procesit të adresarit të ri, është ndalur në takimin e radhës me drejtues të Bashkisë Bulqizë. Në këtë takim është kërkuar nga autoritetet vendore përfundimi i procesit të adresarit të ri i cili përfshin emërtimin e shesheve, rrugëve, bizneseve dhe banesave. Prefekti Nexhbedin Shehu tha se procesi i nisur nëpërmjet OSHEE dy vite më parë ka patur parregullsi, në adresat e formularëve që duhej të plotësoheshin nga banorët e për këtë, do të kërkohet korigjimi i tyre. Procesi i plotësimit të adresarit të ri dhe korigjimit të gabimeve të bëra më parë, duhet të përfundojë brenda muajit Mars të këtij viti.